SHABETAI
[(i lindur në) sabat].
Levit që jetoi pas periudhës së mërgimit. Tek Ezdra 10:15 thuhet: «Por Jonatani, biri i Asahelit, dhe Jahzejahu, biri i Tikvahut, dolën kundër kësaj dhe ata që i ndihmuan ishin levitët Meshulam e Shabetai.» Ky varg mund të merret sikur Shabetai ndihmoi ata që kundërshtuan propozimin e Ezdrës që judenjtë të largonin gratë e huaja. Ose mund të nënkuptojë se u bashkua me ata që kundërshtuan procedurën e sugjeruar nga kongregacioni për zgjidhjen e këtij problemi. Një tjetër interpretim i mundshëm është se ai mund të ketë ndihmuar përfaqësuesit e zgjedhur që kjo çështje të zgjidhej në interes të popullit. Kjo hipotezë mund të gjente mbështetje nëse Shabetai i përmendur këtu është po ai që përmendet te Nehemia 8:5-7; 11:1, 2, 15, 16 si njeriu që ndihmoi Ezdrën kur i lexoi Ligjin popullit dhe që jetoi në Jerusalem pas rindërtimit të murit.