SHILOAHU
[dërgues].
Duket se emri Shiloah tregonte një ujësjellës ose kanal në Jerusalem. Një kanal i lashtë niste nga goja e shpellës së burimit të Gihonit, zbriste nëpër luginën e Kidronit, kalonte anash kodrës juglindore e përfundonte te një pellg ku bashkohet lugina e Hinomit me luginën e Tiropeonit. Pjerrësia e kanalit prej 4 ose 5 mm për metër bënte që rrjedha të ishte e butë dhe e ngadaltë, veçori e cila përputhet me përshkrimin se ‘ujërat e Shiloahut rrjedhin ëmbël’. Tek Isaia 8:6, shprehja «ujërat e Shiloahut» përdoret në kuptim të figurshëm dhe tregon burimin e shpëtimit dhe sigurisë së vërtetë.