ROGELIMI
Qytet në Galaad ku jetonte Barzilai, mik i Davidit. (2Sa 17:27-29; 19:31, 32) Disa gjeografë e lidhin Rogelimin me Bersinijën, afro 7 km në perëndim-jugperëndim të Irbidit. Tek emri i Vadi-er-Rejeilehut, që ndodhet aty afër, ndoshta ruhet emri i Rogelimit.