BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/2 f. 25
  • Në Indi ndriçon drita e tyre

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në Indi ndriçon drita e tyre
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Material i ngjashëm
  • «Le të ndriçojë drita juaj» për t’i dhënë lavdi Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • «Le të ndriçojë drita juaj»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • «Le të ndriçojë drita juaj»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë vazhdimisht
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/2 f. 25

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Në Indi ndriçon drita e tyre

Lajmi i mirë mbi Mbretërinë në Indi predikohet nga 11.524 Dëshmitarë të gëzuar. (Mateu 24:14) Gjatë vitit të shërbimit 1991, 1.066 lajmëtarë të pagëzuar të Mbretërisë, bënë të ndriçojë drita e tyre. Sa të lumtur ishin të gjithë, kur panë se në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit ndodheshin 28.866 pjesëmarrës!

◻ Shumë, dëgjojnë për herë të parë mbi shpresën e Mbretërisë përmes të dëshmuarit joformal. Për shembull, një Dëshmitar që punonte zdrukthëtar foli mbi Mbretërinë me shokët e tij të punës. Një shok i punës iu përgjigj në mënyrë të favorshme dhe filloi të ndriçojë dritën e tij në familje dhe tek shokët. Këta, të gëzuar ia transmetuan këtë lajm të mrekullueshëm të Mbretërisë të tjerëve. Sipas raporteve, vetëm për disa vite, «më tepër se 30 persona pranuan të vërtetën.» Jehovai e bekoi atë dhe vëllezërit e tij të rinj frymorë sepse bënë të ndriçojë drita e tyre.

◻ Një vëlla i ri në një kongregacion tjetër bëri të ndriçojë drita e tij duke u dëshmuar në mënyrë joformale shokëve të shkollës. Disa prej tyre treguan interes për shpresën e Mbretërisë dhe ai shpeshherë u shpjegonte Biblën deri pas mesnate. Njëri prej tyre, që ishte katolik, u veçua me vendosmëri nga ana e së vërtetës krahas paralajmërimit të priftit se do të ketë pasoja të rënda, nëse vazhdon të shoqërohet me Dëshmitarët. Mirëpo, nxënësi ishte i bindur se nga Dëshmitarët po mësonte të vërtetën biblike dhe vazhdoi kështu të merrte njohuri. Në kohën e duhur u pagëzua dhe tani shërben si shërbëtor ndihmës në kongregacion. Ai i gëzohet shpresës që ofron drita e mrekullueshme e së vërtetës!​—Romakëve 12:12.

◻ Një tjetër që dëgjoi këtë Dëshmitar të ri ishte një nxënës i mirënjohur, një ateist, i cili tallte ata që thoshin se besojnë te Perëndia. Por, një ditë iu bashkua bisedës dhe bëri shumë pyetje. U befasua, kur mori përgjigje logjike në të gjitha pyetjet e veta dhe arriti në përfundimin se Bibla është Fjala e Perëndisë. Përparoi në njohurinë e Biblës dhe më në fund u pagëzua. Babai i tij hindus e kundërshtoi deri në atë masë, saqë e largoi nga shtëpia. Mirëpo, qëndrimi i fortë i këtij të riu për të vërtetën u shpërblye, kur dy nga vëllezërit e tij trupor dhe dy shokët e tij pranuan të vërtetën dhe u pagëzuan. Një nga vëllezërit e tij tani shërben në filialin e Indisë.

◻ Edhe një përfaqësues i nxënësve iu shoqërua bisedave me Dëshmitarin e ri. Ai ishte një duhanxhi këmbëngulës dhe një pijanec i madh. Njëherë deshi të rrihte dy nxënës që kishin njohur të vërtetën nga ky Dëshmitar. Pasi pranuan të vërtetën, ata refuzuan të marrin pjesë në grevën e nxënësve dhe gjithashtu nuk dhanë gjak gjatë aksionit të grumbullimit të gjakut të udhëhequr nga ky përfaqësues i nxënësve. Ky i ri tani është i lumtur që është Dëshmitar dritëmbajtës i Jehovait.

◻ Më në fund, nxënësi që bëri të ndriçonte drita e tij, shërbeu si një mjet për të ndihmuar 15 shokët e tij të arrijnë deri në përkushtim dhe pagëzim, duke u dhënë atyre dëshmi joformale.

Çfarë gëzimi është kur sheh, që në këtë vend të madh, shumë e pranojnë shpresën biblike të botës së re të Perëndisë dhe i shoqërohen vëllazërimit të mbarë botës që Perëndia Jehova po e grumbullon për të jetuar përgjithmonë nën Mbretërinë e tij.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo