ZILPA
Shërbyesja e Leas dhe një nga gratë dytësore të Jakobit. Zilpa kishte qenë shërbëtore e Labanit, babait të Leas, derisa Lea u martua me Jakobin në vitin 1774 p.e.s.. Më pas, ai ia dha Leas me vete. (Zn 29:24) Pasi Leas i lindën katër djem dhe mendoi se s’mund të lindte më, ajo i dha Jakobit Zilpën si grua dytësore. Atëherë Zilpa lindi Gadin dhe Asherin, të cilët patën edhe vetë shumë bij. (Zn 30:9-13; 35:26; 37:2; 46:16-18) Zilpa qëndroi me familjen e Jakobit gjatë të gjitha shpërnguljeve.—Zn 32:22; 33:1, 2.