SHADRAKU
Emri babilonas i një mërgimtari jude që u ngrit në post të lartë në qeverinë babilonase. Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja, tre shokët e Danielit, përmenden gjithmonë bashkë dhe Shadraku renditet përherë i pari, mbase ngaqë emrat përkatës hebraikë—Hananiah, Mishael dhe Azariah—shfaqen gjithnjë në rendin alfabetik, sipas inicialeve në hebraisht. Emrat babilonas ua vunë pasi i çuan në Babiloni. Atje morën stërvitje të veçantë, meqë dalloheshin si të rinj të pashëm, inteligjentë e pa asnjë të metë. Pas tre vjet studimesh, u vërejt se Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja ishin dhjetë herë më të mirë se të mençurit e Babilonisë. Ata kishin bekimin e Jehovait, që pa dyshim erdhi edhe falë vendosmërisë së tyre për të mos u ndotur me ushqimet e shijshme të Babilonisë. (Dn 1:3-20) Dalin përsëri në skenë kur thuhet se u emëruan në administratën e provincës së Babilonisë. (Dn 2:49) Kur nuk pranuan të përkuleshin para shëmbëlltyrës së mbretit, e humbën përkohësisht pëlqimin e tij, por, pasi Jehovai i nxori të padëmtuar nga furra e zjarrtë, i kthyen në postet e mëparshme.—Dn 3.