ZALMUNAI
Një nga mbretërit e Midianit, i cili me ushtrinë dhe aleatët e vet shtypi Izraelin për shtatë vjet para se Gideoni të bëhej gjykatës. (Gjy 6:1) Çeta e Gideonit i shpartalloi pushtuesit dhe, ndërsa ndiqte ushtrinë që ia mbathte, kapi e vrau mbretërit Zebah dhe Zalmuna.—Gjy 6:33; 8:4-21; Ps 83:11, 12; shih ZEBAHU.