SABTEKAI Biri i Kushit që renditet i pesti dhe ati i një prej 70 familjeve që lindën pas Përmbytjes. (Zn 10:7, 32; 1Kr 1:9) Ka shumë të ngjarë që pasardhësit e tij u vendosën në Arabinë Jugore ose ndoshta në Etiopi; vendbanimi i tyre nuk dihet me saktësi.