SHAFIRI
[elegante; e rafinuar; e këndshme].
Vend, me sa duket në Judë, banorët e të cilit përmenden në profecinë e Mikesë për gjykimin që e priste Judën dhe Jerusalemin. (Mi 1:11) Në këtë pjesë të profecisë, Mikea bën shpesh lojë fjalësh kur përdor emrat e vendeve. (Shih BETH-EZELI.) Është hedhur ideja se Shafiri ishte në Kirbet-el-Kaum, afro 15 km në perëndim të Hebronit.