BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/7 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Gjaku: I domosdoshëm për jetën
    Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?
  • Çmoje dhuratën e jetës!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Gjaku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të kemi pikëpamjen e Perëndisë për jetën
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/7 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Kur ushtarët e Saulit hëngrën mish bashkë me gjak, përse nuk u ekzekutuan, pasi ai ishte ndëshkimi i dhënë në Ligjin e Perëndisë?

Këta njerëz e dhunuan ligjin e Perëndisë mbi gjakun, por ndaj tyre mund të jetë treguar mëshirë, sepse ata kishin respekt për gjakun edhe pse duhej të ishin më tepër të zellshëm për ta treguar këtë respekt.

Le të shqyrtojmë situatën. Izraelitët nën drejtimin e mbretit Saul dhe të birit të tij Xhonatanit ishin në luftë me filistenjtë. Në një rast, kur «njerëzit e Izraelit ishin të rraskapitur» nga beteja, Sauli pa u menduar betohet se njerëzit e tij nuk duhej të hanin derisa të shpartalloheshin armiqtë. (1. Samuelit 14:24) Shpejt, betimi i tij shkaktoi një problem.

Njerëzit e tij po fitonin një betejë të ashpër lufte, por kjo përpjekje e mundimshme nuk qe pa pasoja. Ata ishin të uritur dhe të rraskapitur. Çfarë duhej të bënin në atë situatë të jashtëzakonshme? «Kështu populli u hodh mbi plaçkën, rrëmbeu dele, lopë dhe viça dhe i theri për tokë; dhe populli i hëngri me gjithë gjakun e tyre.»​—1. Samueli 14:32.

Ky ishte një dhunim i ligjit të Perëndisë në lidhje me gjakun, sikurse i treguan disa nga populli Saulit duke i thënë: «Ja, populli po mëkaton kundër Zotit duke ngrënë mish me gjithë gjakun.» (1. Samuelit 14:33) Po, Ligji thotë se kur kafshët theren, gjaku duhet të kullohet përpara se mishi të hahet. Perëndia nuk kërkon ndërmarrjen e masave fanatike për kullimin e gjakut. Duke ndërmarrë hapa të arsyeshëm në lidhje me kullimin, shërbëtorët e tij mund të shfaqin respekt për rëndësinë e gjakut (Ligji i përtërirë 12:15, 16, 21-25) Gjaku i kafshëve mund të përdorej për arsye sakrifice mbi altar, por ai nuk duhej të hahej. Dhunimi me qëllim dënohej me vdekje, prandaj popullit të Perëndisë iu tha: «Nuk do të hani gjakun e asnjë mishi, sepse jeta e çdo mishi është në gjakun e tij; kushdo që do ta hajë do të shfaroset.»​—Levitiku 17:10-14.

A e shkelën me qëllim Ligjin ushtarët e mbretit Saul? A treguan ata një mospërfillje të plotë ndaj ligjit hyjnor në lidhje me gjakun?​—Krahaso Numrat 15:30.

Nuk duhet të arrijmë në këtë përfundim. Shënimet thonë se ‘po i thernin për tokë; dhe populli i hëngri me gjithë gjakun e tyre’. Kështu, ata mund të kenë bërë disa përpjekje për të kulluar gjakun. (Ligji i përtërirë 15:23) Megjithatë, në atë gjendje të rraskapitur dhe të uritur, ata nuk i varën kafshët e therura e të linin kohën e mjaftueshme për kullimin normal të gjakut. Ata i therën delet dhe viçat «për tokë», e cila mund të ketë ngadalësuar kullimin. Dhe kanë prerë shpejt një copë mish nga kafsha e vrarë që mund të ketë qenë e shtrirë në gjak. Kështu, edhe pse ata e kishin në mendje bindjen ndaj ligjit të Perëndisë, nuk e zbatuan atë në masën dhe në mënyrën e duhur.

Rezultati ishte se «populli u shtrua të hante me gjithë gjakun», duke mëkatuar. Sauli e kuptoi këtë dhe urdhëroi që të rrokullisnin një gur të madh pranë tij. Ai i urdhëroi ushtarët: «Secili të sjellë këtu tek unë lopën dhe delen e tij; i therrni këtu dhe pastaj i hani, por mos mëkatoni ndaj Zotit, duke ngrënë mish me gjithë gjakun e tij.» (1. Samuelit 14:33, 34) Ushtarët fajtorë iu bindën dhe «Sauli ndërtoi pastaj një altar kushtuar Zotit».​—1. Samuelit 14:35.

Therja e kafshëve mbi gur, me sa duket sillte si rezultat kullimin e mjaftueshëm të gjakut. Mishi i kafshëve duhej të hahej larg vendit të therjes. Sauli mund të ketë përdorur një pjesë të gjakut të kulluar mbi altar, duke i kërkuar mëshirë Perëndisë për ata që kishin mëkatuar. Jehovai u ka ofruar mëshirë në mënyrë të dukshme, sepse ai e dinte se çfarë përpjekjesh kishin bërë ushtarët edhe pse ishin shumë të lodhur dhe të uritur. Perëndia, gjithashtu, mund të ketë marrë parasysh se betimi i nxituar i Saulit mund t’i ketë çuar njerëzit e tij në atë situatë të dëshpëruar.

Ky raport, na tregon se një situatë urgjente nuk është shfajësim për mospërfilljen e ligjit hyjnor. Gjithashtu, ajo na ndihmon që të shohim nevojën për të qenë të kujdesshëm përpara marrjes së një betimi, sepse një zotim i pamenduar mund të shkaktojë probleme për ne personalisht dhe për të tjerët.​—Eklisiastiu 5:4-6.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo