BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/7 f. 24
  • Akrobatët e shkrepave të maleve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akrobatët e shkrepave të maleve
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Malet e larta janë për dhitë e maleve»
  • ‘A e dini se kur lindin dhitë e maleve?’
  • «Drenushë e dashur dhe dhi tërheqëse malesh»
  • Dhia e egër
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ndihmojnë fermerët të mbijetojnë në Sertaun
    Zgjohuni!—2004
  • Keci
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • ‘Ti je më i madhërishëm se malet’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/7 f. 24

Akrobatët e shkrepave të maleve

PËRGJATË bregdetit perëndimor të Detit të Vdekur gjendej qyteti i lashtë dhe shkretëtira rrethuese, e quajtur En-gedi. Shtigjet e zonës shkëmbore dhe humnerat sigurojnë një shtëpi ideale për dhinë e maleve të Tokës së Premtuar që shohim këtu.

Kjo krijesë këmbësigurt është një ndër mrekullitë e krijimit të kafshëve. Le të hapim Biblën e ta shikojmë më nga afër këtë kafshë magjepsëse.

«Malet e larta janë për dhitë e maleve»

Kështu këndoi psalmisti. (Psalmi 104:18, BR) Dhia e maleve është e pajisur mirë për të jetuar në vende të larta. Ajo është jashtëzakonisht e zhdërvjellët dhe lëviz mbi terrenin shkëmbor me një siguri dhe shpejtësi të madhe. Kjo i detyrohet pjesërisht konstruktit të thundrave të saj. Pjesa midis thundrave mund të zgjerohet nën peshën e dhisë, duke i siguruar kafshës një kapje të fortë, kur qëndron apo lëviz në shkëmbinj të ngushtë.

Dhia e maleve ka edhe një ekuilibër të mahnitshëm. Ajo mund të kapërcejë distanca të mëdha dhe mund të zbresë në një të dalë që zor se është aq e gjerë, sa për të futur të katra këmbët. Biologu Daglas Çaduik vërejti njëherë një dhi mali të një lloji tjetër, që e përdorte ekuilibrin e saj për të shmangur ngecjen në një të dalë që ishte tepër e ngushtë për të ardhur rreth e rrotull. Ai thotë: «Pasi pa vetëtimthi të dalën tjetër 120 m poshtë, dhia nguli këmbët e para, duke çuar vithet mbi lartësinë e kokës, ngadalë përgjatë faqes së shkëmbit, sikur të ishte duke bërë fletën. Ndërsa mbaja frymën, dhia vazhdoi derisa këmbët e saj të prapme zbritën poshtë, kështu që qëndroi në drejtimin, nga i cili kishte ardhur.» (National Geographic) S’është për t’u çuditur përse dhitë e maleve janë quajtur «akrobatët e shkrepave të maleve»!

‘A e dini se kur lindin dhitë e maleve?’

Dhia e maleve është një krijesë shumë e turpshme. Ajo preferon të jetojë e veçuar nga njeriu. Ç’është e vërteta, njerëzit e kanë të vështirë t’i afrohen aq afër, për ta vëzhguar në gjendje të egër. Prandaj, Zotëruesi i «bishave mbi mijëra male» me të drejtë mund ta pyeste Jobin: «A e di kohën e caktuar, kur lindin dhitë e shkrepave të maleve?»​—Psalmi 50:10, BR; Jobi 39:1, BR.

Instikti i dhënë nga Perëndia i tregon dhisë femër se kur është koha për të lindur. Ajo gjen një vend të sigurt dhe lind një ose dy keca të vegjël, zakonisht në fund të majit ose në qershor. Brenda pak ditësh, kecat e sapolindur fitojnë siguri në të ecur.

«Drenushë e dashur dhe dhi tërheqëse malesh»

Mbreti i mençur Solomon i nxiti burrat: «Gëzo me gruan e rinisë sate, një drenushë e dashur dhe dhi tërheqëse malesh.» (Proverbat 5:18, 19, BR) Ky proverb nuk nënkuptonte nënvlerësimin e grave. Me sa duket, Solomoni po fliste tërthorazi për bukurinë, hijeshinë dhe të tjera cilësi të spikatshme të këtyre kafshëve.

Dhia e maleve është një ndër «shpirtrat e gjallë» të panumërt, që japin dëshmi të fuqishme për mençurinë e Krijuesit. (Zanafilla 1:24, 25) A nuk jemi të lumtur që Perëndia na ka rrethuar me kaq shumë krijesa tërheqëse?

[Burimi i figurës në faqen 24]

Me mirësjelljen e Universitetit të Athinës

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo