BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/6 f. 3-4
  • Përse gjithë kjo fshehtësi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse gjithë kjo fshehtësi?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kur shënon rrezik fshehtësia?
  • Çfarë janë ata deri më tash?
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2018
  • Sekreti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një sekret që mund t’ua thuash të tjerëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Jemi të kënaqur që dimë një sekret
    Mësoji fëmijët
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/6 f. 3-4

Përse gjithë kjo fshehtësi?

«S’KA gjë më të rëndë se një sekret.» Të paktën kështu thotë një fjalë e urtë franceze. A mund ta shpjegojë kjo arsyen përse ndihemi mirë kur dimë një sekret, por nganjëherë të zhgënjyer kur nuk mund të flasim lidhur me të? Por prapëseprapë, shumë njerëz përgjatë shekujve i kanë mirëpritur të fshehtat, duke u mbledhur në grupe sekrete në ndjekje të një synimi të përbashkët.

Ndër më të hershmet e këtyre shoqërive sekrete ishin kultet mister, që gjendeshin në Egjipt, Greqi dhe Romë. Më vonë, disa prej këtyre grupeve devijuan nga ndikimi i tyre fetar dhe morën përsipër nuanca politike, ekonomike apo shoqërore. Për shembull, me formimin e esnafeve në Evropën e Mesjetës, anëtarët e tyre iu drejtuan fillimisht fshehtësisë për vetëmbrojtje ekonomike.

Në ditët e sotme, grupet e fshehta kanë qenë formuar në të shumtën e rasteve për arsye krejtësisht të ndershme, sipas një enciklopedie mundësisht për «qëllime shoqërore e dashamirëse» dhe «për të zbatuar programe bamirëse e arsimore». (Encyclopædia Britannica) Disa organizata vëllazërore, klube të rinjsh, klube sociale dhe të tjera grupe janë, gjithashtu, të fshehta apo të paktën pjesërisht të tilla. Përgjithësisht këto grupe zakonisht nuk kanë qëllime të dëmshme, ku anëtarëve të tyre, thjesht fshehtësia u duket gjallëruese. Ritet e fshehta të pranimit ushtrojnë një tërheqje të fuqishme emocionale dhe forcojnë lidhjet e shoqërisë dhe të unitetit. Anëtarët fitojnë atë që i bën të ndihen si pjesë përbërëse dhe ndjesinë e qëllimit. Shoqëritë e fshehta të këtij lloji, në të shumtën e rasteve nuk përbëjnë ndonjë rrezik për ata që nuk janë të anëtarësuar. Të jashtmit nuk janë në disavantazh, për faktin që nuk janë në dijeni të të fshehtave.

Kur shënon rrezik fshehtësia?

Jo të gjitha grupet e fshehta janë të tilla në të njëjtën masë. Por siç shprehet enciklopedia e lartpërmendur, ato që kanë «të fshehta brenda të fshehtash», përbëjnë një rrezik të veçantë. (Encyclopædia Britannica) Po kjo enciklopedi shpjegon se «duke përdorur metoda të tilla, si emrat e dytë, vënien në provë apo gradimet ceremoniale», anëtarët e rangjeve të larta janë në gjendje «ta vënë veten në dukje», duke i nxitur me anë të kësaj «skalionet që të bëjnë përpjekjen e nevojshme për të arritur shkallët e larta». Rreziku karakteristik në grupe të tilla është i dukshëm. Ata që janë në skalionet më të ulëta mund të mos jenë aspak në dijeni lidhur me objektivat e vërteta të organizatës, për faktin që nuk kanë përparuar gjer në atë moment në atë nivel të gradimit. Është e lehtë të përfshihesh në një grup, ku synimet dhe metodat e arritjes së tyre janë të njohura vetëm pjesërisht dhe ç’është e vërteta, ndoshta edhe të pashpjeguara plotësisht. Por ai që është pranuar në një grup të tillë, mund ta ketë të vështirë të shkëputet më vonë, pasi është i lidhur, si të thuash, nga zinxhirët e fshehtësisë.

Megjithatë, sekretet shënojnë një rrezik edhe më të madh, kur grupi ndjek synime të paligjshme apo kriminale e për këtë qëllim, përpiqet të fshehë vetë ekzistencën e tij. Nëse ekzistenca dhe synimet e tij të përgjithshme janë të njohura, ai mund të përpiqet të mbajë të fshehtë anëtarët dhe planet e veta afatshkurtra. Kështu ndodh me grupet me nxitje të fuqishme terroriste, që në mënyrë periodike trondisin botën me sulmet e tyre terroriste.

Po, fshehtësia mund të jetë e rrezikshme si për individët, ashtu edhe për shoqërinë si një të tërë. Mendo për bandat e fshehta të adoleshentëve, që në mënyrë të dhunshme bëjnë pre të tyre viktimat e pafajshme, për shoqëritë kriminale si Mafia e fshehtë, për grupet e epërsisë së të bardhëve, si Ku Kluks Klani,a për të mos përmendur grupet e shumta terroriste përqark botës, që vazhdojnë të pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes dhe të sigurisë në botë.

Çfarë janë ata deri më tash?

Gjatë viteve ’50, si një nënprodukt i Luftës së Ftohtë, u organizuan grupe të fshehta në disa vende të Evropës Perëndimore, për të shërbyer si baza për lëvizjet e rezistencës, nëse sovjetikët do të përpiqeshin ndonjëherë për të pushtuar Evropën Perëndimore. Për shembull, sipas një reviste gjermane, «79 depo sekrete armësh» ishin ngritur gjatë kësaj periudhe në Austri. (Focus) Disa vende evropiane as që dinin gjë lidhur me ekzistencën e këtyre grupeve. Në fillim të viteve ’90, një revistë raportonte me realizëm: «Akoma nuk dihet se sa nga këto organizata janë ende në funksionim sot dhe se ç’do të bëhet me to më vonë.»

Po, vërtet. Kush mund ta dijë realisht se sa grupe të fshehta mund të paraqesin një kërcënim më të madh nga çdo kërcënim tjetër që mund të imagjinojmë ne pikërisht në këtë moment?

[Shënimi]

a Ky grup amerikan ruajti disa nga veçoritë fetare të shoqërive të hershme të fshehta, duke përdorur si simbol të tij një kryq në flakë. Në të kaluarën, Ku Kluks Klani u angazhua në bastisje gjatë natës, ku anëtarët e tij të veshur me mantele dhe çarçafë të bardhë, shfrenin tërbimin e tyre kundër zezakëve, katolikëve, judenjve, të huajve dhe kundër sindikatës së punëtorëve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo