BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Sela

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sela
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Joktheli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Edomi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e Kripës
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bozrahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

SELA

[shkrep].

1. Vend në kufi të territorit amorit pasi izraelitët shtinë në dorë Tokën e Premtuar. (Gjy 1:36) Sot nuk dihet vendndodhja. Sipas disave, ishte Sela që ndodhej në Edom (2Mb 14:7), por nuk ka asnjë dëshmi që territori amorit të jetë shtrirë ndonjëherë aq në jug, sa të arrinte deri në rajonin që zotëronin edomitët.

2. Qytet i rëndësishëm edomit që e pushtoi Amaziahu, mbreti i Judës, dhe ia ndërroi emrin në Jokthel. (2Mb 14:7) Sela ndoshta është ‘qyteti i fortifikuar’ pa emër që përmendet te Psalmi 108:10.

Disa e lidhin këtë qytet me Um-el-Bijarën, një akropol shkëmbor afro 100 km në veri-verilindje të skajit verior të gjirit të ʽAkabës. Ky vend ndodhet në qoshen perëndimore të rrafshinës ku u ndërtua më pas qyteti nabateas i Petrës. Ajo rrafshinë është e mbrojtur mirë, sepse rrethohet nga shkëmbinj ranorë të thiktë dhe atje shkohet nëpërmjet një gryke të ngushtë dredha-dredha. Rrënojat mbresëlënëse të Petrës, me tempujt, varret dhe banesat e gdhendura në shkëmb, nuk ishin pjesë e qytetit të lashtë edomit të Selës. Kohët e fundit, studiuesit kanë anuar nga ideja që Sela është Es Selaʽ, rreth 4 km në veri-veriperëndim të Bozrahut.

3. Vend i përmendur në një shpallje kundër Moabit. (Is 15:1; 16:1) Nuk është e sigurt nëse është njësoj si Sela nr. 2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo