SHUPIMI
1. Pasardhës i Beniaminit ndoshta nga Belahu dhe Iri(a). (1Kr 7:6, 7, 12) Përfshirja e Shupimit në gjenealogjinë e Manaseut te 1 Kronikave 7:15 mund të tregojë se ekzistonte ndonjë lidhje e veçantë me dy fiseve. Te Zanafilla 46:21 Shupimi quhet Mupim, mbase ngaqë germat që në shqip paraqiten me «sh» dhe «m» në alfabetin e hebraishtes së lashtë ngjajnë me njëra-tjetrën. Ai quhet edhe Shefufam (ose Shefufan), emër që e identifikon si atin e familjes së shufamitëve në fisin e Beniaminit.—Nu 26:39; 1Kr 8:5.
2. Derëtar që ishte caktuar në perëndim të shenjtërores. (1Kr 26:16) Meqenëse në hebraisht tri germat e fundit të emrit të tij (Shuppím) janë identike me tri germat e fundit të një fjale më përpara (behth haʼasuppím), studiuesit dyshojnë se në këtë varg bëhet fjalë për një përsëritje të bërë pa dashje nga skribi, dhe jo për emrin e një personi.—Krahaso 1Kr 26:10, 11.