BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/11 f. 3-6
  • Ngushëllim për të shtypurit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ngushëllim për të shtypurit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një studiues i lashtë i shtypjes
  • Shtypja do të marrë fund së shpejti
  • Dikush interesohet me të vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • T’u sjellim ngushëllim atyre që janë të hidhëruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Ku mund të gjendet ngushëllim i vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Kush mund t’i çlirojë ata që thërrasin për ndihmë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/11 f. 3-6

Ngushëllim për të shtypurit

A E KE vënë re se gjatë gjithë jetës tënde, disa fjalë janë përsëritur herë pas here në titujt e artikujve të gazetave? A nuk je lodhur nga leximi i fjalëve të tilla si: luftë, krim, shkatërrim, uri dhe vuajtje? Megjithatë, në lajmet e dhëna ka munguar në mënyrë të spikatshme një fjalë, ndonëse ajo përfaqëson diçka për të cilën njerëzimi ka shumë nevojë. Është fjala «ngushëllim».

«Të ngushëllosh» do të thotë «t’i japësh forcë e shpresë» dhe «të lehtësosh hidhërimin apo shqetësimin» e dikujt. Me gjithë trazirat që ka kaluar bota gjatë shekullit të 20, shpresa dhe një lehtësim hidhërimi kërkohen në një masë shumë të madhe. Është e vërtetë që sot, disa prej nesh gëzojnë më shumë gjëra ngushëlluese se sa ato që të parët tanë kanë menduar se do të ishin ndonjëherë të mundshme. Në një masë të madhe, kjo ka ndodhur për shkak të përparimit shkencor. Por shkenca dhe teknologjia nuk na kanë ngushëlluar në kuptimin e heqjes nga njerëzimi të të gjitha shkaqeve të vuajtjeve. Cilat janë këto shkaqe?

Shumë shekuj më parë, mbreti i mençur Solomon, foli për një shkak bazë të vuajtjeve, kur tha: «Një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar.» (Eklisiastiu [Predikuesi] 8:9) Shkenca dhe teknologjia nuk kanë qenë në gjendje të ndryshojnë prirjen e njeriut lidhur me dëshirën për të sunduar mbi një tjetër. Në shekullin e 20, kjo ka çuar në diktatura shtypëse brenda shteteve dhe në luftëra të tmerrshme ndërmjet tyre.

Që prej vitit 1914, njëqind milionë njerëz janë vrarë si rezultat i luftës. Mendo për ankthin njerëzor që përfaqëson kjo shifër, miliona familje që mbajnë zi, të cilat kanë nevojë për ngushëllim. Përveç vdekjes së dhunshme, luftërat çojnë në lloje të tjera vuajtjesh. Në fund të Luftës II Botërore, në Evropë kishte më shumë se 12 milionë refugjatë. Në vitet edhe më të fundit, më shumë se një milion e gjysmë persona u larguan nga zonat e luftës në Azinë Juglindore. Luftërat në Ballkan kanë detyruar më shumë se dy milionë njerëz që të lënë shtëpitë e tyre, në shumë raste për t’i shpëtuar «spastrimit etnik».

Sigurisht që refugjatët kanë nevojë për ngushëllim, veçanërisht ata që janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pa pasur asgjë tjetër veç asaj që mund të mbajnë me vete, pa ditur ku të shkojnë apo se çfarë i pret në të ardhmen, ata dhe familjet e tyre. Njerëz të tillë janë viktimat e shtypjes, për të cilat ndjen më shumë mëshirë; ata kanë nevojë për ngushëllim.

Në pjesën më paqësore të tokës, me miliona njerëz jetojnë nën një skllavëri të vërtetë ndaj sistemit ekonomik. Është e vërtetë që disa kanë bollëk të mirash materiale, por megjithatë, pjesa më e madhe përballon një betejë të përditshme për sigurimin e jetesës. Shumë janë në kërkim të një shtëpie të përshtatshme. Një numër njerëzish që sa vjen e rritet, janë të papunë. «Bota,—siç parashikohet në një gazetë afrikane,—po shkon drejt një krize papunësie pa precedent, të cilës deri në vitin 2020 do t’i shtohen 1.3 miliard njerëz që kërkojnë punë.» Sigurisht, të shtypurit ekonomikisht kanë nevojë për «forcë dhe shpresë», për ngushëllim.

Në përgjigje të rrethanave të dëshpërueshme, disa bëhen kriminelë. Sigurisht që kjo gjë vetëm krijon vuajtje për viktimat e tyre dhe treguesit e lartë të krimeve shtohen në drejtim të shtypjes. Në një titull të kohëve të fundit në The Star, gazetë e Johanesburgut, në Afrikën Jugore, lexohej: «Një ditë tipike në jetën e ‘shtetit më vrasës në botë’.» Artikulli përshkruante një ditë tipike në Johanesburg dhe në rrethinat e tij. Atë ditë, ishin vrarë katër persona dhe tetë të tjerëve u kishin grabitur mjetet e tyre të transportit. Shtatëmbëdhjetë vjedhje ishin raportuar në një periferi të klasit të mesëm. Përveç këtyre, kishte edhe një numër grabitjesh të armatosura. Sipas gazetës, policia e përshkruante këtë ditë si «relativisht të qetë». Kuptohet që të afërmit e viktimave të vrara dhe ata, të cilëve u kanë vjedhur shtëpinë e u kanë grabitur makinën, ndihen thellësisht të shtypur. Ata kanë nevojë për siguri dhe shpresë, për ngushëllim.

Në disa vende, ka prindër që i shesin fëmijët e tyre për prostitucion. Në një shtet aziatik, ku turistët vërshojnë në «udhëtimet e seksit», është raportuar se ka dy milionë prostituta, shumë prej të cilave janë blerë ose rrëmbyer që fëmijë. A ka individë më të shtypur se këto viktima që të ngjallin mëshirë? Duke folur për këtë tregti të ulët, revista Time, raportonte mbi një konferencë të organizatave të grave të Azisë Juglindore, mbajtur në vitin 1991. Atje ishte thënë se, sipas një llogaritjeje, «që nga mesi i viteve 1970, janë shitur 30 milionë gra».

Sigurisht që fëmijët nuk kanë pse të shiten për prostitucion, për të rënë viktima. Një numër në rritje, është ai i atyre me të cilët abuzohet fizikisht, apo që edhe përdhunohen në shtëpitë e tyre nga prindërit dhe të afërmit. Fëmijë të tillë mund t’i ruajnë mbresat emocionale për një kohë të gjatë. Sigurisht, si viktima tragjike të shtypjes, ata kanë nevojë për ngushëllim.

Një studiues i lashtë i shtypjes

Mbreti Solomon ishte i tmerruar nga shtrirja e shtypjes njerëzore. Ai shkroi: «Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodh nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë.»​—Eklisiastiu 4:1.

Nëse mbreti i mençur e kishte kuptuar 3.000 vjet më parë se të shtypurit kishin në mënyrë të dëshpërueshme nevojë për një ngushëllues, ç’do të thoshte ai sot? Megjithatë, Solomoni e dinte se asnjë njeri i papërsosur, përfshirë edhe ai vetë, nuk mund të sigurojë ngushëllimin që i nevojitet njerëzimit. Duhej dikush më i madh që të zhdukte fuqinë e shtypësve. A ekziston një person i tillë?

Në Bibël, Psalmi 72 flet për një ngushëllues të madh për të gjithë njerëzit. Psalmi ishte shkruar nga babai i Solomonit, mbreti David. Në mbishkrimin e tij lexohet: «Lidhur me Solomonin». Me sa duket, ai ishte shkruar nga mbreti David, kur ishte i moshuar, në lidhje me Atë që do të trashëgonte fronin e tij. Sipas Psalmit, Ky do të sillte çlirim të përhershëm nga shtypja. «Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë. Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe . . . deri në skajet e tokës.»​—Psalmi 72:7, 8.

Ka të ngjarë që kur mbreti David shkroi këto fjalë, po mendonte për birin e tij, Solomonin. Por Solomoni e kuptoi se ishte përtej fuqive të tij që t’i shërbente njerëzimit në mënyrën e përshkruar në Psalm. Ai mundi t’i përmbushte fjalët e Psalmit vetëm në një mënyrë më të paktë dhe në dobinë e kombit të Izraelit, por jo në dobinë e të gjithë tokës. Me sa duket, ky psalm profetik i frymëzuar, e vinte theksin tek dikush shumë më i madh se Solomoni. Kush ishte ky? Ai mund të jetë vetëm Jezu Krishti.

Kur një engjëll lajmëroi lindjen e Jezuit, tha: «Zoti [Jehovai, BR], Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij.» (Luka 1:32) Për më tepër, Jezui iu referua vetes së tij si «dikush më i madh se Solomoni». (Luka 11:31) Që nga ringjallja e Jezuit në anën e djathtë të Perëndisë, ai ka qenë në qiell, në vendin prej nga mund të përmbushë fjalët e Psalmit 72. Përveç kësaj, ai ka marrë nga Perëndia fuqinë dhe autoritetin për të thyer zgjedhën e shtypësve njerëzorë. (Psalmi 2:7-9; Danieli 2:44) Pra, Jezui është ai që do të përmbushë fjalët e Psalmit 72.

Shtypja do të marrë fund së shpejti

Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë që çlirimi prej të gjitha formave të shtypjes njerëzore, së shpejti do të bëhet një realitet. Vuajtja dhe shtypja pa precedent, të dëshmuara gjatë këtij shekulli të 20, ishin parathënë nga Jezui si pjesë e shenjës së përbërë që do të shënonte «përfundimin e sistemit të gjërave». (Mateu 24:3, BR)) Mes gjërave të tjera, ai paratha: «Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie.» (Mateu 24:7) Ky aspekt i profecisë, e filloi përmbushjen e tij afërsisht në kohën e shpërthimit të Luftës I Botërore, në vitin 1914. «Duke qenë se paudhësia [paligjshmëria, BR] do të shumohet,—shtoi Jezui,—shumëkujt do t’i ftohet dashuria.» (Mateu 24:12) Paligjshmëria dhe mungesa e dashurisë kanë prodhuar një brez të ligë dhe shtypës. Kështu, duhet të jetë e afërt koha, në të cilën Jezui do të ndërhyjë si Mbret i ri i tokës. (Mateu 24:32-34) Ç’kuptim do të ketë kjo për njerëzit e shtypur, të cilët kanë besim në Jezu Krishtin dhe që e shohin atë si Ngushëlluesin e njerëzimit, të caktuar në mënyrë hyjnore?

Për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje, le të lexojmë disa fjalë të tjera të Psalmit 72, të cilat janë përmbushur në Krishtin Jezu: «Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë. Atij do t’i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve. Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.» (Psalmi 72:12-14) Prandaj Mbreti i caktuar nga Perëndia do të na sigurojë se askush nuk do të vuajë për shkak të shtypjes. Ai ka fuqinë për t’i dhënë fund çdo forme të padrejtësisë.

‘Kjo tingëllon e mrekullueshme,— mund të thotë dikush,— por ç’mund të themi për tani? Çfarë ngushëllimi ka për ata që po vuajnë pikërisht tani?’ Në fakt, ekziston ngushëllimi për të shtypurit. Dy artikujt vijues të kësaj reviste do të tregojnë se si me miliona njerëz po përjetojnë tashmë ngushëllimin nëpërmjet kultivimit të një marrëdhënieje të ngushtë me Perëndinë e vërtetë, Jehovain dhe me Birin e tij të dashur, Jezu Krishtin. Një marrëdhënie e tillë mund të na ngushëllojë gjatë këtyre kohëve të shtypjes dhe mund ta çojë një person drejt jetës së përhershme, të lirë nga shtypja. Jezui i tha në lutje Perëndisë: «Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.»​—Gjoni 17:3.

[Figura në faqet 4, 5]

Asnjë njeri nuk do të shtypë një tjetër në botën e re të Perëndisë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo