SOPATRI
[ka të ngjarë: shpëton atin].
I krishterë nga Berea që shoqëroi Pavlin në Greqi gjatë udhëtimit të tretë misionar. Sopatri ishte bir i Pirros dhe mund të ketë qenë Sosipatri që bashkë me Pavlin u bëri të fala vëllezërve në Romë.—Ve 20:2-6; Ro 16:21.