Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë—Bahamat
KOMONUELTHI i Bahamave, një arkipelag me 3.000 ishuj të mëdhenj dhe të vegjël, shtrihet si një gjerdan koral nëpër 900 km det të gjelbër midis Floridës dhe Kubës. Midis 267.000 banorëve të saj, po rritet një kor i lajmëtarëve të Mbretërisë. Kënga e tyre e lavdërimit të sjell ndërmend Isainë 42:10-12: «I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre . . . le të lëshojnë britma nga maja e maleve. Le t’i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.»
Besimi i ri sfidohet
Në korrik të vitit 1992, një pionier i rregullt (lajmëtar i Mbretërisë në shërbim të plotë kohor) i la një afaristi me të cilin kishte marrëdhënie pune një botim ndihmës të studimit të Biblës, Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsën në Tokë. Pasi e lexoi librin, burri tha me vete: «Kjo fe është diçka që duhet ta shqyrtoj.» Në dy të dielat që pasuan ai ndoqi mbledhjet në dy salla të ndryshme të Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Më vonë, filloi një studim biblik. Megjithatë, vetëm gjashtë javë pasi kishte filluar studimin e Biblës, lindi një sfidë që do të vinte në provë besimin e tij të ri—festimi i ditëlindjes.
Familja e afaristit ishte shumë e dhënë pas festave të tilla, por dashuria e tij për Fjalën e Perëndisë e nxiti të vazhdonte studimin e Biblës. Ndërsa njohuria e tij mbi të vërtetën e Shkrimeve rritej, rritej edhe kuptueshmëria e tij mbi festimin e ditëlindjeve, festave botërore dhe pikëpamjen e Jehovait mbi to.
Kur gruaja e tij organizoi një mbledhje shoqërore për ditën e të atit, ai në mënyrë të sjellshme refuzoi ta ndiqte. Megjithatë, ajo ndiente se ai nuk e donte më dhe po vendoste fenë e tij përpara saj dhe familjes. Me dashamirësi ai i shpjegoi se aplikimi i asaj që po mësonte nga Bibla po e ndihmonte të shndërrohej në një baba dhe bashkëshort më të mirë. Së fundi, ajo filloi të vlerësojë dashurinë e tij për të vërtetën e Shkrimeve dhe ra dakort për të studiuar Biblën. Tani ai drejton një studim Biblik me familjen e tij. Dhe çfarë gëzimi pati vitin e kaluar në Kongresin Krahinor «Mësimi Hyjnor»! Gruaja dhe vajza e tij ishin të pranishme dhe panë pagëzimin e tij.
Emigrantët dëgjojnë këngën e re
Mijëra emigrantë haitianë po mblidhen në shoqërinë bahamiane. Ata gjithashtu kanë nevojë të dëgjojnë këngën e re të së vërtetës mbi Mbretërinë. Dëshmitarët që jetojnë në Bahama, janë mirënjohës që kanë ardhur dy çifte haitiano-amerikane. Këta individë kanë ndihmuar në forcimin e grupeve të reja të formuara në ishujt e Grand Bahamas dhe Abakos.
Për të ndihmuar më tej haitianët e interesuar ndaj mesazhit të Mbretërisë, në Kreole, nga 31 korrik deri në 1 gusht u mbajt i pari kongres krahinor në Bahama. Pjesëmarrja arriti në 214, ku tre të rinj të dedikuar u pagëzuan. Shumë haitianë që mësuan të vërtetën në Bahama u kthyen në shtëpitë e tyre në ishull apo u vendosën diku tjetër, për të bashkuar zërat e tyre me këta Dëshmitarë vendas, duke i kënduar lavdi Jehovait.
[Kutia në faqen 8]
STATISTIKA E VENDIT
Viti i shërbimit 1993a
NUMRI MAKSIMAL I LAJMËTARËVE: 1.294
RAPORTI: 1 Dëshmitar në 197 banorë
PJESËMARRJA NË PËRKUJTIM: 3.794
MESATARJA E PIONIERËVE: 186
MESATARJA E STUDIMEVE BIBLIKE: 1.715
NUMRI I TË PAGËZUARVE: 79
NUMRI I KONGREGACIONEVE: 22
ZYRA E DEGËS: NASSAU
[Shënimi]
a Për informacione të mëtejshme, shiko Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 1994.
[Figura në faqen 9]
Salla e parë e Mbretërisë, me zyrën e degës dhe shtëpinë misionare
[Figura në faqen 9]
Dëshmitarët shpallin me zell lajmin e mirë
[Figura në faqen 9]
Milton G. Henschel dhe Nathan H. Knorr me misionarët në Nassau rreth 45 vjet më parë
[Figura në faqen 9]
Zyra e re e degës, e dedikuar më 8 shkurt 1992