REZONI
[ka të ngjarë: zyrtar i lartë].
Kundërshtar i mbretit Solomon; bir i Eliadait. Rezoni kishte qenë në shërbim të Hadadezerit, mbretit të Zobahut, të cilit Davidi i mori Damaskun. Mirëpo pastaj e braktisi Hadadezerin dhe formoi një bandë kusarësh. Në një periudhë të papërcaktuar, Rezoni filloi të mbretëronte në Siri nga Damasku dhe shfreu gjithë urrejtjen e thellë që kishte për Izraelin, sidomos nga koha që Solomoni u krodh në apostazi e deri në fund të mbretërimit të tij. (1Mb 11:23-25; 1Kr 18:3-6) Në rast se, siç mendojnë disa, ishte Hezioni i 1 Mbretërve 15:18, atëherë do të ketë qenë themeluesi i dinastisë siriane që pati mjaft lidhje me Izraelin.