BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/5 f. 21
  • Ndershmëria: Rastësi apo zgjedhje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndershmëria: Rastësi apo zgjedhje?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Pse të shkoni te dentisti?
    Zgjohuni!—2007
  • Fitoni një zemër që i pëlqen Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Si ta mbroni buzëqeshjen?
    Zgjohuni!—2005
  • A ke ‘një zemër për të njohur’ Jehovain?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/5 f. 21

Ndershmëria: Rastësi apo zgjedhje?

«NDONËSE nga natyra nuk jam i ndershëm, jam ndonjëherë i tillë nga rastësia.» Këto fjalë thotë Otolikusi batakçi në veprën Përralla e dimrit nga Uilliam Shekspir. Ato ilustrojnë një të metë themelore njerëzore: prirjen tonë drejt keqbërjes, që rezulton nga një ‘zemër tradhtare’. (Jeremia 17:9, BR; Psalmi 51:5; Romakëve 5:12) Por, mos vallë kjo do të thotë se nuk kemi asnjë zgjedhje në këtë gjë? A është sjellja e virtytshme thjesht një çështje rastësie? Jo, në asnjë mënyrë!

Para se bijtë e Izraelit të hynin në Tokën e Premtuar, Moisiu u foli atyre, ndërsa kishin fushuar në rrafshirat e Moabit. Ai vuri përpara tyre dy zgjedhje të qarta. Ata mund t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë e të merrnin bekimin e tij ose t’i hidhnin poshtë ato e të korrnin frytet e hidhura të mëkatit. (Ligji i përtërirë 30:15-20) U përkiste atyre që të zgjidhnin.

Si agjentë të lirë moralë, edhe ne kemi një zgjedhje. Askush, duke përfshirë edhe Perëndinë, nuk na detyron për të bërë të mirën apo të keqen. Por disa me të drejtë mund të pyesin: «Nëse zemrat tona janë të prira drejt së keqes, si mund të praktikojmë atë që është e mirë?» Faktikisht, një dentist e shqyrton me kujdes dhëmbin, për të diktuar gërryerjen apo prishjen, përpara se ajo të ketë përparuar shumë. Në mënyrë të ngjashme, edhe ne duhet t’i bëjmë sondazh zemrës sonë figurative, për të kërkuar dobësitë dhe prishjen morale të saj. Përse? Sepse «nga zemra dalin mendimet e mbrapshta [arsyetimet e liga, BR], vrasjet, shkeljet e kurorës, kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë»,​—tha Jezui.​—Mateu 15:18-20.

Për të ruajtur një dhëmb, dentisti duhet të heqë mirë çdo prishje që gjen. Po ashtu, nevojitet një veprim vendimtar për të spastruar zemrën nga «arsyetimet e liga» dhe dëshirat e gabuara. Duke lexuar dhe reflektuar mbi Fjalën e Perëndisë, Biblën, jo vetëm që arrijmë të njohim rrugët e Krijuesit tonë, por edhe mësojmë të bëjmë atë që është e drejtë.​—Isaia 48:17.

Mbreti i Izraelit, Davidi, shfrytëzoi një tjetër ndihmë të nevojshme, në betejën për të bërë atë që është e drejtë. Ai u lut: «Krijo, o Perëndi, një zemër të pastër tek unë dhe vër brenda meje një frymë të re, të patundur.» (Psalmi 51:10, BR) Po, duke u mbështetur me lutje në Perëndinë Jehova, edhe ne mund ta mposhtim prirjen tonë për të bërë atë që është e keqe dhe të kultivojmë një «frymë të re» për të bërë të mirën. Në këtë mënyrë, nuk do t’ia lëmë ndershmërinë rastësisë. Ajo do të jetë një çështje zgjedhjeje.

[Figura në faqen 21]

Si në rastin e Davidit, lutja ndaj Jehovait mund të na ndihmojë për të bërë të mirën

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo