ZIBIA
[gazelë].
1. Kreu i një familjeje në fisin e Beniaminit. Bir i Shaharaimit dhe i gruas së tij, Hodeshës.—1Kr 8:1, 8-10.
2. E ëma e Jehoasit, mbretit të Judës, ndoshta gruaja e mbretit Ahaziah, pra nusja e djalit të Atalisë. (2Mb 11:1, 2; 12:1; 2Kr 24:1) Zibia ishte nga Beer-Sheba. Tregimi nuk thotë se çfarë ndodhi me të gjatë spastrimit që i bëri Atalia shtëpisë mbretërore të Judës.