SEKAKAHU
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «mbuloj; mbroj si strehë»].
Qytet i Judës në shkretëtirë. (Js 15:20, 61) Shpesh Sekakahun e lidhin me Kirbet-es-Samrahun, që gjendet në një kodër rreth 6 km në perëndim të pjesës veriore të Detit të Vdekur. Ky vend ndodhet në zemër të rrafshinës së shkretë të El-Bukeiʽas (Bikʽat-Hurekanias), në pjesën veriore të shkretëtirës së Judës.