BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/2 f. 4-7
  • Kur vuajtjet të mos ekzistojnë më

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur vuajtjet të mos ekzistojnë më
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përse nuk e imponoi menjëherë vullnetin e tij?
  • Përse nuk i detyron njerëzit që të bëjnë atë që është e drejtë?
  • Ç’mund të thuhet për gjithë viktimat e pafajshme?
  • Ngushëllim i vërtetë për ata që vuajnë?
  • «Ripërtëritja e të gjitha gjërave»
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Ngushëllim për ata që vuajnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Pse i lejon Perëndia vuajtjet?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Pyetja 3: Pse Perëndia lejon që të vuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/2 f. 4-7

Kur vuajtjet të mos ekzistojnë më

VUAJTJET nuk ishin pjesë e qëllimit fillestar të Perëndisë për familjen njerëzore. Ai nuk i projektoi dhe as nuk i dëshiroi ato. ‘Nëse është kështu,​—mund të pyesësh,​—si filluan ato dhe përse Perëndia lejoi të vazhdonin deri tani?’​—Krahaso Jakovin 1:13.

Përgjigjja gjendet në dokumentimin më të hershëm të historisë së njeriut, Biblën dhe sidomos në librin e Zanafillës. Aty thuhet se prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, ndoqën Satana Djallin në rebelimin e tij kundër Perëndisë. Veprimet e tyre ngritën çështjet themelore që sulmuan pikërisht themelin e ligjit dhe rregullit universal. Kur ata shpallën të drejtën që të vendosnin për veten e tyre se cila ishte e mirë dhe cila ishte e keqe, sfiduan sovranitetin e Perëndisë. Ata vunë në dyshim të drejtën e tij për të sunduar dhe për të qenë gjykatësi i vetëm i «së mirës dhe së keqes».​—Zanafilla 2:15-17; 3:1-5.

Përse nuk e imponoi menjëherë vullnetin e tij?

‘Përse, atëherë, nuk e imponoi menjëherë vullnetin e tij Perëndia?’,​—mund të pyesësh. Për shumë persona, çështja duket kaq e thjeshtë. ‘Perëndia kishte fuqinë. Ai duhej ta kishte përdorur atë për të shkatërruar rebelët’,​—thonë ata. (Psalmi 147:5) Por, pyete veten: ‘A do t’i duartrokisja pa ngurruar të gjithë ata që përdorin fuqi superiore për të imponuar vullnetin e tyre? A nuk ndiej instinktivisht një ndjenjë neverije kur një diktator përdor skuadrat e vdekjes për të eliminuar armiqtë e tij?’ Shumica e njerëzve të arsyeshëm prapsen ndaj një gjëje të tillë.

‘Ah,​—thua ti,​—por sikur Perëndia ta ushtronte atë fuqi, askush nuk do të vinte në dyshim veprimet e tij.’ A je i sigurt? A nuk është e vërtetë se njerëzit e vënë në dyshim ushtrimin e fuqisë nga Perëndia? Ata pyesin se përse ai nuk e ka përdorur atë disa herë, si në tolerimin e tij të së ligës dhe përse e ka përdorur atë herë të tjera. Madje edhe Abrahami besimplotë pati një problem mbi përdorimin e fuqisë nga Perëndia, kundër armiqve të Tij. Kujto kur Perëndia vendosi të shkatërrojë Sodomën. Gabimisht Abrahami pati frikë se njerëzit e mirë do të vdisnin bashkë me të këqinjtë. Ai thirri: «Të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë!» (Zanafilla 18:25) Edhe njerëzit me prirje të drejta si Abrahami, kanë nevojë për sigurinë se me fuqinë absolute nuk do të abuzohet.

Sigurisht, Perëndia mund ta kishte shkatërruar menjëherë Adamin, Evën dhe Satanain. Por mendo se si mund të kishte ndikuar kjo mbi engjëjt e tjerë apo mbi krijesat e ardhshme, që më vonë mund të bëheshin të vetëdijshme për veprimet e tij. A mund t’i kishte lënë kjo me pyetje të mërzitshme rreth drejtësisë së sundimit të Perëndisë? A nuk do ta kishte ekspozuar Perëndinë ndaj akuzës se ai ishte, në fakt një lloj despoti totalitar, siç e përshkroi Niçe, një Perëndi që eliminon në mënyrë të pamëshirshme këdo që e kundërshton?

Përse nuk i detyron njerëzit që të bëjnë atë që është e drejtë?

‘A nuk mundet Perëndia që thjesht, t’i detyrojë njerëzit të bëjnë atë që është e drejtë?’,​—mund të pyesin disa. Mirë atëherë, le ta shqyrtojmë edhe këtë. Përgjatë gjithë historisë, qeveritë janë përpjekur t’i detyrojnë njerëzit në përputhje me mënyrën e tyre të të menduarit. Disa qeveri apo sundimtarë individualë kanë praktikuar forma të ndryshme të kontrollimit të mendjes, ndoshta duke përdorur ilaçe droguese apo kirurgjinë, duke u grabitur viktimave të tyre dhuratën e mrekullueshme të vullnetit të lirë. A nuk e çmojmë faktin që jemi njerëz me vullnet të lirë, edhe nëse kjo dhuratë është e hapur për abuzimet? A i mbyllim sytë përpara përpjekjeve të ndonjë qeverie apo sundimtari për ta hequr atë?

Çfarë alternative kishte, atëherë, për përdorimin e menjëhershëm të fuqisë nga Perëndia për të imponuar ligjin? Perëndia Jehova vendosi që mënyra më e mirë për t’u marrë me rebelimin ishte duke lejuar një periudhë të përkohshme pavarësie nga sundimi i tij për ata që hodhën poshtë ligjet e tij. Kjo do t’i lejonte familjes njerëzore, pasardhëse e Adamit dhe Evës, një kohë të kufizuar gjatë së cilës do të qeveriste vetveten pa iu nënshtruar ligjit të Perëndisë. Përse e bëri ai këtë? Sepse ai e dinte që me kalimin e kohës, do të ngrihej një dëshmi e pakundërshtueshme, e cila do të provonte se mënyra e tij e sundimit është gjithmonë korrekte dhe e drejtë, madje edhe kur ai përdor fuqinë e tij të pakufishme për të imponuar vullnetin e tij dhe se çdo rebelim kundër tij do të rezultojë, herët a vonë, në katastrofë.​—Ligji i përtërirë 32:4; Jobi 34:10-12; Jeremia 10:23.

Ç’mund të thuhet për gjithë viktimat e pafajshme?

‘Ndërkohë, ç’mund të thuhet për gjithë viktimat e pafajshme?’,​—mund të pyesësh.​—A ia vlen me të vërtetë dhimbja e tyre për të provuar ndonjë pikë të ligjit?’ Mirë, pra, Perëndia nuk e ka lejuar të ligën të ekzistojë pikërisht për të provuar ndonjë pikë të errët të ligjit. Përkundrazi, kjo është bërë për të vendosur një herë e përgjithmonë të vërtetën themelore se vetëm ai është sovran dhe se bindja ndaj ligjeve të tij është thelbësore për paqen dhe lumturinë e vazhdueshme të të gjitha krijesave të tij.

Një gjë vendimtare për t’u mbajtur ndër mend është se Perëndia e di që ai mund të zhbëjë plotësisht çdo dëm që kjo mund t’i sjellë familjes njerëzore. Ai e di se pas një kohe afatgjatë, periudha e përkohshme e dhimbjes dhe e vuajtjeve do të ketë një përfundim dobiprurës. Mendoni për nënën, e cila e mban fëmijën e saj që të mos lëvizë, ndërsa doktori i shkakton dhimbjen e injektimit të një vaksine, për t’i dhënë mbrojtjen kundër disa sëmundjeve që përndryshe do të kishin shkaktuar vdekjen e fëmijës. Asnjë nënë nuk dëshiron që fëmija i saj të ndiejë dhimbje. Asnjë doktor nuk dëshiron t’i shkaktojë vuajtje pacientit të tij. Për momentin, fëmija nuk e çmon arsyen e dhimbjes, por më vonë ai do të kuptojë se përse u lejua ajo.

Ngushëllim i vërtetë për ata që vuajnë?

Disa mund të mendojnë se thjesht njohja e këtyre gjërave mund të mos jetë aspak një ngushëllim për ata që vuajnë. Hans Kyng thotë se një shpjegim racional për ekzistencën e vuajtjeve është «pothuajse po aq ndihmues për atë që vuan sa dhe një leksion mbi përbërjen kimike të artikujve ushqimorë një burri të uritur». Ai pyet: «A mundin arsyetimet mendjemprehta t’i japin me të vërtetë zemër njerëzimit, pothuajse të gëlltitur nga vuajtjet?» Mirë, pra, të gjitha «arsyetimet mendjemprehta» të njeriut që shpërfill Fjalën e Perëndisë, Biblën, nuk u kanë dhënë zemër atyre që vuajnë. Një arsyetim i tillë njerëzor vetëm i është shtuar problemit, duke sugjeruar se Perëndia kishte si qëllim që njeriu të vuante dhe se toka ishte projektuar si një luginë lotësh apo si truall për vënien në provë të atyre që së fundi do të fitojnë jetën në qiell. Çfarë blasfemie!

Megjithatë, vetë Bibla jep ngushëllim të vërtetë. Ajo jo vetëm që jep një shpjegim të qëndrueshëm mbi ekzistencën e vuajtjeve, por, gjithashtu, ndërton besimin në premtimin e sigurt të Perëndisë se ai do të zhbëjë të gjithë dëmin që ka shkaktuar ky lejim i përkohshëm i vuajtjeve.

«Ripërtëritja e të gjitha gjërave»

Shumë shpejt Perëndia do t’i ripërtërijë gjërat sipas mënyrës që ai kishte qëllim të ishin, para se të rebeloheshin krijesat e tij të para njerëzore. Koha e tij e caktuar për sundimin e pavarur të njeriut, pothuajse ka arritur fundin. Ne po jetojmë në kohën kur ai do të dërgojë «Jezuin, . . . të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës».​—Veprat 3:20, 21.

Çfarë do të bëjë Jezu Krishti? Ai do ta çlirojë tokën nga të gjithë armiqtë e Perëndisë. (2. Selanikasve 1:6-10) Ky nuk do të jetë një ekzekutim aty për aty, si të jepej nga diktatorët njerëzorë. Mali i dëshmive që provon pasojat katastrofike të sundimit të gabuar të njeriut, do të tregojë se Perëndia është plotësisht i justifikuar në përdorimin sa më shpejt të fuqisë së tij të pakufishme për të imponuar vullnetin e tij. (Zbulesa 11:17, 18) Fillimisht, kjo do të thotë «mjerim» i tillë që toka nuk e ka përjetuar kurrë më parë, i ngjashëm, por shumë më i madh se Përmbytja në ditët e Noes. (Mateu 24:21, 29-31, 36-39) Ata që mbijetojnë këtë «mjerim të madh» do të përjetojnë «kohët e flladit», kur të shohin përmbushjen e të gjitha premtimeve të Perëndisë të dhëna «nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë». (Veprat 3:19; Zbulesa 7:14-17) Çfarë ka premtuar Perëndia?

Mirë, pra, profetët e Perëndisë të kohëve të shkuara thonë se do të ketë një fund të vuajtjeve të shkaktuara nga lufta dhe gjakderdhja. Për shembull, Psalmi 46:9 na thotë: «Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës.» Jo më viktima të pafajshme dhe refugjatë të vajtueshëm, njerëz të përdhunuar, të sakatuar dhe të vrarë në luftëra mizore! Profeti Isaia thotë: «Një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.»​—Isaia 2:4.

Profetët parathonë, gjithashtu, një fund të vuajtjeve të shkaktuara nga krimi dhe padrejtësia. Proverbat 2:21, 22 premton se «njerëzit e drejtë do të banojnë tokën» dhe se ata që shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje «do të shfarosen prej saj». Nuk do të ketë më ‘një njeri [që] sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar’. (Eklisiastiu 8:9) Të gjithë të ligjtë do të hiqen përgjithmonë. (Psalmi 37:10, 38) Çdo njeri do të mund të jetojë në paqe dhe siguri, i lirë nga vuajtjet.​—Mikea 4:4.

Për më tepër, profetët premtojnë, gjithashtu, se do t’u vijë fundi vuajtjeve të shkaktuara nga sëmundjet fizike dhe emocionale. (Isaia 33:24) Isaia premton se të verbërit, të shurdhërit, çalamanët dhe të gjithë të hidhëruarit nga sëmundja dhe lëngata do të shërohen. (Isaia 35:5, 6) Madje Perëndia do t’i kthejë mbrapsht pasojat e vdekjes. Jezui paratha se «të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin prej tyre». (Gjoni 5:28, 29) Në vizionin e tij të «një qielli të ri e një dheu të ri», apostullit Gjon iu tha se «vetë Perëndia . . . do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim». (Zbulesa 21:1-4) Përfytyroje këtë! As dhimbje, as lot, as klithma, as vdekje: jo më vuajtje!

Çfarëdo tragjedish që mund të kenë ndodhur gjatë këtij tolerimi të përkohshëm të së ligës, do të shërohen. Madje edhe kujtimet e dhimbjes dhe vuajtjes njerëzore, që Perëndia nuk i pati kurrë si qëllim, do të fshihen plotësisht. «Fatkeqësitë e kaluara do të harrohen . . . gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më»,​—profetizoi Isaia. (Isaia 65:16, 17) Qëllimi fillestar i Perëndisë për një familje të përsosur njerëzore që jeton në paqe dhe lumturi të plotë në një tokë parajsore, do të realizohet plotësisht. (Isaia 45:18) Besimi në sovranitetin e tij do të jetë absolut. Çfarë privilegji të jesh gjallë në kohën kur Perëndia do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve njerëzore, një kohë në të cilën ai do të tregojë se nuk është një lloj «despoti, i vetëquajtur, batakçi, xhelat», siç e akuzoi Niçe, por se është gjithmonë i dashur, i mençur dhe i drejtë në ushtrimin e fuqisë së tij absolute!

[Figura në faqen 5]

Disa sundimtarë kanë praktikuar kontrollimin e mendjes, duke u grabitur viktimave të tyre vullnetin e lirë

[Burimi]

UPI/​Bettmann

[Figura në faqen 7]

Kur të mos ketë më vuajtje, të gjithë do ta gëzojnë plotësisht jetën

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo