BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/8 f. 28-30
  • Duke përballuar sfidën e mallit në shërbim të Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Duke përballuar sfidën e mallit në shërbim të Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’gjë provokon trishtimin?
  • Të mposhtësh ndjenjat
  • Vazhdo të shikosh përpara
  • A mund të shërbesh në një fushë të huaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • U paraqitën për të shërbyer vullnetarisht​—Në Mikronezi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • A mund të kalosh në Maqedoni?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Si të përshtatesh me një kongregacion të ri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/8 f. 28-30

Duke përballuar sfidën e mallit në shërbim të Perëndisë

JEZU KRISHTI i urdhëroi ithtarët e tij: «Shkoni . . . dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt.» (Mateu 28:19) Për shumë të krishterë, bindja ndaj këtij urdhri ka nënkuptuar pranimin e kushteve të vështira larg shtëpisë. Mbikëqyrësit udhëtues, gratë e tyre dhe shumë të tjerë kanë braktisur shumë gjëra për hir të shërbimit të Perëndisë. Malli për shtëpinë mund të jetë një sfidë e vërtetë për të gjithë këta Dëshmitarë të Jehovait.

Ndihet mall kur kujtimet të sjellin ndër mend sigurinë dhe dashurinë e një të kaluare të gëzuar. Një gjë e tillë mund të shkaktojë një emocion kaq të madh, saqë mund të ndihesh i dëshpëruar dhe i paaftë për t’ia dalë mbanë. Në fakt, pasi i kanë shitur gjërat e tyre dhe kanë bërë një udhëtim mjaft të kushtueshëm për në një vend të huaj, disa i kanë braktisur planet e tyre dhe janë kthyer në shtëpi. Janë mposhtur nga malli.

Çaste të tilla emocionesh, zakonisht janë të shpeshta pas transferimit të parë, por për disa kjo gjë vazhdon gjithë jetën. Pasi kishte qenë larg shtëpisë për 20 vjet, Jakobi ‘kishte një dëshirë të madhe të kthehej përsëri në shtëpinë e atit të tij’. (Zanafilla 31:30) Kujt mund t’i ndodhë që të vuajë nga malli? Ç’gjë e provokon atë? Si mund të përballohen ndjenja të tilla?

Ç’gjë provokon trishtimin?

Këdo mund ta zërë malli. Amytis, e bija e mbretit Astyages, në Medi, me sa duket kishte çdo arsye për të qenë e lumtur: pasuri, prestigj dhe një shtëpi të bukur. Megjithatë, kishte aq mall për malet e Medisë, saqë i shoqi, mbreti Nabukodonosor, ndërtoi kopshtet e varura të Babilonisë, duke u munduar ta ngushëllonte.

Malli mund të jetë veçanërisht i mundimshëm, kur jeta duket më e vështirë sesa përpara se personi të transferohej. Kur njerëzit e Judës mërguan, u ankuan: «Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin; Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?»​—Psalmi 137:1, 4.

Shumë gjëra mund të provokojnë trishtimin e mallit. Terri, që iku nga Kanadaja, thotë: «Një ditë ra nga një libër një fotografi e familjes. Kur e ngrita, befas më mposhti malli dhe ia plasa të qarit.» Kris, që u transferua nga Anglia në një vend më të varfër, thotë: «Më mjaftonte vetëm të njihja melodinë e një kënge të vjetër apo aromën e ndonjë gjelle familjare për të kujtuar me mall gjërat që kisha lënë.»​—Krahaso Numrat 11:5.

Lidhjet e ngushta familjare shpesh përbëjnë një problem. Roselia, një braziliane që tani jeton në një vend fqinj, thotë: «Më prihen krahët kur marr lajme të këqija nga shtëpia dhe nuk mund të jem aty për t’i ndihmuar. Shpeshherë, është më keq akoma kur nuk marr lajme dhe mendja më shkon për keq.» Xhenis u transferua nga Amerika Veriore në një qytet të vogël të Amazonës tropikale. Ajo thotë: «Ndiej mall kur dëgjoj lajme të mira nga shtëpia. Kuptoj që ia kalojnë mirë, prandaj dua të jem me ta.»

Nuk ndihet mall vetëm për personat me të cilët ndahemi. Linda shpjegon: «Ndihesha e zhgënjyer kur nuk dija se ku t’i blija gjërat që më duheshin. Nuk i dija çmimet dhe se si të shkëmbeja paratë. Një makinë personale kushtonte shumë dhe kur mundohesha të hipja në automjetet publike plot me njerëz, gjithmonë më shtynin. Kjo më bënte të kujtoja me mall vendin tim.» Duke parë ndryshimin ekonomik dhe kulturor, Xhenet vëren: «Ishte varfëria që më shqetësonte. Kurrë më parë nuk kisha parë njerëz që lypnin një copë bukë apo familje të mëdha që jetonin në një dhomë pa ujë. . . . Këto gjëra më shqetësonin aq shumë, saqë mendoja se nuk mund të rrija më atje asnjë minutë më shumë.»

Të mposhtësh ndjenjat

S’duhet të jemi të shqetësuar, pse kemi ndjenja të forta emocionale për njerëzit që duam apo për mjedisin e mëparshëm familjar. Perëndia Jehova na ka dhënë ndjenja, që të mund të gëzojmë lidhje të ngrohta personale. Mbikëqyrësit e krishterë në kongregacionin e Efesit ishin njerëz të pjekur emocionalisht. Por, çfarë ndodhi kur i erdhi fundi vizitës së Pavlit? Me pak fjalë «të gjithë qanë me të madhe, e rroknin në qafë Palin dhe e puthnin». (Veprat 20:37) Natyrisht, kjo ngjarje nuk ka të bëjë me mallin. Megjithatë, na bën të mendojmë. Është e natyrshme të kesh ndjenja, por nuk duhet të lejojmë që të na mbizotërojnë. Atëherë, si mund t’ia dalësh mbanë për të mposhtur mallin?

Për të mos u ndier të huaj është e rëndësishme të mësohet gjuha lokale. Ndjenjat e mallit mund të jenë më të forta kur është e vështirë të komunikosh në gjuhë të huaj. Prandaj, nëse është e mundur mëso të lexosh dhe të flasësh gjuhën e vendit para se të shkosh atje. Ose përqendrohu në studimin e gjuhës gjatë javëve të para pas mbërritjes. Në ato çaste nxitja është më e fortë, prandaj dhe mundësia për ta mësuar është më e madhe. Në qoftë se këto javë ia kushton veçanërisht mësimit të gjuhës, shpejt do të mund të komunikosh dhe kjo do të të ndihmojë në lehtësimin e ndjenjave të mallit.

Zër miq të rinj sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo do të të ndihmojë të ndihesh si në shtëpinë tënde. Kongregacioni i Dëshmitarëve të Jehovait është vendi më i mirë për të bërë miq të vërtetë. Merr iniciativën për t’u interesuar për të tjerët. Përpiqu të njohësh ambientin, familjen, problemet dhe interesat e tyre. Ftoji bashkëbesimtarët në shtëpi. Kështu, do të kuptosh se edhe të tjerët interesohen për ty.

Mes popullit të Perëndisë, miqësia mund të jetë si një lidhje e ngushtë familjare. Jezui tha: «Kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna.» (Marku 3:35) Krishti, gjithashtu, i siguroi ithtarët e tij: «Nuk ka asnjëri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.» (Marku 10:29, 30) Me këtë vëllazëri të mrekullueshme frymore, edhe në një tokë të huaj nuk jemi vetëm.

Miqësia me ata që kanë mbetur në shtëpi, mund të të ndihmojë ta mposhtësh mallin. Ndoshta habitesh kur kupton se tani që je transferuar, komunikimi me anë të letrave është tepër domethënës, pasi do t’i jepje mendim të konsiderueshëm fjalëve të tua. Do të ketë gjëra interesante për të treguar. Xhenet, e përmendur më lart, sugjeron: «Thirrjet e largëta telefonike janë të kushtueshme, ndërsa dërgimi me postë i një kasete të regjistruar është relativisht lirë. Në fillim të duket e pazakontë të flasësh me një mekanizëm. Megjithatë, në qoftë se komunikon me dikë me magnetofon të ndezur, është më e lehtë dhe më interesante.» Edhe ti mund të kërkosh të marrësh si përgjigje një kasetë të regjistruar.

Shirli, që 25 vjet më parë emigroi nga Shtetet e Bashkuara për në Amerikën Latine, tha: «Gjithmonë shkruaj për përvoja interesante dhe jo për probleme. Kjo i inkurajon të tjerët t’u përgjigjen letrave të mia.» Megjithatë, ki kujdes! Po t’i kushtosh shumë kohë korrespondencës me letra, nuk do të mund të krijosh miqësi të reja. Deli, që u transferua nga Kanadaja në një vend tjetër, thotë: «Mos qëndro në shtëpi dhe të sjellësh ndër mend gjërat që të mungojnë, por dil jashtë dhe mundohu të njohësh vendin e ri.»

Mundohu të njohësh zakonet, historinë, humorin dhe vendet interesante e të bukura të vendit. Kjo do të të ndihmojë që të mos kesh parasysh vetëm faktorët negativë. Nëse ke ndër mend të qëndrosh aty ku je transferuar, gjëja më e mirë është të mos e vizitosh shtëpinë shpejt apo shpesh. Nevojitet kohë për të krijuar shoqëri të reja dhe për t’u ambientuar me mjedisin e ri. Vizitat e stërgjatura në shtëpi e ndërpresin këtë proces. Pasi të jesh ambientuar, mund të jetë e këndshme të shkosh në shtëpi për një vizitë dhe pastaj të kthehesh. Në të njëjtën kohë, mundohu të lidhesh më shumë me shtëpinë e re.

Vazhdo të shikosh përpara

Jehovai na e ka dhënë të gjithë tokën si shtëpi. (Psalmi 115:16) Me një frymë të gëzuar të krishterë, jeta mund të jetë e këndshme në çdo vend. Nëse transferohesh për të përkrahur interesat e Mbretërisë dhe për të predikuar lajmin e mirë në një vend tjetër apo kudo në vendin tënd, bëje këtë me një parandjenjë të gëzuar. Mundohu të bësh miq të rinj, të njohësh zakonet e ndryshme, të bësh dishepuj apo çdo gjë tjetër shpërblyese në shërbim të Perëndisë.

Perëndia Jehova është një Mik që gjithmonë është me ty, kudo që të jesh. (Psalmi 94:14; 145:14, 18) Prandaj, qëndroji afër në lutje. (Romakëve 12:12) Kjo do të të ndihmojë të mbash në mend qëllimin e jetës tënde si shërbëtor i Perëndisë. Abrahami dhe Sara e mbajtën në mend qëllimin e tyre, kur ikën nga shtëpia e rehatshme në Ur. Në bindje të urdhrit të Jehovait, ata lanë miqtë dhe të afërmit. (Veprat 7:2-4) Nëse do të kishin vazhduar të kujtonin dhe të dëshironin vendin që kishin lënë, do të kishin pasur mundësinë për t’u kthyer. Por ata shpresonin një vend më të mirë​—përfundimisht jetën në një tokë parajsore nën Mbretërinë qiellore të Perëndisë.​—Hebrenjve 11:15, 16.

Predikimi në fushat e huaja apo në vendin tënd atje ku nevoja për lajmëtarë të Mbretërisë është më e madhe, mund të përbëjë një sfidë. Por është edhe një vepër e frytshme dhe që të jep kënaqësi. (Gjoni 15:8) Në qoftë se mendime negative të gllabërojnë për njëfarë kohe, ato mund të mposhten duke mbajtur në mend synimin tënd dhe duke shikuar përpara. Një motër misionare e pamartuar tha: «Kur më zë malli, përpiqem të përfytyroj botën e re dhe njerëzimin si një familje.» Mendime të gëzuara si këto mund të të ndihmojnë të mbash gëzimin dhe të mos dorëzohesh nga malli.

[Figura në faqen 29]

Malli për shtëpinë nuk duhet ta trazojë shërbimin e krishterë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo