BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/7 f. 19-21
  • A është vërtet vjedhje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është vërtet vjedhje?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Të kujt janë këto para?
  • Hua apo vjedhje?
  • Të besojmë në Perëndinë
  • Mos u bëj kurrë hajdut!
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Porc Festi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Festi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një pikëpamje e ekuilibruar për paratë
    Zgjohuni!—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/7 f. 19-21

A është vërtet vjedhje?

ABIODUNI ishte një kryekamarier në një hotel të madh në Nigeri. Një mbrëmje, ndërsa po mbyllte sallën e banketeve, gjeti një portofol që kishte brenda një shumë të barabartë me diçka më shumë se 180.000 lekë të reja. Pa vonesë, ai i dorëzoi paratë, të cilat më vonë iu kthyen të zonjës, një kliente e hotelit. Drejtoria e hotelit e shpërbleu Abiodunin me një gradim të dyfishtë dhe i dha çmimin «Punonjësi më i mirë i vitit». Edhe e zonja e parave e shpërbleu.

Një gazetë lokale, Quality, e botoi historinë, duke e quajtur Abiodunin një «samaritan të mirë». Kur kjo gazetë e pyeti se a ishte ndier i tunduar për t’i mbajtur për vete ato para, Abioduni tha: «Unë jam një Dëshmitar i Jehovait. Prandaj, nëse gjej diçka që nuk më përket, unë ia kthej të zotit.»

Shumëkush në bashkësi u habit nga kjo shfaqje e ndershmërisë së Abiodunit. Bashkëbesimtarët e Abiodunit, pra Dëshmitarët e tjerë, i gëzoi kjo që ndodhi, por ata nuk u habitën. Kudo mbi tokë, Dëshmitarët e Jehovait janë të njohur për parimet e tyre të larta. Midis këtyre, ndershmëria nuk përbën një përjashtim; ajo është një ligj, një pjesë e rëndësishme e krishterimit të vërtetë.

Megjithatë, në disa raste mund të duket sikur rrethanat e mjegullojnë vijën ndarëse midis të ndershmes dhe të pandershmes. Shqyrto këtë rast. Festi, i cili kujdesej për kontributet dhe llogarinë e një kongregacioni të Dëshmitarëve të Jehovait në Afrikën Perëndimore, kishte një nevojë të dëshpëruar për para.a Gruaja e tij duhej të bënte një operacion serioz, për të cilin doktorët i kishin thënë që nuk duhej shtyrë. Spitali kërkonte si paradhënie gjysmën e parave.

Festi nuk i kishte paratë. U kërkoi disave hua, por më kot. Pastaj, mendoi për paratë që kishte nën kujdes dhe arsyetoi: «A do të ishte e drejtë ta lija gruan të më vdiste, në një kohë që mund të bëj diçka për ta parandaluar? Përse të mos ‘marr hua’ nga paratë e kongregacionit? Mund t’i zëvendësoj, kur disa veta të më kthejnë paratë që më kanë borxh.»

Festi i përdori ato para që nuk i përkisnin për të paguar spitalin. A ishte i saktë arsyetimi i tij? A mund të justifikohej veprimi i tij, duke parë urgjencën e situatës që po përballonte?

Të kujt janë këto para?

Për të analizuar këto pyetje, le të rishikojmë shkurtimisht disa pika në lidhje me burimin dhe qëllimin e atyre parave që mori Festi. Fondet vijnë nga kontributet vullnetare që japin pjesëtarët e kongregacionit dhe që shërbejnë për të çuar përpara adhurimin e pastër të Jehovait. (2. Korintasve 9:7) Ato nuk përdoren për paga, pasi askush nuk paguhet për atë që bën në kongregacion. Përkundrazi, këto kontribute në para përdoren kryesisht për të marrë dhe për t’u kujdesur për një vend takimesh, zakonisht një Sallë Mbretërie. Kjo siguron një lokal të rehatshëm dhe të përshtatshëm, në të cilin njerëzit, të rinj e të vjetër, të pasur e të varfër, të mund të mblidhen për të mësuar Biblën.

Të kujt janë, pra, këto para? Ato i përkasin kongregacionit, si tërësi. Asnjë individ i veçantë i kongregacionit nuk përcakton se si do të harxhohen ato para. Edhe pse trupi i pleqve drejton pagesën e shpenzimeve të zakonshme të kongregacionit, kur bëhet fjalë për ndonjë pagesë të pazakontë, pleqtë e paraqesin çështjen para gjithë kongregacionit, për t’u miratuar.

Hua apo vjedhje?

Për shkak të planit që kishte për t’i zëvendësuar paratë sa më shpejt të ishte e mundur, Festi e konsideroi veprimin e tij si një hua. Megjithatë, një fjalor përdor fjalë të tjera në lidhje me «marrjen dhe lëvizjen e pronës së një tjetri, zakonisht fshehurazi apo pa dijeninë e tij dhe gjithnjë pa pëlqimin e tij». (Webster’s New Dictionary of Synonyms) Këto fjalë janë «vjedhje» dhe «vjedhës». Pa asnjë leje apo autorizim, Festi mori paratë që i përkisnin kongregacionit. Kështu, pra, ai ishte fajtor për vjedhje. Ishte një vjedhës.

Natyrisht, ka disa shkallë të qortueshmërisë për sa i përket motiveve që fshihen prapa vjedhjes. Këtë mund ta shohim prej shembullit të Judë Iskariotit, të cilit i qe besuar kujdesja e parave të Jezuit dhe të apostujve të tij besnikë. Bibla thotë: «[Juda] ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç’shtihej atje brenda.» (Gjoni 12:6) I motivuar nga një zemër e ligë dhe nga një lakmi e hapur, Juda u katandis keq e mos më keq. Në fakt, ai shkoi deri aty, sa e tradhtoi Birin e Perëndisë: për tridhjetë monedha argjendi.​—Mateu 26:14-16.

Megjithatë, motivi i Festit ishte kujdesi për gruan e tij të sëmurë. A do të thotë kjo se s’kishte faj? Në asnjë mënyrë. Shqyrto se çfarë thotë Bibla mbi vjedhjen, në një tjetër situatë që duket urgjente: «Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur; por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.» (Proverbat 6:30, 31) Me fjalë të tjera, kur kapej, vjedhësi duhej të përballonte ndëshkimin e plotë të ligjit. Sipas Ligjit të Moisiut, një vjedhës duhej të paguante për krimin e tij. Pra, në vend se ta inkurajojë apo ta justifikojë vjedhjen, Bibla paralajmëron se edhe në raste urgjence vjedhja mund të rezultojë në humbje ekonomike dhe çka është më serioze, në humbjen e miratimit të Perëndisë.

Si Dëshmitarë të Jehovait, të gjithë të krishterët e vërtetë, veçanërisht ata të cilëve u janë besuar përgjegjësi brenda kongregacionit, duhet të jenë shembuj, «të patëmetë». (1. Timoteut 3:10) Festi nuk i mori paratë që priste dhe kështu nuk mundi t’i zëvendësonte paratë që kishte marrë. Veprimi i tij u mor vesh. Çfarë ndodhi me të? Po të ishte treguar një vjedhës i papenduar, do të ishte përjashtuar nga kongregacioni i pastër i krishterë. (1. Pjetrit 4:15) Por zemra e tij u prek dhe u pendua. Prandaj, mundi të qëndronte në kongregacion, edhe pse i humbi privilegjet e shërbimit.

Të besojmë në Perëndinë

Apostulli Pavël paralajmëroi se vjedhja nga ana e dikujt që thotë se i shërben Jehovait, mund të sjellë sharje mbi emrin e Perëndisë dhe mbi popullin që mban emrin e Tij. Pavli shkroi: «Ti, pra, që mëson të tjerët, nuk mëson veten? Ti që predikon se nuk duhet vjedhur, vjedh? . . . Për shkakun tuaj emri i Perëndisë blasfemohet . . .»​—Romakëve 2:21, 24.

Aguri, një njeri i mençur i kohëve të lashta, theksoi të njëjtën pikë. Në lutjen e tij ai kërkoi që të mos ‘bëhej i varfër e të mos vidhte e të përdhoste emrin e Perëndisë së tij’. (Proverbat 30:9) Vëre se ky njeri i mençur e pranoi se varfëria mund të çojë në rrethana që mund të tundojnë edhe një njeri të drejtë për të vjedhur. Po, kohët e vështira mund të jenë provë për besimin e një të krishteri në aftësinë e Jehovait për t’u kujdesur për nevojat e popullit të tij.

Megjithatë, Dëshmitarët besnikë të Jehovait, duke përfshirë edhe ata që janë të varfër, kanë besim se Perëndia «është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë». (Hebrenjve 11:6) Ata e dinë që Jehovai i shpërblen besnikët e tij, duke i ndihmuar ata që të plotësojnë nevojat e tyre. Jezui e bëri këtë të qartë në Predikimin e tij në Mal, duke thënë: «Mos u shqetësoni, pra duke thënë: ‘Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?’ . . . Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.»​—Mateu 6:31-33.

Si kujdeset Perëndia për nevojtarët në kongregacionin e krishterë? Në shumë mënyra. Njëra është nëpërmjet bashkëbesimtarëve. Njerëzit e Perëndisë tregojnë dashuri të sinqertë për njëri-tjetrin. Ata e marrin seriozisht nxitjen biblike: «Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë? Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë.»​—1. Gjonit 3:17, 18.

Kudo në botë, në më shumë se 73.000 kongregacione, më se katër milion e gjysmë Dëshmitarë të Jehovait dëshirojnë t’i shërbejnë Perëndisë me zell, sipas parimeve të tij të drejta. Ata e dinë se Perëndia nuk i braktis kurrë ata që janë besnikë ndaj tij. Ata që i kanë shërbyer Jehovait për shumë vite, i ngrenë zërat e tyre në harmoni me mbretin David, i cili shkroi: «Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por kurrë nuk e kam parë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë.»—Psalmi 37:25.

Është shumë më mirë të besojmë në Perëndinë që i frymëzoi këto fjalë, në vend se ta lëmë ndonjëherë veten të tundohet për të vjedhur dhe të humbim kështu përgjithmonë favorin e Perëndisë!​—1. Korintasve 6:9, 10.

[Shënimi]

a Emri është ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo