SARSEKIMI
[ndoshta: kreu i skllevërve].
Ky princ babilonas ishte ndër të parët që hynë në Jerusalem pasi ushtria hapi një të çarë në muret e qytetit, në verën e vitit 607 p.e.s. (Jr 39:2, 3) Nuk thuhet gjë për postin dhe detyrat e tij, por Sarsekim ka mundësi të ketë qenë titull dhe ndoshta kuptimi i fjalës tregon punën që bënte.