BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/3 f. 6
  • Respekt për shenjtërinë e jetës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Respekt për shenjtërinë e jetës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Ndihmë për të ruajtur shenjtërinë e gjakut
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Megjithëse i verbër, sytë e mi panë dritën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Pranova pikëpamjen e Perëndisë për gjakun
    Zgjohuni!—2003
  • Gjaku që shpëton vërtet jetë
    Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/3 f. 6

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojë

Respekt për shenjtërinë e jetës

BIBLA tregon se gjaku është i çmuar para syve të Perëndisë dhe se ai e dënon përdorimin e gabuar të tij. (Levitiku 17:14; Veprat 15:19, 20, 28, 29) Për shkak të këtyre urdhrave biblikë, Dëshmitarët e Jehovait nuk pranojnë transfuzione gjaku.

Për të ndihmuar mjekët dhe personelin mjekësor të kuptojnë pozitën fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me këtë çështje dhe për të marrë parasysh se Dëshmitarët pranojnë trajtime të tjera, Shoqata Watch Tower ka organizuar në vende të ndryshme Komitete të Lidhjes me Spitalet (KLS). Anëtarët e këtyre komiteteve vizitojnë spitalet për të folur me personelin mjekësor. Kohët e fundit, në 12 qytete të Polonisë janë mbajtur 200 takime ku kanë marrë pjesë mbi 500 mjekë, kryesisht drejtues klinikash ose pavijonesh mjekësore. Ngjarja e mëposhtme ndodhi në njërën prej këtyre vizitave:

«Një takim në klinikën kardio-kirurgjikale në Zabrze ishte një arritje e madhe. Që nga viti 1986 ekipi mjekësor i klinikës ka operuar pa gjak vëllezërit tanë. Deri tani, janë kryer 40 operacione të tilla. Klinika është e gatshme të pranojë pacientë nga gjithë Polonia si dhe nga jashtë vendit. Pas një fjalimi prej 50 minutash, drejtuesi asistent i pavijonit i prezantoi anëtarët e KLS-së me një grup pacientësh dhe tha: ‘Zotërinjtë janë Dëshmitarë të Jehovait. Bashkëpunojnë me klinikën tonë dhe na ndihmojnë. Jo vetëm bashkëbesimtarët e tyre, por edhe pacientët e tjerë mund të përfitojnë nga ndihma e tyre. Falë Dëshmitarëve të Jehovait, jemi bindur se pjesa më e madhe e operacioneve të zemrës mund të kryhen pa gjak.

Për shembull, operuam pa gjak këtë zonjë [duke ia drejtuar gishtin njërës prej pacienteve] dhe të hënën ajo do të shkojë në shtëpi. Dua të theksoj se përdorim më pak gjak se më parë për shkak të rrezikshmërisë së tij. Ai shoqërohet me HIV, hepatit dhe me shërim të zgjatur.

Unë jam katolik, por në shtëpinë tonë kemi qenë të durueshëm ndaj mendimeve të të tjerëve. Një ditë po ecja me fëmijët e mi në afërsi të stadiumit Shlonski. Më parë ky stadium ishte braktisur, por pamë se kishte ndryshuar aq shumë sa nuk njihej. Pyeta një nga punëtorët se si kishte ndodhur gjithë ky ndryshim. Ai tha se drejtuesit kishin humbur çdo shpresë për ta rregulluar stadiumin, por iu la me qira Dëshmitarëve të Jehovait dhe ata e restauruan.

Kështu, të gjithë ne mund të mësojmë shumë nga këta persona. Mendoj se në këtë pavijon duhet të jemi më të durueshëm ndaj opinioneve të të tjerëve.’ Më pas duke bërë me shenjë nga një Dëshmitare që do të operohej pas pak ditëve, ai tha: ‘Kjo zonjë është një Dëshmitare e Jehovait dhe do të operohet pa gjak.’»

Edhe pse Dëshmitarët e Jehovait nuk përpiqen të detyrojnë të tjerët për të vepruar sipas bindjeve të tyre, ata vetë ndjekin shembullin e apostujve dhe «i binden Perëndisë si sundues në vend të njerëzve». (Veprat 5:29) Kjo përfshin respektin për gjakun. Ata janë mirënjohës kur të tjerët respektojnë bindjet e tyre fetare në lidhje me këtë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo