BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/5 f. 3-4
  • Perëndia, shteti dhe ti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia, shteti dhe ti
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Material i ngjashëm
  • Krishterimi i hershëm dhe shteti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Perëndia dhe Cezari
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • A ka vetëm një ‘besim të vërtetë’?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/5 f. 3-4

Perëndia, shteti dhe ti

«Kisha dhe shteti u vunë përballë njëra-tjetrës në referendumin mbi Divorcin në Irlandë.»

KY TITULL në The New York Times, tregon se si njerëzit sot, mund të ndodhen përballë zgjedhjes midis asaj që do shteti dhe asaj që mësojnë kishat e tyre.

Artikulli deklaroi: «Më pak se një muaj përpara një referendumi mbi heqjen ose jo të ndalimit të divorcit, të vendosur në kushtetutën e saj, Irlanda, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë pjesëtarë të Kishës Katolike të Romës, po bëhet dëshmitare e një përleshjeje të rrallë, midis udhëheqësve të qeverisë së saj dhe atyre të kishës së saj.» Shteti propozoi heqjen e ndalimit mbi divorcin, ndërsa Kisha Katolike e kundërshton me forcë divorcin dhe rimartesën. Katolikëve irlandezë u duhej të zgjidhnin midis kishës dhe shtetit. Siç doli, shteti fitoi në këtë rast për një qime.

Në mënyrë edhe më dramatike, për shumë vite, njerëzit në Irlandën e Veriut ishin ndeshur me një konflikt të hidhur mbi sovranitetin kombëtar. Shumë ishin vrarë. Katolikët dhe protestantët, kishin pasur pikëpamje të kundërta në lidhje me faktin se cilit shtet duhej t’i nënshtroheshin: sundimit të vazhdueshëm britanik në Irlandën e Veriut apo një qeverie të centralizuar për të gjithë Irlandën.

Ngjashëm, në vendin që njihej si Jugosllavia, autoritetet sunduese, u kishin kërkuar anëtarëve të besimeve të ndryshme, duke përfshirë katolikët dhe ortodoksët, që të luftonin në betejën për territorin. Cili ishte detyrimi i mëparshëm moral për qytetarët e zakonshëm? A duhej të ndiqnin personat që pohonin se përfaqësonin shtetin, apo duhej t’i bindeshin Perëndisë, që thotë «‘mos vrit . . . Duaje të afërmin tënd porsi vetveten’.»?​—Romakëve 13:9.

Ndoshta mendon se kjo lloj situate mund të mos të të prekë kurrë. Por nuk është ashtu. Në fakt, ajo mund të të shqetësojë edhe tani. Në librin e tij, Shteti në Dhiatën e Re, teologu Oskar Kulman, flet mbi «vendimet për jetë a vdekje, që të krishterët modernë duhet apo mund të jenë të detyruar të marrin, në situata të dëshpëruara, kur kërcënohen nga qeveritë totalitare». Por, gjithashtu, ai flet edhe për «të njëjtën përgjegjësi reale dhe të rëndësishme që ka çdo i krishterë, madje edhe ai që jeton nën të ashtuquajturat kushte ‘normale’ ‘të përditshme’, për t’u ndeshur dhe për t’iu përgjigjur një problemi serioz me të cilin ai ballafaqohet thjesht sepse është i krishterë».

Pra, a duhet t’u interesojë të krishterëve sot, marrëdhënia midis fesë dhe shtetit? Sigurisht që po. Që në kohët më të hershme, të krishterët janë përpjekur të kultivojnë një pikëpamje të ekuilibruar mbi autoritetet botërore. Udhëheqësi i tyre, Jezu Krishti, u gjykua, u dënua dhe u ekzekutua nga shteti romak. Dishepujt e tij duhej të pajtoheshin me detyrimet e tyre të krishtere dhe me detyrat e tyre ndaj Perandorisë romake. Si rrjedhim, rishikimi i marrëdhënies së tyre me autoritetet, do t’i sigurojë një drejtim të krishterëve sot.

[Burimi i figurës në faqen 3]

Tom Haley/​Sipa Press

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo