Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë
«Një monument i frymës së bashkëpunimit»
AFËR pikës më jugore të Spanjës, ngrihet një vigan monolit gurëgëlqeror, i njohur si shkëmbi i Gjibraltarit. Për qindra vjet, ky shkëmb ka qenë një dëshmitar i heshtur i debateve politike dhe mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa kohët e fundit, shkëmbi i Gjibraltarit, ka qenë sfond i një manifestimi të bashkëpunimit dhe unitetit, gjëra që shihen rrallë në botën e sotme.
Vetëm 3 km larg shkëmbit shtrihet qyteti spanjoll La Linea. ndërtimi i Sallës së Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait, solli në këtë qytet qindra punëtorë vullnetarë që mezi prisnin të të ofronin kohën dhe energjinë e tyre. Ndërkohë që punonin për të ndërtuar një vend të përshtatshëm për adhurimin e Krijuesit, Perëndisë Jehova, dukej sikur edhe edhe sfondi madhështor i shkëmbit të Gjibraltarit e humbi rëndësinë në krahasim me projektin e ndërtimit në punë e sipër.
Lajmëtarët e Mbretërisë në këtë pjesë të botës dërguan raportin vijues:
«Nëntëqind vullnetarë entuziastë kanë punuar ditë e natë, duke filluar nga pasditja e së premtes së 24 shtatorit 1993. Të dielën në darkë, në orën shtatë, tabela me mbishkrimin Salla e Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait ishte në vendin e saj dhe ndërtesa e re tërheqëse u përdor për mbledhjen e parë publike.
Shumë Dëshmitarë nga Gjibraltari fqinj kaluan kufirin për të ndihmuar vëllezërit e tyre spanjollë. ‘Përçarjet politike nuk e ftohën frymën e vëllazërisë sonë ndërkombëtare’,—shpjegon një nga vullnetarët, i lindur në Gjibraltar. Ai shtoi: ‘Disa vjet më parë, miq nga La Linea erdhën të na ndihmonin për të ndërtuar Sallën tonë të Mbretërisë në Gjibraltar dhe tani ne jemi të lumtur t’i përgjigjemi reciprokisht dashamirësisë.’
Si shtesë të përpjekjeve bujare të dy kongregacioneve të Dëshmitarëve të Jehovait dhe qindra ndihmësve të kualifikuar nga rajoni andaluzian, qyteti i La Lineas vendosi ta dhurojë terrenin e nevojshëm. ‘Tradicionalisht, autoritetet lokale spanjolle e kanë siguruar gjithmonë tokën për ndërtimin e kishave katolike,—shpjegoi kryetari i bashkisë së La Lineas gjatë një vizite në kantierin e ndërtimit.—Pse të mos bëjmë të njëjtën gjë edhe për sektet e tjera fetare? Jam shumë i emocionuar nga vetëmohimi i vullnetarëve dhe mendoj se ata e meritojnë mbështetjen tonë. Ne kemi shumë nevojë për këtë lloj fryme në këtë botë të sotme të përçarë.’
«Ai iu referua Sallës së Mbretërisë si ‘një monument i frymës së bashkëpunimit’. Në fakt, aspekti më emocionues nuk ishte as projekti arkitekturor dhe as përmasat e ndërtesës. Ajo që i emocionoi më shumë personat, ishte fakti që u ndërtua tërësisht nga vullnetarë dhe u ngrit brenda vetëm 48 orëve!»
Është e qartë se Dëshmitarët e Jehovait në La Lineas dhe në zonat e tjera përreth u treguan besnikë ndaj fjalëve të Galatasve 6:10, ku apostulli Pavël i këshillon bashkëbesimtarët duke u thënë: «Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.»