SHIBAHU
[betim; ose shtatë].
Pus që hapën ose rihapën shërbëtorët e Isakut në Beer-Shebë. (Zn 26:32, 33; krahaso 26:18.) Ata lajmëruan se gjetën ujë atje pasi u bë besëlidhja e paqes me Abimelekun, mbretin e Gerarit; prandaj Isaku e quajti pusin «Shibah» (që i referohet një betimi të bërë për shtatë gjëra). (Zn 26:26-33) Edhe Abrahami kishte bërë një besëlidhje me Abimelekun (ose me të njëjtin mbret filistin, ose me një tjetër që kishte po atë emër a titull). Në atë rast, Abimeleku pranoi shtatë qengja femër nga dora e patriarkut si dëshmi se Abrahamit i përkiste një pus që ishte bërë mollë sherri, ndoshta po ai pus që Isaku e quajti më vonë «Shibah». Gjithashtu, duke përdorur emrin «Shibah» (një formë tjetër e emrit Sheba), Isaku me sa duket po ruante emrin «Beer-Shebë» që i vuri në fillim Abrahami atij vendi.—Zn 21:22-32; shih BEER-SHEBA.