«A kam rëndësi për Perëndinë?»
«A KAM rëndësi unë? A kujdeset Perëndia?» Ky është titulli i një artikulli në revistën Christianity Today. «Një pjesë e madhe e karrierës sime si shkrimtar ka të bëjë me problemin e dhimbjes,—pohon Filip Jansi, autori i artikullit.—U kthehem gjithnjë e përsëri të njëjtave pyetje, ashtu siç preket një plagë e vjetër që nuk shërohet kurrë plotësisht. Dëgjoj prej lexuesve të librave të mi dhe tregimet e tyre plot dhimbje u japin pamje njerëzore dyshimeve të mia.»
Ndoshta edhe ti mund të kesh pyetur veten nëse interesohet apo jo Perëndia për jetën tënde. Ka mundësi ta njohësh mirë shkrimin nga Gjoni 3:16, i cili thotë se «Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin». Ose mund të kesh lexuar Mateun 20:28, ku thuhet se Jezui erdhi «për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve». Megjithatë, mund të pyesësh: «A më vëren Perëndia? A kujdeset ai për mua, si një individ?» Siç do të shohim, ka arsye të forta për të besuar se ai kujdeset.