BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/11 f. 8-10
  • Përse Dëshmitarët vazhdojnë t’ju vizitojnë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse Dëshmitarët vazhdojnë t’ju vizitojnë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjegjësia përpara Perëndisë
  • Çfarë i shtyn Dëshmitarët?
  • A paguhen Dëshmitarët?
  • Ndikimi i dëshmisë së tyre
  • Dëshmitarët e Jehovait
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Duke dhënë dëshmi në «të gjitha kombet»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Së pari duhet predikuar ky lajm i mirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Organizata e Jehovait mbështet shërbimin tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/11 f. 8-10

Përse Dëshmitarët vazhdojnë t’ju vizitojnë?

«PRAPË këta! S’ka disa javë që ishin këtu!» A ke menduar ndonjëherë kështu kur një Dëshmitar i Jehovait ka trokitur në portë? Sot, miliona njerëz vizitohen rregullisht nga Dëshmitarët e Jehovait. Ndoshta mund të pyesësh: Përse vazhdojnë akoma, kur e dinë se shumë njerëz kanë fenë e tyre dhe nuk janë të interesuar? Kjo pyetje meriton një përgjigje.

Përgjegjësia përpara Perëndisë

Dëshmitarët e Jehovait kanë mësuar nga Shkrimet se që nga viti 1914, kur shpërtheu Lufta I Botërore, ngjarjet botërore kanë plotësuar profecitë biblike lidhur me fundin e sistemit aktual të botës dhe sundimin e ardhshëm të Mbretërisë së Perëndisë mbi tokën. Gati një shekull dhunë, gjakderdhje dhe urrejtje duket sikur e ka larguar gjithnjë e më shumë njerëzimin nga zgjidhja e problemeve të tyre në rrugë politike. Luftërat dhe terrorizmi që akoma ushtrojnë një ndikim të madh mbi familjen njerëzore, tregojnë se sundimi njerëzor nuk ka mundur të ndryshojë zemrat, mendjet dhe qëndrimin e njerëzve. Zemërimi i rrënjosur thellë lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në historinë e së kaluarës akoma helmon marrëdhëniet ndërmjet grupeve etnike, raciale dhe fetare. Kjo gjë ndodh edhe në vendet që i ndan një distancë e madhe, si Afganistani, Afrika e Jugut, India, Irlanda Veriore, Jugosllavia dhe Lindja e Mesme.

Çfarë i shtyn Dëshmitarët?

Dëshmitarët e Jehovait kanë kuptuar se rrugëdalja e vetme është ajo e Perëndisë​—Mbretëria e tij e premtuar e sunduar nga Jezu Krishti. Edhe Jezui e kërkoi atë Mbretëri në lutjen e famshme model të tij: «Ju, pra, lutuni kështu: ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiej.’» Dëshmitarët besojnë se kjo lutje në të vërtetë kërkon ndërhyrjen e Perëndisë në çështjet e njerëzimit.​—Mateu 6:9, 10.

Përse atëherë Dëshmitarët e Jehovait ndiejnë nevojën e vazhdueshme për të shkuar shtëpi më shtëpi dhe për t’u munduar ta përhapin këtë mesazh? Për shkak të dy urdhërave, të cilëve Jezui u dha rëndësi të veçantë: «‘Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.’ Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.’»​—Mateu 22:37-39.

Dëshmitarët duan të marrin bekimin e Perëndisë dhe meqenëse i duan të afërmit, dëshirojnë që edhe të tjerët ta kenë këtë bekim. Prandaj, duke ndjekur shembullin e Jezuit, ata ndihen të nxitur nga dashuria altruiste për të vizituar fqinjët e tyre. Duan që të paktën t’u japin atyre mundësinë për të njohur atë që «Perëndia i lumtur» ka premtuar për njerëzit e bindur në një tokë të pastruar.​—1. Timoteut 1:11, BR; 2. Pjetrit 3:13.

Misionari i krishterë, Pavli, besonte tek premtimet e Perëndisë, prandaj shkroi: «Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes së të vërtetës që është sipas perëndishmërisë, në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave.» Po, Perëndia «që nuk gënjen», u «premtoi» jetën e përhershme të gjithë atyre që me përulësi kërkojnë ta njohin dhe t’i shërbejnë atij.​—Titit 1:1, 2; Sofonia 2:3.

A paguhen Dëshmitarët?

Ndonjëherë, disa ngjallin dyshime se Dëshmitarët paguhen për shërbimin e tyre, gjë që s’është aspak e vërtetë. Dëshmitarët i marrin seriozisht fjalët e Pavlit drejtuar kongregacionit të Korintit: «Ne nuk jemi shitës të fjalës së Perëndisë siç janë shumë njerëz, por flasim të shtyrë nga sinqeriteti, po, si të dërguar të Perëndisë, përpara Perëndisë në shoqëri me Krishtin.»​—2. Korintasve 2:17, BR.

Disa udhëheqës fetarë predikojnë për qëllime fitimi, duke marrë para për shërbimet fetare apo duke mbështetur ndonjë aktivitet tregtar përmes programeve televizive. Shumë fe kanë një kler që paguhet me rrogë.

Ndërsa Dëshmitarët nuk kanë ndonjë kler që të paguhet dhe shpeshherë literatura e tyre biblike u ofrohet atyre që e kërkojnë me sinqeritet të vërtetën pa ndonjë çmim, megjithëse shumë prej tyre nxiten të bëjnë dhurata vullnetare, që përdoren për të mbuluar një pjesë të harxhimeve të veprës së predikimit ndërkombëtar. Në harmoni me këshillën e Jezuit «falas morët, falas jepni», Dëshmitarët i japin falas burimet e tyre, duke përfshirë kohën e energjinë dhe duke dedikuar çdo vit miliona orë në shërbim të Perëndisë. Prandaj, përmes shërbimit nga shtëpia më shtëpi dhe përmes studimeve biblike në shtëpi ata mësojnë personat e interesuar.​—Mateu 10:8; 28:19, 20; Veprat 20:19, 20.

Faktet tregojnë se as Dëshmitarët e Jehovait si individë, as kongregacionet e tyre lokale dhe as Shoqata Watch Tower nuk veprojnë kështu për qëllime fitimi. Askush nuk paguhet për faktin se shkon shtëpi më shtëpi. Por si mbahet vepra atëherë? Përmes kontributeve vullnetare nga njerëz që e çmojnë atë në të gjithë botën. Nuk bëhen kurrë grumbullime parash.

Ndikimi i dëshmisë së tyre

A ka pasur ndonjë ndikim tek publiku shërbimi nga shtëpia në shtëpi dhe dëshmia joformale? Vënia në pah nga mjetet informative i përgjigjet në mënyrë të qartë kësaj pyetjeje. Dëshmitarët e Jehovait janë përmendur në programe televizive dhe në filma, ku tregohet dikush që troket në ndonjë portë. Edhe karikaturat i kanë përmendur Dëshmitarët. Aktiviteti i tyre i zellshëm është aq i njohur, saqë shumë karikaturistë në mbarë botën i kanë përfshirë në referimet e tyre. Ato mund të duken se janë satirike, por në të shumtën e rasteve bazohen në ndonjë fakt themelor pozitiv​—që Dëshmitarët e Jehovait janë të njohur për këmbënguljen e tyre në predikimin shtëpi më shtëpi.​—Veprat 20:20.

Një karikaturë e kohëve të fundit tregonte një burrë që po ngjitej në një mal për t’u konsultuar me një «guru». Ai i thotë: «Më fol për gjërat e mrekullueshme që do të ndodhin!» Si iu përgjigj mësuesi «guru»? «Pa të shohim . . . Do të ketë uri, murtaja dhe tërmete. Dielli do të shndërrohet në errësirë, ndërsa hëna në gjak.» Burri pyeti përsëri: «Por cili është lajmi i mirë atëherë?» Mësuesi «guru» iu përgjigj: «Perëndia do të fshijë çdo lot . . . dhe s’do të ketë më as vdekje, as vuajtje dhe as dhimbje!» Vizitori pyeti: «Nga i ke mësuar të gjitha këto?» Ai i përgjigjet: «Askush nuk i shpëton Dëshmitarëve të Jehovait!» Dhe kjo me sa duket vlen edhe për vetë autorin e karikaturës!

Ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë karikaturë dhe në të tjera akoma është se nxjerr në dritë jo vetëm qëndresën e vizitave të Dëshmitarëve, por edhe qëndrueshmërinë e mesazhit të tyre. Karikaturisti përfshin me pak fjalë një pjesë kryesore të predikimit shtëpi më shtëpi dhe të shkrimeve të cituara.​—Krahaso Mateun 24:7, 29; Zbulesa 21:3, 4.

Fakti që shumica e njerëzve e hedh poshtë mesazhin e tyre nuk i shkurajon Dëshmitarët dhe nuk e pakëson zellin e tyre. Apostulli Pjetër tha: «Në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës, të cilët do të ecin sipas dëshirave të veta, dhe do të thonë: ‘Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse që kur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbetën në po atë gjendje si në fillim të krijimit.» Pavarësisht nga kjo, të nxitur nga dashuria, Dëshmitarët vazhdojnë të vizitojnë fqinjët e tyre dhe do të bëjnë kështu derisa Perëndia t’i japë fund sistemit aktual të korruptuar.​—2. Pjetrit 3:3, 4.

Jezui tha se në ditët e fundit, së pari do të predikohej lajmi i mirë. Për të kuptuar më mirë përse dhe si predikohet lajmi i mirë, lexo dy artikujt vijues.​—Marku 13:10.

[Figurat në faqen 9]

Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë një klasë klerike që paguhet—të gjithë janë shërbëtorë vullnetarë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo