TEMANI
[anë e djathtë; jug].
1. Pasardhës i Esaut nga i parëlinduri i tij, Elifazi (Zn 36:10, 11; 1Kr 1:35, 36); sheik i Edomit.—Zn 36:15, 16, 34, 42.
2. Vend që disa studiues e lidhin me Tavilanin, rreth 5 km në lindje të Petrës. Duhet të ketë qenë një qytet a krahinë edomite (vendi i temanitëve), ku banonin pasardhësit e Temanit. (Zn 36:34; Jr 49:7, 20; Ezk 25:13; Am 1:11, 12; Ab 9) Mori famë si vatër e mençurisë. (Jr 49:7) Në librin e Habakukut thuhet se «Perëndia vetë vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran». Ndoshta këtu bëhet fjalë për shkëlqimin e lavdisë së Jehovait, që e pasqyronin malet, ndërsa çonte popullin e vet të sapoformuar përtej Edomit, drejt Tokës së Premtuar.—Ha 3:3, 4; krahaso Lp 33:2.