KUARTI
[nga lat., që do të thotë «i katërti»].
I krishterë që jetonte në Korint. Përshëndetjet e tij Pavli i përfshiu në letrën që u çoi romakëve rreth vitit 56 të e.s. (Ro 16:23) Meqë kishte emër romak dhe njihte vëllezërit në Romë, ndoshta dikur kishte qenë pjesë e atij kongregacioni.