SANBALLATI
[nga gjuha akadiane, që do të thotë «Sini (perëndia-hënë) ka shëruar»].
Horonit (d.m.th. banor i Beth-Horonit ose i Horonaimit) që iu kundërvu Nehemisë gjatë përpjekjes për të meremetuar murin e Jerusalemit. (Ne 2:10) Mendohet se është Sanballati që përmendet në një papirus të gjetur në Elefantinë të Egjiptit ku paraqitet si guvernatori i Samarisë dhe i ati i Delajahut e Shelemiahut.
Sanballati me Tobinë dhe Geshemin përqeshnin judenjtë dhe i akuzonin për rebelim kundër mbretit të Persisë. (Ne 2:19; 4:1) Meqë punimet nuk u ndërprenë, ai komplotoi me kundërshtarë të tjerë për të luftuar kundër Jerusalemit. Por përpjekjet e tyre dolën të kota, pasi judenjtë u mbështetën te Jehovai dhe vunë roja. (Ne 4:7-9) Pasi u mbyllën të çarat në murin e Jerusalemit, Sanballati me të tjerë u orvatën disa herë t’ia prishnin mendjen Nehemisë të dilte jashtë qytetit. Meqë s’ia dolën, ai dhe Tobija paguan një burrë nga Juda që ta frikësonte Neheminë dhe ta bënte të fshihej në tempull, gjë që atij s’i lejohej. Por edhe me këtë nuk ia arritën.—Ne 6:1-14.
Më vonë, kur u kthye në Jerusalem pas njëfarë kohe, Nehemia zbuloi se një nip i kryepriftit Eliashib ishte martuar me të bijën e Sanballatit, prandaj e dëboi.—Ne 13:6, 7, 28.