SALMONI
Biri i Nahasonit, prijësit të Judës; ka mundësi të ketë lindur gjatë udhëtimit 40-vjeçar në shkretëtirë. Salmoni u martua me Rahabën nga Jerikoja, e cila i lindi Boazin. Pra, ai ishte një hallkë lidhëse në linjën gjenealogjike nga Davidi deri te Jezui. (Nu 2:3; Ru 4:20-22; Mt 1:4, 5; Lu 3:32) Te 1 Kronikave 2:11 ai quhet Salma. Megjithatë, ky Salmon, që erdhi nga Rami, pasardhësit e të cilit jetonin në Betlehem, nuk duhet ngatërruar me Salmën që përmendet te 1 Kronikave 2:51, 54 si «i ati» ose ai që ndërtoi Betlehemin, pasi ky i fundit ishte pasardhës i Kalebit, vëllait të Ramit.—Krahaso 1Kr 2:9, 18.