SHALIMI
[me dorë plot; gropa e dorës].
‘Vend’ të cilin e përshkoi Sauli kur po kërkonte gomaricat që i kishin humbur të atit, Kishit. (1Sa 9:3, 4) Ngaqë është e vështirë të përcaktohet rruga e saktë që ndoqi Sauli, vendndodhja e Shalimit nuk dihet me siguri. Disa studiues mendojnë se ‘vendi i Shalimit’ është ‘vendi i Shualit’ i përmendur te 1 Samuelit 13:17. Sidoqoftë, një vendndodhje në Efraim duket se përshtatet më së miri me kontekstin.