BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/10 f. 23-28
  • Nënshtrim i gëzuar ndaj autoritetit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nënshtrim i gëzuar ndaj autoritetit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nënshtrim me dëshirë ndaj sovranitetit të Jehovait
  • Nënshtrim i gëzuar ndaj mbretit tonë
  • Mbikëqyrësit binden me gëzim
  • Nënshtrimi teokratik
  • Të shërbejmë me gëzim
  • Paqja që vjen nga nënshtrimi i gëzuar
  • T’u nënshtrohemi me përulësi barinjve të dashur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Barinj dhe dele në një teokraci
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Pse ta respektosh autoritetin?
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Krishti e udhëheq kongregacionin e tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/10 f. 23-28

Nënshtrim i gëzuar ndaj autoritetit

«Ju u bindët me zemër.»​—ROMAKËVE 6:17.

1, 2. (a) Çfarë fryme është e dukshme sot në botë dhe cili është burimi dhe pasoja e saj? (b) Si e tregojnë shërbëtorët e dedikuar të Jehovait se ata janë ndryshe?

«FRYMA që tani vepron në bijtë e mosbindjes» është tmerrësisht e dukshme sot. Është një frymë pavarësie e shfrenuar, që buron nga Satanai, «sundimtari i pushtetit të ajrit». Kjo frymë, ky «ajër» apo qëndrim mbizotërues egoizmi dhe mosbindjeje, ushtron «autoritet» apo pushtet mbi pjesën më të madhe të njerëzimit. Kjo është një arsye se përse bota po kalon atë që quhet kriza e autoritetit.​—Efesianëve 2:2.

2 Lumturisht, shërbëtorët e dedikuar të Jehovait sot, nuk i mbushin mushkëritë e tyre frymore me «ajrin» e ndotur apo frymën e rebelimit. Ata e dinë se «zemërimi i Perëndisë po vjen mbi bijtë e mosbindjes». Apostulli Pavël shtoi: «Prandaj, mos u bëni pjesëtarë me ta.» (Efesianëve 5:6, 7, BR) Përkundrazi, të krishterët e vërtetë përpiqen «të mbushen me frymën [e Jehovait]» dhe pijnë në «mençurinë nga lart», e cila është «e dëlirë, pastaj e paqme, e arsyeshme, e gatshme për t’u bindur».​—Efesianëve 5:17, 18; Jakovi 3:17, BR.

Nënshtrim me dëshirë ndaj sovranitetit të Jehovait

3. Cili është kyçi i nënshtrimit me dëshirë dhe çfarë mësimi të madh na ka dhënë historia?

3 Kyçi i nënshtrimit me dëshirë është pranimi i autoritetit legjitim. Historia e njerëzimit tregon se hedhja poshtë e sovranitetit të Jehovait nuk sjell lumturi. Ky refuzim nuk i solli lumturi Adamit dhe Evës dhe as nxitësit të rebelimit të tyre, Satana Djallit. (Zanafilla 3:16-19) Në gjendjen e tanishme të poshtëruar, Satanai ka «zemërim të madh», sepse e di se koha e tij është e shkurtër. (Zbulesa 12:12) Paqja dhe lumturia e njerëzimit, po, e të gjithë universit, varen nga pranimi i sovranitetit të përligjshëm të Jehovait në nivel universal.​—Psalmi 103:19-22.

4. (a) Çfarë lloj nënshtrimi dhe bindjeje dëshiron Jehovai që të tregojnë shërbëtorët e tij? (b) Për çfarë duhet të jemi të bindur dhe si e shprehu psalmisti këtë?

4 Megjithatë, për shkak të cilësive të tij të ekuilibruara në mënyrë të mrekullueshme, Jehovai nuk kënaqet me një bindje pasive. Ai është i fuqishëm, nuk ka dyshim! Por ama nuk është një tiran. Ai është Perëndi i dashurisë, prandaj dëshiron që krijesat e tij inteligjente t’i binden me dëshirë nga dashuria. Ai dëshiron që ata t’i nënshtrohen sovranitetit të tij, sepse me gjithë zemër vendosën që të viheshin nën autoritetin e tij të drejtë dhe legjitim, të bindur se nuk do të kishte asgjë më të mirë për ta se t’i bindeshin atij përgjithmonë. Njeriu që Jehovai do në universin e tij ka ndjenjat e psalmistit, i cili shkroi: «Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë të pastra dhe ndriçojnë sytë. Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta.» (Psalmi 19:7-9) Bindja e plotë në sovranitetin e drejtë dhe legjitim të Jehovait​—ky duhet të jetë qëndrimi ynë, nëse duam të jetojmë në botën e re të Jehovait.

Nënshtrim i gëzuar ndaj mbretit tonë

5. Si u shpërblye Jezui për bindjen e tij dhe çfarë pranojmë me dëshirë?

5 Vetë Krishti Jezu është një shembull i shkëlqyer i nënshtrimit ndaj Atit të tij qiellor. Lexojmë që «ai e poshtëroi veten dhe u bind deri në vdekje, po, vdekje në një shtyllë mundimesh». (BR) Pavli shton: «Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose i gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.» (Filipianëve 2:8-11) Po, me gëzim ne gjunjëzohemi përpara Udhëheqësit tonë dhe Mbretit që mbretëron, Krishtit Jezu.​—Mateu 23:10.

6. Si tregoi Jezui se ishte një dëshmitar dhe udhëheqës për grupet kombëtare dhe si do të vazhdojë «sundimi princëror» i tij pas mjerimit të madh?

6 Për Krishtin si Udhëheqësin tonë, Jehovai profetizoi: «Ja, unë ia dhashë si dëshmitar popujve, si princ dhe komandant të popujve.» (Isaia 55:4) Përmes shërbimit të tij tokësor dhe drejtimit të veprës së predikimit nga qielli pas vdekjes dhe ringjalljes së tij, Jezui ka treguar se është një «dëshmitar besnik dhe i vërtetë» i Atit të tij kundrejt njerëzve të të gjitha kombeve. (Zbulesa 3:14; Mateu 28:18-20) Grupe të tilla kombëtare përfaqësohen tani nga një numër gjithnjë e në rritje i «shumicës së madhe», që do të mbijetojë «mjerimin e madh» nën drejtimin e Krishtit. (Zbulesa 7:9, 14) Por udhëheqja e Krishtit nuk mbaron me kaq. «Sundimi princëror» i tij do të zgjasë një mijë vjet. Për njerëzit e bindur ai do të jetë në lartësinë e emrit të tij, të «Këshilluesit të mrekullueshëm, Perëndisë së pushtetshëm, Atit të përjetshëm, Princit të paqes».​—Isaia 9:6, 7, BR; Zbulesa 20:6.

7. Çfarë duhet të bëjmë pa u vonuar, nëse dëshirojmë që Krishti Jezu të na udhëheqë drejt «burimeve të ujërave të jetës» dhe ç’gjë do të bëjë që të jemi të dashur për Jezuin dhe Jehovain?

7 Nëse duam të përfitojmë nga «burimet e ujërave të jetës», në të cilët Qengji, Jezu Krishti, drejton njerëzit me zemër të sinqertë, pa u vonuar duhet të tregojmë me anë të mënyrës sonë të të vepruarit se i nënshtrohemi me gëzim autoritetit të tij si Mbret. (Zbulesa 7:17; 22:1, 2; krahaso Psalmi 2:12.) Jezui tha: «Nëse më doni zbatoni urdhërimet e mia. Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij.» (Gjoni 14:15, 21) A do të dëshiroje të ishe i dashur në sytë e Jezuit dhe Atit të tij? Nënshtroju atëherë autoritetit të tyre.

Mbikëqyrësit binden me gëzim

8, 9. (a) Çfarë ka siguruar Krishti për ndërtimin e kongregacionit dhe në ç’kuptim këta njerëz duhet të jenë shembuj për kopenë? (b) Si simbolizohet nënshtrimi i mbikëqyrësve të krishterë në librin e Zbulesës dhe si duhet të kërkojnë «një zemër të bindur» kur trajtojnë çështje gjyqësore?

8 «Kongregacioni është i nënshtruar ndaj Krishtit.» Si Mbikëqyrës i tij, ai ka siguruar «dhurata në njerëz» për «ndërtimin» e kongregacionit. (Efesianëve 4:8, 11, 12; 5:24, BR) Këtyre burrave të moshuar frymësisht u është thënë të ‘kullotin kopenë e Perëndisë besuar kujdesit të tyre’ dhe jo «të zotërojnë mbi ata që janë trashëgimia e Perëndisë, por të jenë shembuj për kopenë». (1. Pjetrit 5:1-3) Kopeja është e Jehovait dhe Krishti është «bariu i shkëlqyer» i tij. (Gjoni 10:14) Megjithëse mbikëqyrësit presin me të drejtë një bashkëpunim me dëshirë nga delet që Jehovai dhe Krishti ia kanë besuar kujdesit të tyre, ata vetë duhet të jenë shembuj të shkëlqyer nënshtrimi.​—Veprat 20:28.

9 Në shekullin e parë, mbikëqyrësit e mirosur paraqiteshin simbolikisht si «në» apo «mbi» dorën e djathtë të Krishtit, duke treguar nënshtrimin e tyre ndaj tij si Kreu i kongregacionit. (Zbulesa 1:16, 20; 2:1) Jo më pak sot, mbikëqyrësit brenda kongregacioneve të Dëshmitarëve të Jehovait duhet t’i nënshtrohen udhëheqjes së Krishtit dhe ‘të përulen nën dorën e fuqishme të Perëndisë’. (1. Pjetrit 5:6, BR) Kur thirren për të trajtuar çështje gjyqësore, ashtu si Solomoni në vitet e besnikërisë së tij, ata duhet t’i luten Jehovait: «Duhet t’i japësh shërbëtorit tënd një zemër të bindur për të gjykuar popullin tënd që të dallojë të mirën dhe të keqen.» (1. Mbretërit 3:9) Një zemër e bindur e nxit një plak që t’i shohë gjërat, ashtu siç do t’i shihte Jehovai dhe Krishti Jezu, në mënyrë që vendimi i marrë në tokë t’i përngjajë sa më shumë atij të marrë në qiell.​—Mateu 18:18-20.

10. Si duhet të përpiqen të gjithë mbikëqyrësit për të imituar Jezuin në mënyrën se si ai i trajtoi delet?

10 Mbikëqyrësit udhëtues dhe pleqtë e kongregacionit duhet të përpiqen ta imitojnë Krishtin edhe në mënyrën se si ai i trajtonte delet. Ndryshe nga farisenjtë, Jezui nuk vendosi shumë rregulla të vështira për t’u ndjekur. (Mateu 23:2-11) Ai u tha personave ngjashëm deleve: «Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë.» (Mateu 11:28-30) Është e vërtetë se çdo i krishterë duhet të «mbajë barrën e vet», por mbikëqyrësit duhet të kujtojnë shembullin e Jezuit dhe t’i ndihmojnë vëllezërit e tyre që të ndiejnë se barra e përgjegjësive të tyre të krishtere është «e ëmbël», «e lehtë» dhe se është kënaqësi ta mbash.​—Galatasve 6:5.

Nënshtrimi teokratik

11. (a) Si mund ta respektojë autoritetin dhe të mos jetë me të vërtetë teokratik një person? Ilustroje. (b) Çfarë do të thotë të jesh vërtet teokratik?

11 Teokracia është sundim nga Perëndia. Ajo përfshin parimin e autoritetit të shprehur tek 1. Korintasve 11:3. Megjithatë, do të thotë më shumë se kaq. Një person mund të duket se tregon respekt për autoritetin dhe prapë nuk është teokratik në kuptimin e plotë të fjalës. Në ç’mënyrë? Për shembull, demokracia është qeverisje nga njerëzit dhe demokratik është përcaktuar «një person që beson në idealet e demokracisë». Një njeri mund të pohojë se është demokrat, merr pjesë në zgjedhje dhe madje është politikan aktiv. Por, nëse në përgjithësi me sjelljen e tij e kundërshton frymën e demokracisë dhe të gjitha parimet që ajo përfshin, a mund të thuhet se është demokrat i vërtetë? Në mënyrë të ngjashme, për të qenë vërtet teokratik, një person duhet të bëjë më shumë se nënshtrimi formal ndaj autoritetit. Duhet të imitojë rrugët dhe cilësitë e Jehovait. Duhet që me të vërtetë të udhëhiqet nga Jehovai në çdo gjë. Gjithashtu, meqenëse Jehovai e ka veshur Birin e tij me autoritet të plotë, të jesh teokratik do të thotë edhe të imitosh Jezuin.

12, 13. (a) Çfarë do të thotë në veçanti të jesh teokratik? (b) A përfshin nënshtrimi teokratik bindjen ndaj shumë rregullave? Ilustroje.

12 Mos harro, Jehovai dëshiron nënshtrim me dëshirë nga dashuria. Kjo është mënyra e tij për të qeverisur universin. Ai është vetë personifikimi i dashurisë. (1. Gjonit 4:8) Krishti Jezu është «shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij». (Hebrenjve 1:3) Ai kërkon që dishepujt e tij të vërtetë të duan njëri-tjetrin. (Gjoni 15:17) Prandaj, të jesh teokratik nuk do të thotë vetëm të jesh i nënshtruar, por edhe i dashur. Çështja mund të përmblidhet kështu: Teokracia është sundim nga Perëndia; Perëndia është dashuri; prandaj teokracia është sundim nga dashuria.

13 Një plak mund të mendojë se që të jenë teokratikë, vëllezërit duhet t’u binden të gjitha rregullave. Disa pleq i kanë transformuar në rregulla sugjerimet e dhëna herë pas here nga «skllavi besnik dhe i matur». (Mateu 24:45) Për shembull, një herë u sugjerua se për t’u njohur me vëllezërit në kongregacion, është mirë që të mos ulemi gjithmonë në të njëjtin vend në sallën e Mbretërisë. Ishte vetëm një sugjerim praktik dhe jo një rregull i rreptë i vendosur njëherë e përgjithmonë. Por ndoshta disa pleq kanë prirjen për ta shndërruar në një rregull dhe për të menduar se ata që nuk e ndjekin nuk janë teokratikë. Megjithatë, mund të ketë shumë arsye se përse një vëlla apo motër preferon të ulet në një zonë të caktuar. Nëse një plak nuk i merr parasysh këto gjëra me dashuri, a është ai vetë me të vërtetë teokratik? Për të qenë teokratikë ‘çdo gjë që bëjmë, ta bëjmë me dashuri’.​—1. Korintasve 16:14.

Të shërbejmë me gëzim

14, 15. (a) Si mund t’i privojë një plak disa vëllezër dhe motra nga gëzimi i tyre në shërbim të Jehovait dhe përse kjo nuk mund të jetë teokratike? (b) Si e tregoi Jezui se çmonte më shumë dashurinë e shprehur nga shërbimi ynë, sesa sasinë e shërbimit? (c) Çfarë duhet të marrin parasysh pleqtë?

14 Të jesh teokratik do të thotë, gjithashtu, t’i shërbesh Jehovait me gëzim. Jehovai është «Perëndi i gëzuar». (1. Timoteut 1:11) Ai dëshiron që adhuruesit e tij t’i shërbejnë me gëzim. Ata që kërkojnë me ngulm të vendosin rregulla, duhet të kujtojnë se ndërmjet rregullave që Izraeli duhej të ishte «i kujdesshëm për të plotësuar», ishte edhe ky: «Duhet të gëzohesh para Jehovait, Perëndisë tënd për çdo gjë që bën.» (Ligji i përtërirë 12:1, 18, BR) Gjithçka që bëjmë në shërbim të Jehovait, duhet të jetë një gëzim dhe jo një peshë. Mbikëqyrësit mund të bëjnë shumë që vëllezërit të ndihen të lumtur për të bërë atë që munden në shërbim të Jehovait. Përndryshe, nëse pleqtë nuk janë të kujdesshëm, mund t’i privojnë nga gëzimi disa prej vëllezërve të tyre. Për shembull, nëse bëjnë krahasime duke lavdëruar ata që e kanë arritur apo e kanë tejkaluar mesataren e orëve në dhënien e dëshmisë si kongregacion, duke nënkuptuar kritikën për ata që nuk e kanë arritur, si do të ndiheshin ata që mund të kenë pasur një arsye të fortë për të dhënë një raport me një numër orësh shumë më të vogël? A nuk do të bënte të ndiheshin në faj pa qenë e nevojshme dhe t’i privonte nga gëzimi i tyre?

15 Orët e pakta që dikush mund t’i kushtojë dhënies së dëshmisë publike, mund të paraqesin një përpjekje më të madhe se numri i madh i orëve që të tjerët harxhojnë duke predikuar, duke pasur parasysh moshën më të re, shëndetin më të mirë dhe kushte të tjera. Në këtë aspekt, pleqtë nuk duhet të gjykojnë. Në të vërtetë, Ati ia ka dhënë Jezuit «autoritetin për të gjykuar». (Gjoni 5:27, BR) A e kritikoi Jezui vejushën e varfër, pasi ajo që ofroi ishte më pak se mesatarja? Jo, mbajti parasysh se çfarë paraqisnin ato dy monedha për të. Ato ishin «gjithë sa kishte për të jetuar». Vërtet, paraqisnin një dashuri të thellë për Jehovain! (Marku 12:41-44) A duhet të jenë më pak të ndjeshëm pleqtë ndaj përpjekjeve të dashura të atyre, gjithçka e të cilëve është numerikisht poshtë «mesatares». Në termat e dashurisë për Jehovain, përpjekje të tilla fare mirë mund të jenë mbi mesataren!

16. (a) Përse mbikëqyrësit kanë nevojë për mendjemprehtësi dhe ekuilibër, nëse përdorin shifra në fjalimet e tyre? (b) Si mund të ndihmohen më mirë vëllezërit për të rritur shërbimin e tyre?

16 A duhet të shndërrohen vërejtje të tilla në një «rregull» të ri, sipas të cilit shifrat dhe mesataret nuk duhen përmendur kurrë? Sigurisht që jo! Ajo që duam të themi është se mbikëqyrësit duhet të jenë të ekuilibruar kur i inkurajojnë vëllezërit që ta zgjerojnë shërbimin e tyre dhe kur i ndihmojnë të bëjnë me gëzim atë që munden. (Galatasve 6:4) Në ilustrimin që bëri Jezui për talentat, pronari ia besoi pasurinë skllevërve të tij, «secilit sipas aftësisë së tij». (Mateu 25:14, 15) Ngjashëm, pleqtë duhet të kenë parasysh mundësitë e çdo lajmëtari të Mbretërisë. Kjo kërkon mendjemprehtësi. Sigurisht që disa mund të kenë nevojë për inkurajim që të bëjnë më shumë. Ndoshta e çmojnë ndihmën për ta organizuar më mirë aktivitetin e tyre. Sidoqoftë, nëse ndihmohen për të bërë me gëzim atë që munden, ky gëzim ndoshta i forcon ata që ta zgjerojnë aktivitetin e tyre të krishterë aq sa është e mundur.​—Nehemia 8:10; Psalmi 59:16; Jeremia 20:9.

Paqja që vjen nga nënshtrimi i gëzuar

17, 18. (a) Si mund të na sjellë paqe dhe drejtësi nënshtrimi i gëzuar? (b) Çfarë mund të jetë e jona, nëse me të vërtetë i kushtojmë vëmendje urdhërimeve të Perëndisë?

17 Nënshtrimi i gëzuar ndaj sovranitetit legjitim të Jehovait na sjell paqe të madhe. Psalmisti i tha në lutje Jehovait: «Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd dhe nuk ka asgjë që mund t’i rrëzojë.» (Psalmi 119:165) Bindja ndaj ligjeve të Perëndisë na sjell dobi edhe neve. Jehovai i tha Izraelit: «Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, i shenjti i Izraelit: ‘Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh. Ah, sikur t’u kishe kushtuar kujdes urdhërimeve të mia! Paqja jote do të ishte si një lumë dhe drejtësia jote si valët e detit.’»​—Isaia 48:17, 18.

18 Sakrifica shpërblerëse e Krishtit na sjell paqe me Perëndinë. (2. Korintasve 5:18, 19) Nëse kemi besim në gjakun shpërblerës të Krishtit dhe me ndërgjegje përpiqemi të luftojmë dobësitë tona dhe të bëjmë vullnetin e Perëndisë, do të gjejmë ngushëllim nga ndjenja e fajit. (1. Gjonit 3:19, 23) Ky besim, i mbështetur tek veprat, na jep një pozitë të drejtë para Jehovait dhe një shpresë të mrekullueshme për të mbijetuar «mjerimin e madh» e për të jetuar përgjithmonë në botën e re të Jehovait. (Zbulesa 7:14-17; Gjoni 3:36; Jakovi 2:22, 23) E gjithë kjo mund të jetë e jona ‘nëse vetëm i kushtojmë kujdes të vërtetë urdhrave të Perëndisë’.

19. Nga se varet lumturia jonë tani dhe shresa për jetën e përhershme dhe si e shprehu Davidi bindjen tonë të sinqertë?

19 Po, lumturia jonë tani dhe shpresa për jetën e përhershme në një tokë parajsore varen nga nënshtrimi ynë i gëzuar ndaj autoritetit të Jehovait si Zoti Sovran i universit. Le të jemi të një mendjeje me ndjenjat e Davidit, i cili tha: «Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithçka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o zot është mbretëria dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithçka. Prandaj, ne o Perëndia ynë, të falënderojmë dhe kremtojmë emrin tënd të lavdishëm.»​—1. Kronikat 29:11, 13.

Pika për t’u kujtuar

◻ Çfarë lloj nënshtrimi dhe bindjeje kërkon Jehovai nga shërbëtorët e tij?

◻ Si u shpërblye Jezui për bindjen e tij dhe çfarë duhet të tregojmë me mënyrën tonë të të vepruarit?

◻ Si duhet ta imitojnë Jezuin të gjithë mbikëqyrësit në mënyrën se si ai i trajtonte delet?

◻ Çfarë përfshin të qenët teokratik?

◻ Çfarë bekimesh na sjell nënshtrimi i gëzuar?

[Figura në faqen 24]

Pleqtë e inkurajojnë kopenë të bëjë me gëzim atë që mundet

[Figura në faqen 26]

Jehovai gjen kënaqësi tek ata që i binden nga zemra

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo