ZERAHU
[ndoshta formë e shkurtuar e emrit Zerahiah].
1. Një sheik edomit. Zerahu ishte i biri i Reuelit dhe nipi i Esaut e i Basematës, bijës së Ismaelit. (Zn 36:3, 4, 13, 17; 1Kr 1:37) Ndoshta Zerahu nr. 2.
2. I ati i Jobabit, mbretit të dytë të Edomit; ai ishte nga Bozrahu. (Zn 36:33; 1Kr 1:44) Ndoshta Zerahu nr. 1.
3. Një nga bijtë e Judës dhe të Tamarës; vëllai binjak i Perezit. (Zn 38:27-30; Mt 1:3) Zerahu ishte një nga ata që «vajtën me Jakobin në Egjipt». (Zn 46:12, 26) Pesë bijtë e tij (1Kr 2:4, 6) u shtuan dhe formuan një familje në fisin e Judës (Nu 26:20) ku me kalimin e kohës bënë pjesë njerëz si Akani (Js 7:1, 17, 18, 24; 22:20), dy nga prijësit e ushtrisë së Davidit (1Kr 27:11, 13) dhe disa banorë të Jerusalemit pas periudhës së mërgimit (1Kr 9:3, 6; Ne 11:22, 24).
4. Një nga bijtë e Simeonit prej të cilit erdhi një familje e atij fisi. (1Kr 4:24; Nu 26:12, 13) Quhet Zohar te Zanafilla 46:10 dhe Dalja 6:15.
5. Pasardhës i Gershonit, birit të Levit. (1Kr 6:16, 20, 21; krahaso Zn 46:11.) Ka mundësi që te 1 Kronikave 6:41 të bëhet fjalë për të njëjtin person.
6. Etiopas ose kushit që, gjatë mbretërimit të Asës, në vitin 967 p.e.s, i priu një ushtrie të stërmadhe me një milion luftëtarë dhe 300 karroca drejt Judës. Zerahu pësoi disfatë dhe ushtrinë e tij, që ia mbathi, e ndoqën dhe e masakruan «deri në Gerar». (2Kr 14:1, 9-15) Ideja se Zerahu mund të ketë qenë ndonjë nga sundimtarët egjiptianë ose etiopas të njohur në historinë botërore mbetet e pasigurt.