SIBRAIMI
Vend në kufirin verior që përmendet në vegimin e Ezekielit për trashëgiminë territoriale të Izraelit. (Ezk 47:15-17) Vendndodhja nuk dihet, edhe pse disa orvaten ta lidhin me zonën e Humsit, në jug të Hamathit, në Siri. Mund të ketë qenë Sefarvaimi.