BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/2 f. 21-25
  • Një tokë shterpë bëhet pjellore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një tokë shterpë bëhet pjellore
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Trashëgim frymor
  • Duke marrë pjesë në veprën e predikimit
  • Mbjellja përgjatë bregut
  • Duke vazhduar shërbimin me një bashkëshorte
  • Duke mposhtur kundërshtimet
  • Duke duruar problemet në det
  • Përshtatje të mëtejshme
  • Vendi u bë pjellor
  • Në një ishull, pasi fundoset anija
    Libri im i tregimeve biblike
  • Varka e Galilesë​—Thesar nga kohët biblike
    Zgjohuni!—2006
  • I lumtur është populli që ka Perëndi Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/2 f. 21-25

Një tokë shterpë bëhet pjellore

TREGUAR NGA ARTUR MELIN

Ishte një ditë e kthjellët pranvere e vitit 1930 dhe unë ndodhesha mbi një bankë të portit të Princ Rupertit, në Kolumbinë Britanike. Tek shihja varkën që qëndronte në shtratin e detit, pyesja veten: ‘Ku ka shkuar gjithë ky ujë?’ Kjo ishte përvoja ime e parë me dallgët e Oqeanit Paqësor në bregdetin perëndimor të Kanadasë, ku niveli i detit mund të ulet deri në 7 metra vetëm në gjashtë orë. Por si përfundoi në brigjet e Oqeanit Paqësor një djalë i rritur në stepat e Kanadasë?

ISHA ftuar të zgjeroja privilegjin e shërbimit të plotë kohor ndaj Jehovait duke u bashkuar me ekuipazhin e varkës Charmian. Qëllimi ynë ishte t’i hapnim rrugën veprës së predikimit gjatë bregdetit të largët perëndimor nga Vankouver deri në Alaskë. Kjo shtrirje përfshinte gati gjithë vijën bregdetare të Kolumbisë Britanike, e cila ishte shterpë për sa i përket lavdëruesve aktivë të Jehovait. Përjashtimi i vetëm ishte një grup i vogël i lajmëtarëve të Mbretërisë në qytetin e Princ Rupertit.

Nuk kisha durim sa të filloja, kështu që sapo zbrita nga treni, menjëherë u drejtova për në port për të parë varkën Charmian dhe për të takuar ekuipazhin e saj: Arne dhe Kristina Barstad. Në bord nuk kishte asnjë, kështu që u largova. Më vonë kur u ktheva, mbeta i shastisur. Oqeani dukej sikur po thahej!

Por si kisha arritur të kisha këtë detyrë interesante?

Trashëgim frymor

Vlerësimi im për gjërat frymore filloi në shtëpi, në rrafshinat e Albertas, në Kanada. Babai im kishte gjetur një fletushkë të shkruar nga Charles Taze Russell i Zion’s Watch Tower Tract Society, që e ndryshoi rrënjësisht jetën e tij. Babai, pavarësisht nga koha që harxhonte në fermën e Kalmarit, provincë e Albertas, filloi t’u predikojë fqinjëve. Kjo ndodhi njëqind vjet më parë, pak pas vitit 1890.

Unë linda në këtë shtëpi me frikë Perëndie në 20 shkurt 1905, i teti nga dhjetë fëmijët, motra dhe vëllezër. Babai im si edhe anëtarë të tjerë të kësaj bashkësie suedeze, u bënë disa ndër Studentët Biblikë Botërorë. Me kohë, ndërtuan një vend mbledhjesh, që më vonë u quajt Salla e Mbretërisë. Ishte ndër të parat në Kanada.

Puna në fermë nuk na shkëputi kurrë nga pjesëmarrja në mbledhjet e krishtere, në disa prej të cilave mbaheshin fjalime nga oratorë të dërguar nga Shoqata (Watch Tower). Këto takime ngjallën tek ne dëshirën e zjarrtë për të marrë pjesë në veprën e predikimit. Si rezultat, pothuajse të gjithë në familjen tonë ecën në mënyrë të vendosur në dritën e së vërtetës biblike.

Duke marrë pjesë në veprën e predikimit

Në fillim të viteve ’20 mora detyrën time të parë si predikues. Duhej të shpërndaja ftesa nga dera në derë për një fjalim publik në qytetin e Edmontonit. Atë ditë ndërsa qëndroja atje vetëm, mësova një leksion të çmuar: Beso në Jehovain. (Proverbat 3:5, 6) Sa i lumtur isha ta kryeja këtë detyrë të parë me ndihmën e Jehovait!

Besimi im në organizatën e dukshme të Jehovait dhe në klasën e skllavit besnik dhe të matur, vazhdonte të rritej sa më shumë që sigurohej kuptueshmëria mbi Fjalën e tij të së vërtetës. Shumë praktika dhe zakone të shtuara në krishterim, si festimet e Krishtlindjeve dhe ditëlindjeve u flakën tej. Shpëtimi personal nuk mbeti për shumë kohë si preokupimi kryesor; në vend të kësaj, predikimi i Mbretërisë filloi të merrte rëndësinë që i takonte. E gjithë kjo pati një ndikim të thellë në jetën time. Prandaj, jo shumë pasi ia dedikova jetën time Jehovait, në 23 prill 1923, e bëra shërbimin e plotëkohor qëllimin tim.

Gjatë dimrave në stepat, ku temperatura arrinte shumë gradë nën zero, jepnim dëshmi në zonat e fshatrave me një slitë të tërhequr nga një kalë. Një herë kaluam me një grup dy javë atë që e quajtëm vepër me shtëpi të lëvizshme. Këto makina të veçanta, provuan se ishin shumë praktike për të dhënë dëshmi në hapësirat e gjera të stepave kanadeze. Pavarësisht nga problemet financiare, kushtet e vështira të motit dhe distancat e mëdha për t’u përshkuar, për rreth tre vjet ia dola mbanë për të ngulmuar në shërbimin e pionierit në Alberta, deri në ditën e paharruar në vitin 1930 kur u ftova të shërbeja në bregdetin perëndimor të Paqësorit. Pasi nuk dija asgjë rreth detit dhe varkave, kjo ftesë më hutoi.

Por jo shumë pasi arrita në Princ Rupert, u ndjeva si në shtëpi me shokët e mi të rinj. Vëlla Barstad ishte një marinar me përvojë pasi ishte marrë me peshkimin tregtar për shumë vjet. Në gjashtë vitet që pasuan predikuam në mënyrë intensive, duke shkuar dhe ardhur në ujërat bregdetarë të Kolumbisë Britanike nga Vankouver në Alaskë. Mësova një leksion tjetër: Prano gjithmonë një detyrë nga Jehovai dhe mos hezito kurrë.

Mbjellja përgjatë bregut

Ndalesa e parë në atë pranverë të vitit 1930 u bë në Kechikan të Alaskës, ku ngarkuam 60 kuti kartoni me literaturë biblike. Për disa javë, vizituam të gjitha shtëpitë në Kechikan, Vrangell, Petersburg, Xhunea, Skagva, Hanz, Sitka dhe vendbanime të tjera të shpërndara. Pastaj predikuam tërë bregdetin e Kolumbisë Britanike, duke e përfunduar atë para mbarimit të verës. Vizituam kampe të thella druvarësh, kampe të caktuara për përpunimin e peshqve, fshatra indiane, qytete të vogla, vendbanime të izoluara dhe gjuetarë lëkurash. Disa herë ishte e vështirë të largoheshe nga mbajtësit e vetmuar të fenerëve, të cilët gëzoheshin kur kishin dikë me të cilin mund të flisnin.

Me kohë, Shoqata na pajisi me gramafonë portativë dhe pllaka gramafoni me leksione biblike. I merrnim me vete së bashku me librat, Biblat dhe revistat. Shpesh na duhej t’i mbanim ato mbi shpinë ndërsa kacavirreshim mbi shkëmbinjtë bregdetarë. Gjatë zbaticave, na duhej t’i ngrinim me vështirësi ndërsa kacavirreshim mbi shkallët e lëvizshme për t’u ngjitur mbi bankinat e larta të vendit të ankorimit. Isha i lumtur për stërvitjen fizike që kisha marrë gjatë rinisë sime në fermë.

Sistemi për përforcimin e zërit që kishim në varkë, shërbente si një mjet i fuqishëm në përhapjen e lajmit të Mbretërisë. Pasi valët e zërit pasqyroheshin nga sipërfaqja e ujit, leksionet e regjistruara shpesh dëgjoheshin me kilometra larg. Një herë, ndërsa ishim ankoruar në një gji të izoluar të ishullit të Vankouverit, transmetuam një nga këto leksione biblike. Ditën tjetër, njerëzit që banonin aty na treguan me një ton të vrullshëm: «Dje dëgjuam një predikim nga qielli!»

Në një rast tjetër, një çift i moshuar tha se kishte dëgjuar të vinte muzikë nga oxhaku, por kur dolën jashtë nuk dëgjuan asgjë. Kur u kthyen brenda, dëgjuan një zë. Çfarë ishte? Ndërsa ishin jashtë, ne kishim ndryshuar pllakën. Zakonisht, në fillim transmetonim muzikë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, pastaj jepnim një leksion biblik.

Përsëri në një rast tjetër, ndërsa ishim ankoruar afër një ishulli në të cilin ndodhej një fshat indian, dy djem vendas erdhën duke vozitur për të parë se nga vinin zërat. Disa në ishull menduan se ishin zërat e të vdekurve të tyre që ishin kthyer në jetë!

Nuk ishte e pazakontë që në një ditë, t’u shpërndanim njëqind libra punëtorëve që punonin në fabrikat e thella të konservimit të peshkut. Duke patur pak zbavitje, ata kishin kohë të mendonin për gjërat frymore. Si përfundim shumë nga këta persona të izoluar, u bënë Dëshmitarë. Në udhëtimet e suksesshme, ishim të paduruar për t’i rivizituar ata e për të patur «një shkëmbim inkurajimi.»​—Romakëve 1:12.

Duke vazhduar shërbimin me një bashkëshorte

Në vitin 1931 u martova me Anën, motrën e Kristina Barstad. Pas kësaj, vazhduam së bashku si pionierë me varkën dhe gjatë viteve kemi patur shumë eksperienca inkurajuese. Balenat, luanët e detit, delfinët, drerët, arinjtë dhe shqiponjat ishin shoqëruesit tanë gjatë një sfondi me male madhështorë, gryka të izoluara dhe gjive të mbrojtur, pyje me kedra, pisha dhe bredha gjigantë të Dagllasit. Disa herë kemi ndihmuar drerë të cilët me të vegjlit e tyre mundoheshin të kapërcenin me not ngushticat me ujëra të rrëmbyer për të shpëtuar nga grabitqarët.

Një pasdite pamë një shqiponjë me kokë të bardhë që fluturonte shumë afër me sipërfaqen e ujit dhe që në kthetra mbante të shtrënguar fort një salmon të madh. Peshku ishte tepër i madh për ta nxjerrë plotësisht nga uji, kështu që shqiponja u drejtua drejt bregut duke tërhequr salmonin. Frenk Franske, një anëtar i ekuipazhit, e nuhati situatën dhe vrapoi përgjatë bregut për të takuar shqiponjën e lodhur dhe e bindi që të hiqte dorë nga preja e saj. Atë natë, ekuipazhi ynë i pionierëve pati një darkë të mrekullueshme me salmon dhe shqiponja edhe pse kundër dëshirës, mësoi të ishte bujare.

Në një ishull të vogël në pikën veriore të ishullit Vankouver, një çift me emër Thuot pranoi të vërtetën biblike. Burri, analfabet, ishte një person me personalitet të fortë dhe i pavarur në të 95-tat e tij dhe gruaja ishte rreth të 85-tave Megjithatë, ai ishte aq i interesuar për të vërtetën, saqë u përul dhe e lejoi të shoqen që ta mësonte të lexonte. Shpejt, ishte në gjendje të studionte vetë Biblën dhe botimet e shoqatës. Në jo më pak se tre vjet më vonë, unë kisha kënaqësinë që t’i pagëzoja të dy bashkë në shtëpinë e tyre të largët, duke përdorur barkën tonë me rrema si vend pagëzimi!

Patëm kënaqësinë të shihnim edhe familjen Sallis të pranonte mesazhin e Mbretërisë. Uollter lexoi broshurën Luftë apo Paqe, cila? dhe e njohu menjëherë tingullin e së vërtetës. Pak pas kësaj, e tërë familja u bashkua me Uollterin në radhët e pionierëve në Vankouver, ku lidhnim Charmian gjatë dimrit. Ai u tregua shumë i zellshëm dhe me kalimin e viteve u hyri në zemër të gjithëve në shoqërinë e vëllezërve në zonën e Vankouverit. Në vitin 1976, e përfundoi jetën e tij tokësore duke lënë një familje të madhe Dëshmitarësh.

Duke mposhtur kundërshtimet

Klerikët në fshatrat indiane shpesh e fyenin veprën tonë dhe na konsideronin kundravajtës në fushën e tyre frymore. Në Port Simpson, kleri lokal i kërkoi kryetarit të fshatit që të na e ndalonte vajtjen nëpër shtëpira. E takuam kryetarin dhe e pyetëm nëse kleri kishte të drejtë t’i konsideronte banorët e tij aq injorantë sa të mos mendonin për veten e tyre. Ne i sugjeruam që banorët e tij të kishin mundësinë për të dëgjuar një fjalim mbi Fjalën e Perëndisë dhe të vendosnin vetë se çfarë donin të besonin. Rezultati: na dha leje që të vazhdonim të predikonim në fshat.

Kryetari i një fshati tjetër, për dekada i theu të gjitha përpjekjet e anëtarëve të këshillit dhe grupeve fetare për të penguar Dëshmitarët të flisnin me njerëzit e tij. «Sa të jem unë kryetar,—tha ai—Dëshmitarët e Jehovait janë të mirëpritur këtu.» Është e vërtetë se jo gjithmonë ishim të mirëpritur kudo, por pavarësisht nga kundërshtimet ne kurrë nuk u detyruam për të braktisur një zonë. Kështu ia dolëm mbanë të kryenim shërbimin tonë në çdo vend që na ishte caktuar.

Duke duruar problemet në det

Gjatë viteve na është dashur të përballonim stuhi, rryma, shkëmbinj të pashënuar në hartë dhe disa herë probleme me motorin. Një herë dolëm nga kursi dhe iu afruam ishullit Laskueti, rreth 160 km në veri të Vankouverit. Për shkak të një zbatice, ngecëm në një shkëmb nënujor, në mëshirë të kushteve të motit. Nëse moti do të keqësohej, varka do të bëhej copë-copë mbi shkëmbinj. U kacavirrëm të gjithë nëpër shkëmbinj dhe përpiqeshim të bënim më të mirën në situatën që ndodheshim. Hëngrëm drekë, studiuam pak dhe pritëm që të vinte batica.

Pavarësisht nga rreziqet dhe telashet e shumta, ishte një jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Megjithatë, lindja e dy djemve solli një ndryshim të madh. Vazhduam të jetonim në varkë, por sa herë që lundronim gjithnjë e më në veri të lumit Oona, Ana me djemtë qëndronte në shtëpi me prindërit e saj, ndërsa ne të tjerët vazhdonim në veri, drejt Alaskës. Pastaj, kur ktheheshim në jug, bashkoheshim me Anën dhe fëmijët.

Nuk mbaj mend që fëmijët të jenë ankuar ndonjëherë apo të kenë qenë të sëmurë. U vishnim gjithmonë brezat e shpëtimit dhe disa herë i siguronim duke lidhur një litar rreth tyre. Po, ka pasur edhe momente tensioni.

Përshtatje të mëtejshme

Në vitin 1936, na duhej ta linim Charmian dhe unë gjeta një punë. Më vonë lindi djali i tretë. Me kohë, bleva një varkë e cila shërbente jo vetëm për të siguruar mjetet e jetesës por na jepte mundësinë që të vazhdonim predikimin përgjatë bregut.

U vendosëm në një shtëpi në ishullin Digbi, përtej gjirit të Princ Rupertit dhe jo shumë pas kësaj u formua një kongregacion i vogël. Gjatë luftës së dytë botërore, kur vepra e Dëshmitarëve të Jehovait u ndalua në Kanada, shkonim me varkë në Princ Rupert pas mesnate dhe i bënim një «blitz»a territorit duke shpërndarë literatura në çdo shtëpi. Askush nuk tregoi gjë kurrë për krosin tonë të mesnatës gjatë së cilit shpërndanim literatura të ndaluara!

Vendi u bë pjellor

Gradualisht, shumë njerëz filluan të shoqëroheshin me Dëshmitarët e Jehovait dhe në vitin 1948, nevoja për një Sallë Mbretërie në Princ Rupert ishte e dukshme. Pasi blemë një ndërtesë ushtrie që gjendej në anën tjetër të portit, e çmontuam, e transportuam me trap për ta çuar në anën tjetër dhe pastaj e hypëm në një kamion për ta çuar në vendin ku do të montohej. Jehovai i bekoi përpjekjet tona të mëdha dhe ne patëm Sallën tonë të Mbretërisë.

Në vitin 1956, u rifuta në radhët e pionierëve dhe në 1964-ën Ana u bashkua me mua. Filluam përsëri të punonim me varkë përgjatë bregut të Paqësorit. Për një farë kohe ne morëm pjesë edhe në veprën qarkore, duke vizituar kongregacionet nga ishujt e Mbretëreshës Sharlot, duke vazhduar drejt lindjes përtej maleve deri në liqenin Fraser, për të arritur në Princ Xhorxh dhe Mekenzai. Gjatë viteve kemi përshkruar mijëra kilometra me makinë, varkë dhe aeroplan përgjatë pjesës verilindore të Paqësorit.

Në Princ Rupert vazhduam të kishim eksperienca të bukura në shërbim. Si Ana edhe unë, kemi studiuar me persona që më vonë kanë marrë pjesë në Shkollën e Galaadit (Watch Tower Bible School) dhe pas kësaj kanë shërbyer si misionarë në vende të huaja. Çfarë gëzimi ishte të shihnim fëmijët tanë frymorë duke çuar mesazhin e çmuar të Mbretërisë në vende të largëta!

Tani të dy i kemi kaluar të 80-tat dhe po i bëjmë ballë një shëndeti të keqësuar, por jemi akoma të lumtur në shërbimin e Jehovait. Bukuritë natyrore që kemi parë në Alaskë dhe në Kolumbinë Britanike ngjallin kujtime të këndshme. Por ajo që na jep më tepër gëzim është të shohësh atë që dikur ishte shkretëtirë shterpë frymore, tani të lulëzojë në shumë kongregacione të lavdëruesve të Jehovait.

Ajo që na ka sjellë një gëzim të veçantë, ka qenë tek shihnim se si fëmijët tanë të një gjaku dhe ata frymorë rriteshin dhe bekoheshin nga Jehovai. Ne gëzohemi që kemi patur një pjesë të vogël në rritjen frymore të kësaj pjese të tokës. Alaska, për shembull, ka tani zyrën e saj të degës që kordinon veprën në rreth 25 kongregacione.

Këtu në Princ Rupert në vitin 1988, patëm privilegjin të dedikonim një Sallë të re Mbretërie tamam në qendër të qytetit. Po, ne gëzohemi siç bëri Isaia, kur tha: «Ti e ke rritur kombin; O Jehova, . . . je përlëvduar. I ke zgjeruar tërë kufijtë e vendit».​—Isaia 26:15.

[Shënimi]

a Fjalë në gjuhën gjermane që përdorej shpesh gjatë luftës së dytë botërore dhe ka kuptimin, «sulm i rrufeshëm».

[Figura në faqen 21]

Duke shërbyer në veprën qarkore, 1964-1967

[Figura në faqen 24]

Lloji i varkës i përdorur në dëshminë përgjatë bregut

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo