BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/7 f. 26-29
  • I vendosur për t’i shërbyer Jehovait!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • I vendosur për t’i shërbyer Jehovait!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Të mposhtet vetmia
  • Të patundur përballë kundërshtimeve
  • Nënshtrim pa kompromis
  • «Të fituar pa fjalë»
  • «Mbjell me lot; korr me gëzim»
  • «Kreu i gruas është burri»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Këshilla të mençura për të martuarit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Burra—Bëjeni shtëpinë një vend të sigurt
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
    Çfarë na mëson Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/7 f. 26-29

I vendosur për t’i shërbyer Jehovait!

«NUK do të shkosh në predikim!» «Mos i fto vëllezërit e tu në shtëpi!» Shumë gra të krishtere dëgjojnë këto dhe fjalë të tilla të ngjashme nga burrat e tyre. Por kur këta burra shërbejnë në forcat e armatosura, besimi i grave të tyre është përballë sfidës. (Isaia 2:4; Gjoni 17:16) Si ia bëjnë këto gra të krishtere që të mbahen të forta frymësisht dhe të jenë aktive në shërbimin e Mbretërisë?

Besnikëria ndaj Perëndisë Jehova si dhe vendosmëria e tyre, i ndihmon ato të këmbëngulin. «Mendoj që ka qenë vendosmëria ime e palëkundur,—shpjegon Ivona, gruaja e një ushtaraku.—Unë e dija se duhej të kishte mënyra për të përballuar kundërshtimet e burrit.» Dhe me të vërtetë kishte.

Një tjetër e krishterë, gruaja e një oficeri, tregon madje se si qëndrimi i saj i vendosur e bën jetën e burrit të saj më të lehtë. «Ai e njeh programin tim po aq mirë sa të tijin dhe një ushtaraku i pëlqen të bëjë një jetë të programuar»,—shpjegon ajo. Megjithatë, vazhdimi i saj në shërbimin e Jehovait nuk është një gjë e lehtë.

Të mposhtet vetmia

Gratë e ushtarakëve gjenden përballë sfidës së transferimit të menjëhershëm vetëm për pak ditë dhe u duhet të shoqërojnë burrat e tyre në ndonjë destinacion larg nga shtëpia. Pastaj, atje në vende të panjohura, mund të ndihen të izoluara shumë lehtë. Por nuk duhet të jetë kështu. Ato që i shërbejnë Jehovait kanë një avantazh. Cili është ai? Sipas apostullit Pjetër, është «e tërë shoqëria e vëllezërve». Tani, duke numëruar në miliona, Dëshmitarët e Jehovait në 231 vende, formojnë një familje të madhe të krishterë, një «vëllazëri». Ata mund t’i gjesh me të vërtetë kudo.​—1. Pjetrit 2:17, shënimi.

Suzana, papritur u shpërngul nga vendi ku banonte dhe u transferua në një bazë ushtarake ajrore ku ishte emëruar burri i saj. E re në besim dhe nën presionet e të shoqit jobesimtar për t’i dhënë fund shërbimit të mbretërisë, ajo tregon: «Fillova t’i frekuentoj menjëherë mbledhjet dhe atje ulesha dhe bisedoja me motra të tjera. Mund të them se me të vërtetë, ishte kjo shoqëri që më dha forcë për të shkuar përpara.»

Disa herë, vetmia shkakton depresione. Në këto raste, shpallja e lajmit të mirë ndikon në përmirësimin e gjendjes. Glenis, një motër angleze që duhej të shoqëronte të shoqin i cili ishte caktuar në një vend të huaj, tregon: «Kur isha në gjendje të keqe shpirtërore, e rënë poshtë moralisht, dikush që e kisha njohur vite më parë kur edhe unë vetë isha në ushtri, më dërgoi një letër ku më shkruante se s’kishte shumë kohë që ishte pagëzuar si një Dëshmitare e Jehovait. Kjo më dha një shtytje në kohën e duhur.»

Xhejn, që u transferua me burrin e saj në Kenia, gjeti shpëtimin në mbledhjet e atjeshme të krishtere, megjithëse mbaheshin në gjuhë të ndryshme dhe nuk i kuptonte. «Unë e dija që isha atje ku Jehovai donte,— shpjegon ajo.—Isha midis vëllezërve dhe ata ishin për mua si një freskim. Ata më uruan mirëseardhjen dhe unë e ndjeva që ishim si një familje.»

Xhejn është vetëm një nga ato shumë motra, që në këto rrethana zbuluan të afërmit frymorë që nuk i kishin njohur kurrë më parë!​—Marku 10:29, 30.

Të patundur përballë kundërshtimeve

«Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë,—paralajmëron Jezui.—Nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.» (Mateu 10:34) Çfarë donte të thoshte? Edhe brenda një familjeje, ku mund të pritet paqja, mund të ketë «një sulm të papritur të shpatës»,—komenton A. T. Robertson në Word Pictures in the New Testament. «Vërtet,—thotë Jezui,—armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.» (Mateu 10:36) Sa të vërteta dalin këto fjalë kur një bashkëshort është armik i së vërtetës!

Kur Diana filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, burri i saj, oficer i forcave ajrore, ishte shumë i inatosur. Si ndikoi kjo në martesën e tyre? «Ishte si një bllok akulli midis nesh,—shpjegon Diana.—Ne kishim qenë bashkëshortë të lumtur. Papritur ishim bërë si të huaj që banojnë në të njëjtën shtëpi.» Si e përballoi pastaj ajo situatën? «Me bindje dhe vendosmëri personale bashkë me ndihmën nga Jehovai dhe frymën e tij të shenjtë.» Diana ndoqi shembullin biblik të Danielit.

Kur e mërguan në Babiloni dhe i ofruan një ushqim të papranueshëm për një shërbëtor Perëndie, Danieli «vendosi në zemër të tij të mos e ndotë veten me ushqimet e shijshme të mbretit». Po, Danieli mori një vendim të vetëdijshëm. Ai vendosi në zemrën e tij që kurrë të mos e ndotte veten e tij me ngrënien e atij ushqimi. Çfarë force morale tregoi pastaj kur «i kërkoi kreut të eunukëve ta lejonte të mos ndotej»! Rezultati? Jehovai e bekoi qëndrimin e tij të vendosur.​—Danieli 1:8, 9, 17.

Ngjashëm sot, një burrë kundërshtar mund të kërkojë që gruaja e tij të pushojë së frekuentuari mbledhjet e kongregacionit. Çfarë duhet të bëjë ajo? Xhejn, që është gjendur në një situatë të tillë, shpjegon: «Unë kurrë nuk do të kthehesha mbrapsht nën presione. Unë e dija që nuk duhej të bëja kompromise. Duhej të demonstroja se sa të rëndësishme ishin për mua mbledhjet.» Jehovai e bekoi atë dhe ajo vazhdon të frekuentojë mbledhjet.

«Burri përpiqej të më ndalonte për të shkuar në mbledhje, por nuk zgjati shumë,—tregon Glenis.—Unë akoma vazhdoja të shkoja. Kur kthehesha në shtëpi, ai disa herë më qëllonte dhe herë të tjera më priste me heshtje.» Por ajo e përballoi duke u lutur herë pas here. Gjithashtu, dy nga pleqtë e kongregacionit luteshin vazhdimisht me të, gjë që e inkurajoi shumë për të frekuentuar mbledhjet.​—Jakovi 5:13-15; 1. Pjetrit 2:23.

Në disa raste eprori i burrit mund t’i bëjë presione bashkëshortit për ta dekurajuar gruan e tij që të pushojë së shpalluri lajmin e mirë. Diana e kuptoi se duhej t’i bënte të qartë burrit të saj se çfarë ishin ato që ajo u jepte më shumë prioritet. «Unë isha e gatshme,—thotë ajo,—t’i pranoja pasojat e vazhdimit të predikimit.» Një qëndrim i ngjashëm me atë të apostujve! (Veprat 4:29, 31) Megjithatë, ajo ishte e kujdesshme në predikimin e saj. Ajo tregon: «I ftoja njerëzit të pinin një kafe dhe i ofroja çdonjërit si dhuratë librin ‘E vërteta’.»​—Mateu 10:16; 24:14.

Nënshtrim pa kompromis

Megjithëse të pikëlluar nga tensioni bashkëshortor, gratë e krishtere shikojnë në të ardhmen dhe mbështeten tek Jehovai. Kjo i ndihmon ato të mbajnë një qëndrim të ekuilibruar. I kanë dhënë burrave çdo mbështetje të mundur, pa kompromentuar besimin e tyre. Në këtë mënyrë, ato ndjekin këshillën e frymëzuar të Pjetrit: «Ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj.» (1. Pjetrit 3:1) Në The Amplified New Testament, ky urdhër apostolik lexohet: «Nënshtrojeni veten tuaj sikur të ishit të dorës së dytë dhe të varur ndaj tyre dhe përshtatjani veten tuaj atyre.» Vëreni se si e ndjek Xhejn këtë këshillë. «Burri im më thotë se mund të bëj ç’të dua, por jo të ndërhyj në karrierën e tij,—shpjegon ajo.—Kështu unë përpiqem të gjej mënyra për ta ndihmuar atë.»

Disa gra të krishtere janë dakort të pranojnë ndonjë pritje zyrtare në të cilat janë ftuar burrat e tyre. Por megjithatë, ato janë të vendosura të mos bëjnë kompromise me besimin e tyre. Xhejn merr kohë për të folur me burrin e saj për këtë. Ajo i shpjegon dashamirësisht se ajo është e gatshme ta shoqërojë, por nuk do që prania e saj ta shqetësojë atë. «Unë e di se ndonjëherë të pranishmit ngrihen dhe bëjnë dolli. Unë kam mësuar se ky lloj devocioni i takon vetëm Jehovait dhe ngritja e një dollie është shumë më tepër se tregimi i një respekti të thjeshtë. Burri im, duke kuptuar se sa e pavolitshme do të ishte kjo situatë, thjesht tha: ‘Mos hajde!’ Unë iu binda.»

Glenis, nga ana tjetër, e shoqëronte të shoqin në disa pritje, por ajo shikonte oficerët të ulur në krye të tavolinës. Kur ajo shihte që ata përgatiteshin për dolli, ngrihej menjëherë nga tavolina dhe shkonte në banjo. Po, këto gra përshtateshin, por asnjëherë nuk bënin kompromise.

«Të fituar pa fjalë»

«Në qoftë se unë i përmirësoj aftësitë e mia si grua, burri im do të shikojë se e vërteta më ka ndryshuar»,—arsyeton Ivona. Kështu ajo lexon dhe rilexon kapitullin e titulluar «Një grua e cila është plotësisht e dashuruar», nga libri Jeta familjare.a «I kushtova një vëmendje të madhe materialit me nëntitullin ‘Lotët, mërzitjet’! Por kuptova se sa më shumë përpiqesha t’i flisja burrit, aq më shumë keqësohej gjendja.» Më në fund, ama, ajo ia doli mbanë të ndihmonte burrin e saj për t’i shërbyer Jehovait. Në ç’mënyrë? Nga zbatimi i parimit të shënuar në 1. Pjetrit 3:1, sipas të cilit burrat duhet të «fitohen pa fjalë».

Mënyra që gratë e krishtere ndjekin për t’u kujdesur për familjet e tyre, bën shumë për të lidhur të tjerët me krishterimin. «Përpiqesha ta bëja të vërtetën sa më tërheqëse që të ishte e mundur,—tregon Diana.—Kur shkoja në mbledhje, burri im ndihej shumë i vetmuar, prandaj i këshilloja fëmijët që të silleshin veçanërisht mirë kur ktheheshim nga mbledhja. Po ashtu, përpiqesha t’i kushtoja vëmendje të veçantë kur ktheheshim.» Falë kujdesit të ngrohtë që tregohej ndaj tij, burri i saj gradualisht filloi të ndryshonte qëndrimin.

Edhe shërbëtorët e tjerë të Jehovait mund të të ndihmojnë në këtë drejtim. Xhejn tregon që burri i saj ndihej i kënaqur kur shoqërohej me misionarët e Dëshmitarëve që ai kishte takuar në Kenia. «Bënin miqësi me të; flisnin për futbollin dhe ishin shumë mikpritës. Në disa raste, ne ishim të ftuar në shtëpi të ndryshme misionare për drekë.» Burri i saj më vonë tha: «Fillova ta shikoja besimin e Xhejnit plotësisht nga një këndvështrim tjetër. Miqtë e saj ishin njerëz shumë inteligjentë dhe mund të flisje me ta për tema të ndryshme.» Ngjashëm edhe burri i Dianës e ndryshoi mendimin e tij për të vërtetën. Kur makina me të cilën po udhëtonte u prish, një e re Dëshmitare erdhi për ta ndihmuar. «Kjo me të vërtetë më emocionoi»,—thotë ai.

Natyrisht, jo të gjithë bashkëshortët janë fituar në të vërtetën. Atëherë, ç’duhet të bëjnë? Jehovai u siguron ndihmë besnikëve të tij që të durojnë. (1. Korintasve 10:13) Konsidero inkurajimin që jep Glenis, për ato që mund të jenë në rrethana të ngjashme me të sajat: «Kurrë, kurrë mos dysho në atë që Jehovai është themeluesi i familjes dhe se ai dëshiron që çiftet të qëndrojnë të bashkuar. Kështu, pa marrë parasysh se çfarë mund të bëjë burri apo çfarë kundërshtimi mund të kesh nga ata që janë rreth teje, Jehovai nuk do të lejojë kurrë që të lëkundesh.» Edhe pse burri i saj nuk është akoma një adhurues i Jehovait, qëndrimi i tij ndaj saj dhe ndaj së vërtetës është zbutur.

«Mbjell me lot; korr me gëzim»

Këto gra të krishtere janë me të vërtetë të vendosura për t’i shërbyer Jehovait. Në qoftë se je në rrethana të tilla të ngjashme, mund të marrësh edhe ti të njëjtin vendim. Kujto këshillën: «Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t’i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të.»​—Ligji i përtërirë 10:20.

«Vërtet ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet me këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij»,—deklaron psalmisti. (Psalmi 126:6) «Duhet të derdhësh kaq shumë lot ndërsa përpiqesh për t’i dhënë të vërtetën bashkëshortit tënd, me qetësi apo me fjalë,— pranon një Dëshmitare.—Por në fund qan nga gëzimi sepse edhe pse ai nuk e ka pranuar të vërtetën, Jehovai i bekon përpjekjet e tua.»

Të gjitha ato gra që i shërbejnë me besnikëri Jehovait, pavarësisht nga kundërshtimet në shtëpi, meritojnë lavdërim të vërtetë. Ato meritojnë mbështetje dhe dashuri. Le të vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre të paepur e të vendosur, për t’i shërbyer Jehovait!

[Shënimi]

a Making Your Family Life Happy, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. (1978).

[Figura në faqen 28]

Një studim i shoqëruar me lutje, e forcon besimin e krishterë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo