SENAHU
Mbi 3.000 ‘bij të Senahut’ u kthyen nga mërgimi në Babiloni me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 35; Ne 7:38) Senahu mund të ketë qenë Hasenahu, emër që shoqërohej me nyjën shquese hebraike ha.—Ne 3:3.
Mjaft nga emrat në listat e Ezdrës 2 dhe Nehemisë 7 duket se janë më shumë emra vendesh sesa njerëzish. Prandaj për disa Senahu është një vend pak më në veri të Jerikosë, ku sipas Eusebit dhe Jeronimit gjendej kulla «Magdalsena». (Onomastika, 154, 16, 17) Është hedhur ideja se mund të jetë Kirbet-al-Beijudati (Horvat-ʼel-Beidati), rreth 11 km në veri-verilindje të Jerikosë.