ROSHI
1. Bir i Beniaminit i përmendur mes atyre që vajtën në Egjipt në vitin 1728 p.e.s. me shtëpinë e Jakobit ose që lindën atje pak kohë më pas. (Zn 46:21, 26; shih BENIAMINI nr. 1.) Fakti që emri i tij nuk përmendet në listat e mëvonshme të familjeve beniaminite mund të tregojë që vdiq pa pasur fëmijë ose që bijtë e tij u bashkuan me ndonjë familje tjetër të fisit.
2. Emër që del në disa përkthime tek Ezekieli 38:2 dhe 39:1. (Dio, AS, JB, Le, LXX, Mo, Yg, Ro) Sipas disa studiuesve, ishte emri i një populli verior të quajtur Rus (rusët), që thuhet se jetonte përgjatë lumit Vollgë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh kuptimin e termit dhe faktin që përdoret për Gogun, me të drejtë nuk përkthehet si emër populli a vendi, por si pjesë e një titulli, pra: «kryeprijësi» (BR); «princi kryesor» (KJ, Dy, Fn, JP, RS); «princi i madh» (AT); ‘kryeprinci’ dhe ‘prijësi kryeparë’ (Vg, DSF); «udhëheqësi dhe kreu» (Sy); «kreu i madh» (Targumet).