BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/11 f. 28-30
  • Rezistoju traditave të paperëndishme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rezistoju traditave të paperëndishme
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Zakone bestytnore në funerale
  • «Pastrimi» seksual
  • Aborte spontane dhe fëmijë që lindin të vdekur
  • Shmang përplasjet, por qëndro i patundur
  • Një pikëpamje e krishterë për zakonet e funeralit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Të ruhemi nga zakonet që nuk i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • «Ushqeni gojën, jo këmbët»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Funeralet e krishtere​—Dinjitoze, të thjeshta dhe të miratuara nga Perëndia
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/11 f. 28-30

Rezistoju traditave të paperëndishme

«E VËRTETA do t’ju bëjë të lirë»,—tha Krishti. (Gjoni 8:32) Po, krishterimi i liron njerëzit, i liron nga skllavëria e bestytnive, nga besimi në doktrina dhe shpresa të rreme, i liron nga zgjedha e praktikave degraduese.

Megjithatë, ashtu si në kohët e lashta, të krishterët sot ballafaqohen shpesh me presione për t’iu kthyer traditave të mëparshme. (Galatasve 4:9, 10) Kjo nuk do të thotë se të gjitha zakonet popullore janë të dëmshme. Në fakt, një i krishterë mund të ndjekë zakone lokale që janë të shëndetshme e të dobishme. Por, kur zakonet bien në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë, të krishterët nuk bëjnë kompromise. Për këtë arsye, Dëshmitarët e Jehovait janë të mirënjohur ngaqë nuk pranojnë të marrin pjesë në festimet e Krishtlindjeve, ditëlindjeve dhe zakoneve të tjera që janë kundër Fjalës së Perëndisë.

Ky qëndrim i guximshëm ka sjellë shpesh si rezultat shumë tallje e kundërshtime nga ana e shokëve, komshinjve dhe të afërmve që nuk besojnë. Kjo ndodh sidomos në disa vende afrikane, ku mjaft tradita ndiqen përgjithësisht nëpër funerale, martesa dhe lindje. Presionet për t’u bashkuar në to mund të jenë të jashtëzakonshme, duke përfshirë shpesh kërcënimet dhe dhunën. Si mund të qëndrojnë të patundur të krishterët? A ka mundësi të shmangim përplasjet, pa rënë në kompromis? Për t’u përgjigjur, le të shqyrtojmë se si ia kanë bërë të krishterët besnikë me disa tradita të pabazuara në Shkrime.

Zakone bestytnore në funerale

Në jug të Afrikës ekzistojnë shumë tradita që kanë të bëjnë me funeralet dhe varrimet. Ata që mbajnë zi, zakonisht kalojnë gjithë natën, apo disa netë, në shtëpinë e të vdekurit, ku mbahet vazhdimisht ndezur një zjarr. Familjarëve nuk u lejohet të gatuajnë, të qethen, madje as të lahen, derisa të kryhet varrimi. Më pas, ata duhet të lahen me një përzierje të vaçantë barishtesh. A janë të pranueshme këto zakone për të krishterët? Jo. Të gjitha këto pasqyrojnë besimin në pavdekësinë e shpirtit dhe një frikë të sëmurë ndaj të vdekurve.

Eklisiastiu 9:5 (Predikuesi) thotë: «Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë.» Njohja e kësaj të vërtete të liron nga frika e ‘frymërave të të vdekurve’. Por, çfarë duhet të bëjë një i krishterë, kur të nisur nga qëllimet të mira të afërmit kërkojnë që ai apo ajo të marrë pjesë në këto rite?

Le të shqyrtojmë shembullin e një Dëshmitareje afrikane të quajtur Xhen, së cilës i vdiq i ati. Kur mbërriti në shtëpinë ku bëhej funerali, asaj i thanë menjëherë se bashkë me familjen e saj duhej të kërcenin rrotull kufomës gjithë natën, për të qetësuar frymën e të vdekurit. «U thashë se si Dëshmitare e Jehovait, unë s’mund të merrja pjesë në praktika të tilla,—tregon Xheni.—Megjithatë, ditën pas varrosjes, të afërmit më të moshuar thanë se po shkonin të lanin pjesëtarët e familjes së të ndjerit, për t’i mbrojtur akoma nga fryma e të vdekurit. Përsëri nuk pranova të merrja pjesë. Ndërkohë, mamanë e mbanin të izoluar në një shtëpi. Kushdo që dëshironte ta takonte, së pari duhej të pinte një pije alkoolike të përgatitur për atë qëllim.

S’pranova të përfshihesha në asnjë nga këto punë. Shkova në shtëpi për të përgatitur ca ushqim dhe e çova në shtëpinë ku mbanin mamanë. Kjo e zhgënjeu me të vërtetë familjen time. Të afërmit mendonin se nuk isha normale.» Për më tepër, ata e tallën dhe e mallkuan, duke i thënë: «Pasi ke përbuzur traditat tona për fenë tënde, do të kesh telashe me frymën e babait tënd. Në fakt, mund të mos kesh më fëmijë.» Megjithatë, Xhenin nuk e zuri frika. Rezultati? Ajo thotë: «Në atë kohë kisha dy fëmijë. Tani kam gjashtë! Kjo i bëri me turp ata që më thanë se nuk do të kisha më fëmijë.»

«Pastrimi» seksual

Një traditë tjetër përfshin pastrimin ceremonial pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve. Nëse vdes gruaja, familja e saj i sjell burrit të mbetur vejan kunatën apo një grua tjetër, e cila është e lidhur ngushtë me të shoqen e tij të vdekur. Ai është i detyruar të ketë marrëdhënie seksuale me të. Vetëm pas kësaj ai mund të martohet me kë të dëshirojë. Njësoj ndodh kur vdes burri i ndonjë gruaje. Mendohet se me këtë praktikë bashkëshorti i mbetur gjallë pastrohet nga «fryma» e të vdekurit.

Kushdo që s’pranon të pastrohet në këtë mënyrë, rrezikon të heqë pasojat e zemërimit të të afërmve. Ai ose ajo mund të izolohen dhe të bëhen objekt i talljeve dhe mallkimeve. Megjithatë, të krishterët nuk pranojnë të ndjekin këtë zakon. Ata e dinë se në vend që të jenë njëfarë «pastrimi», marrëdhëniet seksuale jashtë martesës janë një ndotje në sytë e Perëndisë. (1. Korintasve 6:18-20) Për më tepër, të krishterët duhet të martohen «vetëm në Zotërinë».​—1. Korintasve 7:39, BR.

Violetës, një e krishterë nga Zambia, i vdiq burri. Më pas, të afërmit i sollën një burrë, duke këmbëngulur që ajo të kishte marrëdhënie seksuale me të. Violeta nuk pranoi dhe si ndëshkim nuk iu lejua të mbushte ujë nga pusi publik. E paralajmëruan gjithashtu të mos kalonte në rrugën kryesore, përndryshe do të kishte pasoja. Sidoqoftë, ajo nuk u tremb nga të afërmit apo nga bashkëfshatarët.

Më vonë, Violeta u thirr nga një gjykatë lokale. Me guxim, ajo shpjegoi arsyet biblike për të cilat nuk pranonte të kryente marrëdhënie të paligjshme seksuale. Gjykata u shpreh në favor të saj, duke thënë se nuk mund ta detyronte t’u përshtatej zakoneve dhe traditave lokale që binin ndesh me bindjet e saj. Është interesante se mospranimi i saj i vendosur për të bërë kompromis shërbeu për të zbutur presionet mbi Dëshmitarët e tjerë në fshat, të cilët më vonë përballuan të njëjtën gjë.

Një Dëshmitare afrikane e quajtur Monika, përballoi presione të ngjashme pas vdekjes së të shoqit. Familja e burrit këmbëngulte t’i jepte një burrë tjetër. Monika tregon: «Kundërshtova e vendosur për t’iu bindur urdhrit në 1. Korintasve 7:39.» Por presionet nuk pushuan me kaq. «Më kërcënuan,—thotë Monika.—Më thanë: ‘Po s’pranove, s’ke për t’u martuar asnjëherë.’ Pohuan madje se disa nga të bashkëkrishterët e mi, ishin pastruar fshehurazi në këtë mënyrë.» Megjithatë, Monika qëndroi e patundur. «Qëndrova e pamartuar për dy vjet e pas kësaj u martova përsëri në mënyrë të krishterë»,—thotë ajo. Monika shërben tani si pioniere e rregullt.

Aborte spontane dhe fëmijë që lindin të vdekur

Në jug të Afrikës, të krishterët duhet të përballojnë edhe zakonet që kanë të bëjnë me abortet spontane dhe fëmijët që lindin të vdekur. Këto ndodhi tragjike janë rezultat i papërsosmërisë njerëzore dhe jo ndëshkime hyjnore. (Romakëve 3:23) Por nëse një grua ka një abort spontan, disa tradita afrikane kërkojnë që ajo të trajtohet si e dëbuar për njëfarë kohe.

Një grua që kishte pasur një dështim spontan, u habit kur pa një Dëshmitar të vinte drejt shtëpisë së saj. Kur ai u afrua, ajo i bërtiti: «Mos hajde këtu! Sipas zakonit, një grua që sapo ka pasur një abort spontan nuk duhet të presë vizita.» Megjithatë, Dëshmitari i tha se Dëshmitarët e Jehovait u çojnë mesazhin e Biblës njerëzve të çdo soji dhe nuk i ndjekin zakonet lokale në lidhje me abortet. Pastaj, i lexoi Isainë 65:20, 23, duke shpjeguar se nën Mbretërinë e Perëndisë s’do të ketë aborte spontane dhe fëmijë që lindin të vdekur. Si rezultat, gruaja pranoi një studim biblik.

Zakonet bestytnore mund të pasojnë, gjithashtu, varrosjen e fëmijëve që lindin të vdekur. Kur një Dëshmitar i quajtur Jozef ishte i pranishën në një varrim të tillë, i thanë se të gjithë të pranishmit duhej të lanin duart me disa barishte e të fërkonin gjoksin me to. Sipas tyre kjo nuk lejonte që «fryma» e vogëlushit të kthehej e t’i dëmtonte. Jozefi u shmang me respekt, duke ditur mësimet e Biblës se të vdekurit nuk mund t’i dëmtojnë të gjallët. Megjithatë, disa u përpoqën t’i bënin presion që të përdorte ilaçin. Jozefi përsëri nuk pranoi. Duke parë këtë qëndrim të patrembur të krishterë, edhe të pranishëm të tjerë nuk i pranuan barishtet.

Shmang përplasjet, por qëndro i patundur

Frika nga të gjallët dhe tmerri se mos të dëbojnë, mund të jenë forca të fuqishme për të rënë në kompromis. Proverbat 29:25 thotë: «Frika e njeriut përbën një lak.» Përvojat e përmendura tregojnë vërtetësinë e pjesës së fundit të këtij vargu: «Por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.»

Sidoqoftë, shpesh përplasjet mund të shmangen. Për shembull, nëse një të krishterë e ftojnë në funeralin e një të afërmi, ai s’duhet të presë derisa të gjendet në një situatë të mundshme kompromisi. «Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.»​—Proverbat 27:12.

Do të ishte e mençur që me takt të informoheshe se ç’zakone do të ndiqen. Nëse janë të diskutueshme, i krishteri mund ta shfrytëzojë këtë rast për të shpjeguar se përse nuk mund të marrë pjesë, duke e bërë këtë me butësi e me druajtje». (1. Pjetrit 3:15) Kur një i krishterë shpjegon më përpara dhe me respekt qëndrimin e tij të bazuar në Bibël, të afërmit janë zakonisht më të prirur për të respektuar bindjet e tij e të mos përdorin kërcënime dhe frikësime.

Sido që të jetë përgjigjja e të afërmve, një i krishterë nuk mund të bëjë kompromis, duke ndjekur tradita që s’e nderojnë Perëndinë, pavarësisht nga kërcënimet dhe abuzimet që mund të pësojë. Ne jemi çliruar nga frika e bestytnive. Apostulli Pavël nxiti: «Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.»​—Galatasve 5:1.

[Figura në faqen 29]

Shumë veta besojnë se një i sapovdekur mund të shërbejë si ndërmjetës dhe t’u çojë mesazhe të afërmve që kanë vdekur para shumë kohësh

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo