TATENAI
Guvernatori i provincës perse «matanë Lumit» gjatë mbretërimit të Darit I (Histaspisit). Kur judenjtë filluan sërish rindërtimin e tempullit në vitin e 2-të të mbretërimit të Darit (520 p.e.s.), Tatenai dhe bashkëpunëtorët e tij shkuan në Jerusalem për të bërë një hetim. Judenjtë kërkuan të respektohej dekreti që kishte nxjerrë në fillim Kiri; kështu Tatenai i shkroi Darit për ta pyetur nëse kishte pasur vërtet një dekret të tillë, siç pretendonin judenjtë. Përgjigjja vërtetoi ekzistencën e dekretit të Kirit dhe autorizimin për rindërtimin e tempullit. Për më tepër, mbreti e urdhëroi Tatenain të mos ndërhynte, përkundrazi t’i ndihmonte judenjtë materialisht. Tatenai u bind.—Ezd 4:24–6:13.