BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/3 f. 4-7
  • «Armiku i fundit» do të shpartallohet!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Armiku i fundit» do të shpartallohet!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Njihe armikun tënd
  • Si të përballojmë vdekjen e një njeriu të dashur
  • Fitorja mbi vdekjen
  • «Vdekja u përpi përgjithmonë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Si do të mposhtet vdekja armike?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Si të përballosh humbjen e bashkëshortit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Pse vdesin njerëzit?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/3 f. 4-7

«Armiku i fundit» do të shpartallohet!

KUR ke qenë fëmijë, ndoshta ke pasur frikë nga errësira. Tregime të tmerrshme dhe ndonjëherë magjike, mund të të kenë mbushur me ankth. Sa qetësuese ishte kur nëna apo babai yt linte një llampë ndezur, ndërsa ti përpiqeshe të flije.

Edhe vdekja frikëson shumë njerëz. Megjithatë nuk duhet të ndodhë kështu. Pse? Për shkak të asaj se çfarë është vdekja në të vërtetë.

Njihe armikun tënd

Mbreti i mençur i Izraelit të lashtë, Solomoni, deklaroi: «Të gjallët e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë; për ta nuk ka më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre harrohet (Eklisiastiu 9:5) Sipas këtij mendimi të frymëzuar hyjnor që gjendet në Biblën tënde, vdekja është thjesht e kundërta e jetës. Të vdekurit nuk kanë një ekzistencë të vetëdijshme.

Duke e paraqitur vdekjen në mënyrë figurative, apostulli i krishterë, Pavli, shkroi: «Vdekje, ku është fitorja jote? Ku është, o vdekje thumbi yt?» Cili është thumbi që sjell vdekjen? Pavli tha: «Thumbi që sjell vdekjen është mëkati.» (1. Korintasve 15:55, 56, BR; Hozea 13:14) Cila është pra, origjina e këtij thumbi vdekjeprurës? Diku në Shkrimet, Pavli deklaroi: «Sikurse me anë të një njeriu mëkati hyri në botë e, me anë të mëkatit, vdekja, dhe kështu vdekja kaloi në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë njerëzit mëkatuan.» (Romakëve 5:12) Apostulli nuk la dyshim rreth identitetit të atij «njeriu» kur tha: «Dhe, sikurse në Adamin vdesin të gjithë njerëzit.» (1. Korintasve 15:22) Po, për shkak të mosbindjes së stërgjyshit tonë të parë, Adamit, të gjithë ne jemi të prekur nga thumbi i vdekjes.​—Zanafilla 3:1-19.

Me një shëndet të mirë dhe një familje të lumtur në një mjedis të këndshëm, askush prej nesh nuk do të dëshironte të vdiste. Megjithatë, sikurse tregon Bibla, «koha dhe ngjarje të paparashikuara» mund të na rrëmbejnë jetën. (Eklisiastiu 9:11) Në fakt, ne nuk dimë se çfarë do të ndodhë nesër me jetën tonë. (Jakovi 4:14) Një gjë është e sigurt​—të gjithë ne kemi trashëguar mëkatin dhe vdekjen. Prandaj, vdekja na ndjek dhe na sulmon si një armik.

Si të përballojmë vdekjen e një njeriu të dashur

Veçanërisht, vdekja është një armik kur sulmon një nga njerëzit tanë të dashur. «Do të jetë më keq për ty»,—i tha një grua me një sëmundje të pashërueshme burrit të saj, ndërsa mendonte vdekjen. Përse mundi të thotë ashtu? Sepse Bibla thotë: «Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri». (Eklisiastiu 9:10) I vdekuri nuk ndien më. Por pesha e hidhërimit rëndon mbi të afërmit dhe shoqërinë, që jetojnë akoma. A mund të bëhet diçka për të na larguar dhimbje të tilla?

Faqet e Fjalës së Perëndisë, Biblës, përmbajnë shumë fjalë ngushëlluese. Për shembull, leximi dhe meditimi mbi Psalmet, me siguri është një burim ngushëllimi. Vërtet janë ngushëlluese fjalë të tilla si këto: «I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë.»​—Psalmi 68:19.

Një tjetër burim ngushëllues është kongregacioni i krishterë. Në shekullin e parë të e.s., apostulli Pavël shkroi: «Vejushat nderoj​—ato që janë vërte vejusha. Por, në qoftë se ndonjë vejushë ka fëmijë ose nipa, më së pari ata le të dinë të dëftojnë nderim ndaj familjes së vet, dhe t’ua kthejnë shpërblimin prindërve të vet, sepse kjo gjë i pëlqen Hyut. Në regjistrin për vejusha të shkruhet vejusha jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, një herë e martuar, që ka dëshminë e veprave të mira: që i ka rritur fëmijët, që ka qenë mikpritëse, që u ka larë këmbët shenjtërve, që u ka ndihmuar nevojtarëve, që i është kushtuar çdo vepre së mirë.» (1. Timoteut 5:3, 4, 9, 10) Gjithashtu sot, Dëshmitarët e Jehovait ndihmojnë dhe ngushëllojnë bashkëbesimtarë të tillë.

Shpesh, përmirësimi më i madh që duhet të bëjë një i mbetur vetëm është ai emocional. «Unë e doja tepër gruan time»,—shkroi një burrë, bashkëshortja e të cilit vdiq dy vjet më parë. «Kjo është ngjarja më e trishtuar në jetën time dhe unë e kam të vështirë për ta përballuar.» Një njeri që ka qenë i martuar për disa kohë, ka ndarë me gruan ose burrin e vet marrëdhënien më të afërt njerëzore. Kur një nga bashkëshortët vdes, partneri që mbetet, natyrisht ndien një humbje të madhe. Kujt mund t’i drejtohemi për ndihmë?

Në rrethana të tilla, shoqëria e mirë e krishterë mund të jetë inkurajuese. «Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira»,—thotë një proverb i mençur. (Proverbat 17:17) Një e ve ose një i ve kanë nevojë për ndihmë​—për një shoqëri e cila jep një mbështetje të vërtetë. Miqtë e mençur e inkurajojnë të pikëlluarin duke i folur, edhe pse kjo mund t’i sjellë edhe lotë. Ndoshta, një i krishterë që ka kaluar përvojën e hidhur të humbjes së bashkëshortit, mund të ofrojë një ndihmë dashamirëse. «Ngushëlloni të dëshpëruarit»,—këshillon Bibla. (1. Selanikasve 5:14) Por mos harroni se vejushave dhe vejanëve u mungojnë bashkëshortët. Prandaj, ata që mbeten vetëm do t’u besojnë të tjerëve vetëm në ato rrethana kur të gjithë të mund të mbajnë një sjellje të pastër.

Ilaçi më i mirë për dhimbjen e thellë që shkakton vdekja, është të jesh vazhdimisht i zënë me ndihmën ndaj të tjerëve​—një sfidë e vërtetë për ata që ndiejnë se kanë nevojë për ndihmë. Kjo është një pikë ku vetëmohimi luan rolin e tij. Për të vepruar me vetëmohim që të ndihmojmë të tjerët të largojnë trishtimin dhe hidhërimin, Jezui tha: «Më i lum është ai që jep se ai që merr».​—Vepra 20:35.

Fitorja mbi vdekjen

Një thumb blete mund të shkaktojë shumë dhembje, madje mund të jetë vdekjeprurës. Megjithatë, zakonisht heqja e thumbit të insektit, të ngulur në lëkurën tënde, do të të sillte lehtësim. Por, çfarë shprese ekziston për të na shpëtuar nga thumbi që solli vdekjen?

Pasi shpjegoi se mëkati është thumbi që solli vdekjen, Pavli tha: «Ta falënderojmë Hyun që na e jep fitoren përmes Jezu Krishtit, Zotit tonë!» (1. Korintasve 15:57) Si është i lidhur Krishti me fitoren mbi vdekjen? Këtë Jezui e tregoi në rastin kur tha në lidhje me veten e tij: «Sikurse edhe Biri i njeriut, që s’ erdhi për të qenë shërbyer, por për të shërbyer, e për të flijuar jetën e vet si shpërblim për të gjithë!» (Mateu 20:28) Po, për ata që ushtrojnë besim në Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin dhe në flijimin shpërblerës që Jehovai na ka siguruar përmes tij, vdekja e trashëguar nga Adami nuk do të jetë një fund i përhershëm.​—Gjoni 3:16.

Vërtet inkurajuese janë fjalët e Jezuit: «E mos u çuditni: po vjen koha, kur të gjithë ata që pushojnë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin: ata që bënë mirë​—do të ngjallen për të jetuar, ata që bënë keq, do të ngjallen për t’u dënuar.»​—Gjoni 5:28, 29.

Shekuj më parë, profeti i Perëndisë, Isaia, kishte parathënë: «Do të shkatërrojë përgjithmonë vdekjen; Zoti, Zoti, do t’i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur.» (Isaia 25:8) Përsëri, tek Zbulesa 21:4, Bibla na paraqet këtë të ardhme të mrekullueshme: «Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. As Vdekje më s’do të jetë, as vaj, as ofshamë, as dhimba më s’do të ketë, [sepse] bota e mëparshme mori fund.» Të forcuar nga kjo shpresë e Biblës për ata që pushojnë në vdekje, të mbeturit vetëm nuk duhet «të trishtohen porsi të tjerët që nuk kanë shpresë».​—1. Selanikasve 4:13.

Provo të përfytyrosh se çfarë ka në plan Perëndia për njerëzimin, sipas asaj që na zbulon Bibla. Fillimi i mjerimit të madh është periudha e gjykimit për sistemin e tanishëm të lig të gjërave. (Zbulesa 7:14) Ata që praktikojnë fenë e rreme do të shkatërrohen. Në shkatërrim do të jenë politika lakmitare dhe sistemi tregtar që i kontribuan mjerimit dhe luftës. Jezu Krishti do ta mbyllë në humnerë Satana Djallin, i cili është përgjegjës për vdekjen e kaq shumë njerëzve. Pastaj, fillon Mbretëria mijëvjeçare e Krishtit, gjatë së cilës ai aplikon dobinë e flijimit të tij shpërblerës për njerëzimin. Vdekja kthehet në një shpresë për ringjallje dhe drita e Fjalës së Perëndisë ndriçon kaq shkëlqyeshëm, saqë idetë bestytnore rreth vdekjes, armikut të njerëzimit, nuk do të ekzistojnë më gjatë. Të gjithë të gjallët do të kenë mundësinë që të njohin udhët e Perëndisë dhe t’i përshtaten standardeve të tij të drejtësisë.​—Proverbat 4:18; Veprat 24:15; Hebrenjve 2:14, 15; Zbulesa 18:4-8; 19:19-21; 20:1-3.

«Pastaj​—mbarimi,—tha Pavli,—kur Krishti t’ ia dorëzojë mbretërinë Hyut Atë, pasi të ketë asgjësuar çdo parësi, çdo pushtet e çdo fuqi. Sepse Atij i takon të mbretërojë derisa t’ i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij. Armiku i fundit që do të asgjësohet, do të jetë vdekja.» (1. Korintasve 15:24-26) Çdo e metë e ardhur si pasojë e mëkatit të Adamit do të zhduket. Do të ketë edhe një provë përfundimtare dhe ata që e duan Perëndinë do të kalojnë në të plot besnikëri. (Zbulesa 20:4-10) Të përtërirë deri në përsosje, këta njerëz të bindur do të jetojnë jo për 70 apo 110 vjet, por përgjithmonë. Çfarë dhurate nga Perëndia përmes Birit të tij të dashur!​—Romakëve 6:23.

Për sa kohë mund të jetosh, pra? Jeta jote e shkurtër mund të zgjatet në përjetësi. Duke qenë se jeton në «ditët e fundit», ti mund të mos vdesësh kurrë. (Danieli 12:4; Gjoni 11:25, 26; 17:3) Nëse kryen vullnetin e Perëndisë, me të drejtë mund të jetosh në botën e re të premtuar nga Perëndia.​—2. Pjetrit 3:13.

Nëse je i kaluar në moshë, është normale që të mendosh mbi mundësinë e vdekjes. Sigurisht, shpresa e ringjalljes na sjell gëzim. Por ti mund të habitesh se si Jehovai do ta rregullojë jetën familjare në sistemin e ri të gjërave. Mos lejo që çështje të tilla të të shqetësojnë, sepse Jehovai do të mendojë për lumturinë e përhershme të të gjithë atyre që i qëndrojnë përherë besnikë.

Ndërsa «ditët e fundit» të këtij sistemi të lig satanik po kalojnë, nuk duhet të lejosh që frika e vdekjes të të grabisë privilegjin për t’i shërbyer tani Jehovait. (2. Timoteut 3:1) Nëse vdekja të ka rrëmbyer ndonjë njeri të dashur, ngushëllohu me natyrën e përkohshme që ajo ka. (Zbulesa 20:13, 14) Mbështetu në shpresën e ringjalljes. Nëse arrin të futesh në botën e re duke mbijetuar në mjerimin e madh apo nëpërmjet ringjalljes, atëherë do të jesh i sigurt në premtimin hyjnor se vdekja, si armik i fundit, do të asgjësohet.​—Zbulesa 7:9, 14.

[Figura në faqen 5]

Shoqëritë e mira të krishtere mund t’i ndërtojnë frymësisht të mbeturit vetëm

[Figura në faqen 7]

Duke qënë të zënë më punën për të ndihmuar të tjeret, zvogëlojmë dhimbjen e shkaktuar nga vdekja e një njeriu të dashur

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo