LUGINA E PËRROIT TË ZEREDIT
Luginë përroi ku ngritën kampin izraelitët ndërsa i binin përqark kufirit të Moabit. Fushuan atje pasi ishin endur në shkretëtirë edhe 38 vjet pas rebelimit në Kadesh-Barnea. (Nu 21:12; Lp 2:13, 14) Në përgjithësi mendohet të jetë Vadi-el-Hasaʼ, rrjedha më jugore që derdhet në Detin e Vdekur. Kjo luginë shënonte kufirin mes Moabit e Edomit dhe, në më shumë se 56 km zbret rreth 1.190 m, duke u futur në Detin e Vdekur nga skaji juglindor i tij. Në pjesën e sipërme lugina është rreth 5-6 km e gjerë. Ka dëshmi se njëherë e një kohë atje kishte një varg fortesash edomite që shërbenin për të kontrolluar hyrjet natyrore në jug të Vadi-el-Hasësʼ.