BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/11 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Jeseu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Perëndia zgjedh Davidin
    Libri im i tregimeve biblike
  • Një njeri siç ia do zemra Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Pika kryesore nga libri i Isaisë—Pjesa I
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/11 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Meqë Jezui ishte pasardhës i Jeseut dhe i Davidit, përse është quajtur «rrënja» e paraardhësve të tij, Jeseut dhe Davidit?

Ti mendon se normalisht rrënja e një peme apo një bime është përpara trungut dhe degëve. Prandaj, duhet të konsiderohet se Jeseu (ose biri i tij, Davidi) është rrënja nga e cila më në fund doli Jezui. Edhe Isaia 11:10 paratha se Mesia i ardhshëm do të ishte «rrënja e Jeseut» dhe Romakëve 15:12 ia aplikon këtë profeci Jezu Krishtit. Më vonë, Zbulesa (Apokalipsi) 5:5 e quan atë «Luani që është nga fisi i Judës, rrënja e Davidit». (BR) Ekzistojnë arsye për këto emërtime.

Shpesh Bibla përdor një bimë, për shembull një pemë, për të ilustruar. Nganjëherë ka lidhje me faktin që një farë mbin dhe rritet, rrënjët zhvillohen përpara degëve, lastarëve apo frutave, të cilat mbahen të gjitha nga rrënjët. Për shembull, Isaia 37:31 thotë: «Dhe pjesa që mbetet e shtëpisë së Judës që do të shpëtojë do të vazhdojë të vërë rrënjë poshtë dhe të bëjë fryte lart.»​—Jobi 14:8, 9; Isaia 14:29.

Nëse rrënjët dëmtohen, e tërë pema e ndien ndikimin. (Krahaso Mateun 3:10; 13:6.) Si pasojë Malakia shkroi: «‘Dita që po vjen do t’i djegë’, thotë Zoti i ushtrive, ‘në mënyrë të tillë që të mos u mbetet as rrënja as dega’.» (Malakia 4:1) Domethënia është e qartë: copëtim i plotë. Qoftë prindërit (rrënjët) ashtu edhe pinjollët (degët) do të priteshin.a Kjo thekson përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre të vegjël; e ardhmja e përhershme e fëmijëve të vegjël mund të përcaktohet nga qëndrimi i prindërve të tyre përpara Perëndisë.​—1. Korintasve 7:14.

Gjuha e përdorur tek Isaia 37:31 dhe Malakia 4:1 rrjedh nga fakti që degët (dhe frytet që dalin nga degët dytësore) marrin jetë nga rrënja. Ky është çelësi për të kuptuar se në ç’mënyrë Jezui është «rrënja e Jeseut» dhe «rrënja e Davidit».

Nga gjaku, Jeseu dhe Davidi ishin paraardhësit e Jezuit; ata ishin rrënjët, ai filizi ose lastari. Për Mesinë e ardhshëm Isaia 11:1 thoshte: «Një degëz do të dalë nga trungu i Isaias [Jeseut, BR] dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij.» Ngjashëm, në Zbulesën 22:16 Jezui përcaktohet si «pasardhja e Davidit». Por përcaktohet edhe si ‘rrënja e Davidit’. Përse?

Një mënyrë në të cilën Jezui është «rrënja» e Jeseut dhe Davidit, është se me anë të tij mbetet gjallë linja e tyre gjenealogjike. Sot, askush nuk mund të tregojë se i përket fisit të Levit, të Danit apo të Judës, por mund të jemi të sigurt se linja e Jeseut dhe e Davidit jeton, sepse Jezui është i gjallë në qiell.​—Mateu 1:1-16; Romakëve 6:9.

Jezui, gjithashtu, ka marrë detyrën e Mbretit qiellor. (Luka 1:32, 33; 19:12, 15; 1. Korintasve 15:25) Kjo ndikon edhe në marrëdhënien që ka me paraardhësit e tij. Në mënyrë profetike Davidi e quajti Jezuin Zotërinë e tij.​—Psalmi 110:1; Veprat 2:34-36.

Së fundi, Jezui ka marrë fuqi të plotë si gjyqtar. Gjatë Mijëvjeçarit të ardhshëm, dobitë e shpërblimit të Jezuit do të përhapen edhe tek Jeseu e Davidi. Jeta e tyre mbi tokë do të varet nga Jezui, i cili do të bëhet «Ati i përhershëm» i tyre.​—Isaia 9:6.

Si pasojë, edhe duke qenë një pasardhës i Jeseut dhe i Davidit, për shkak të asaj që është bërë dhe të asaj që do të bëjë, Jezui mund të përcaktohet «rrënja e Jeseut» dhe «rrënja e Davidit».

[Shënimi]

a Një gjuhë e ngjashme me këtë përdorej në një mbishkrim varri të vjetër fenikas. Për këdo që do të hapte vendin e varrimit thotë: «Mos pastë rrënjë poshtë dhe as fryt lart!»​—Vetus Testamentum, prill 1961.

[Burimi i figurës në faqen 31]

Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo