Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës
ME QËLLIMIN për të forcuar personelin e Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, nga 1 korriku i vitit 1994, 11 pleqve që shërbejnë tani iu shtua një anëtar tjetër. Anëtari i ri është Gerrit Lösch.
Vëlla Lösch e filloi shërbimin e plotëkohor në 1 nëntor 1961 dhe është diplomuar në klasën e 41-të të Shkollës së Galaadit (Watchtower Bible School of Gilead). Nga viti 1963 deri në 1976, ka shërbyer në veprën qarkore dhe krahinore në Austri. Në 1967-ën u martua me Meretën dhe të dy së bashku shërbyen për 14 vjet si anëtarë të familjes Bethel të Vienës. Para katër vjetësh, u trasferuan në qendrën e Shoqatës në Bruklin, Nju Jork, ku vëlla Lösch shërbeu në zyrat administrative dhe si një asistent në Komitetin e Shërbimit. Me përvojën e tij të shumëllojshme në zonën Evropiane dhe me njohurinë e tij për gjuhë të ndryshme—gjermane, angleze, rumune dhe italiane—do t’i japë një kontribut të çmuar veprës së Trupit Udhëheqës.