UZAHU
[ndoshta formë e shkurtuar e emrit Uziah që do të thotë «forca ime është Jehovai»].
1. Levit merarit.—1Kr 6:29.
2. Bir i Abinadabit, pa dyshim levit. Uzahu dhe vëllai i tij, Ahioja, i prinin qerres që mbante arkën e besëlidhjes, kur Davidi deshi ta merrte nga shtëpia e tyre dhe ta çonte në Jerusalem. Demat që tërhiqnin qerren gati e përmbysën dhe Uzahu zgjati dorën e kapi Arkën që të mos binte. Për këtë gjë Jehovai e vrau Uzahun në vend. Davidi e quajti atë vend Perez-Uzah, sepse Jehovai kishte krijuar «një të çarë duke shpërthyer me zemërim kundër Uzahut».—2Sa 6:3-8; 1Kr 13:7-11.
Megjithëse Uzahu mund të jetë nisur nga qëllime të mira, veprimi i tij u gjykua si «pa respekt». (2Sa 6:7) Faktikisht, mosbindja e tij ishte e qëllimshme. Jehovai kishte urdhëruar që Arka të mos prekej në asnjë rast nga njerëz të paautorizuar, paralajmërim që njihej nga të gjithë dhe dihej se shkelësit dënoheshin me vdekje. (Nu 4:15, 19, 20) Po ta kishin transportuar levitët kehathitë, të autorizuar për këtë gjë, duke e mbajtur mbi supe me shufra, siç kishte urdhëruar Perëndia, askush s’do të provonte zemërimin e Perëndisë.—Da 25:13, 14; Nu 7:9.